29 August
Janë të pakta gjasat për anulimin e tenderit të Elektrocentraleve të Maqedonisë, që e fitoi ndërmarrja “Transmet” e ish të arratisurit që ndiqej nga specialja, Sead Koçan. Për ekspertët juridik nuk ka asgjë të paligjshme në atë që Transmeti e ka fituar tenderin. Për ta është kontestues aspekti moral dhe të pathënat në ligjin që lejon një ndërmarrje dhe person që dyshohen për mashtrim, sërish të mund të konkurrojnë për marrjen e punës në një kompani e cila ka qenë shënjestër e mashtrimit të supozuar. Ndryshe sot u mësua se si u zhbllokuan llogaritë e kompanisë. Për këtë që moti kanë kanë qenët ë informaur në Prokurorinë Speciale Publike.
Llogaritë janë zhbllokuar në pajtueshmëri me PSP-në, sepse është regjistruar garanci e pa dorëzuar në pronësi të objekteve të tundshme me vlerë prej 7 milion euro – theksojnë nga Prokuroria Speciale.
Nga Prokuroria Speciale shprehen se në muajin maj janë bllokuar tri llogari të Transmetit, ndërsa janë zhbllokuar para rreth dy muajve. Për ekspertët juridik është e palogjikshme që derisa është në rrjedhë konteksti gjyqësor të zhbllokohen llogaritë me çka personit juridik i mundësohet që ta përsërisë veprën.
Mua nuk më kujtohet ndonjë rast i këtillë, ndërkaq e gjithë kjo është në suaza të asaj që nuk është e lejuar. Ja nuk e di, dhe nuk e mbroj gjeneratën të cilës i takoj, por, në kohën time kolegët e mi nuk kanë guxuar të mendojnë për diç të tillë, e lere më ta bëjnë atë. Flas për gjykatës dhe prokuror publik – tha Aleksandar Nakov, ish prokuror publik.
Ndryshe nga ELEM shprehen se është në rrjedhë kontrolli i dokumentacionit të të gjitha ofertave për tenderin. Deri në fund të javës edhe zyrtarisht duhet të merret vendim nëse kompania e Koçanit do të gërmojë thëngjill për Rek Bitollën. Momentalisht rrjedhin pesë ditët në të cilat të gjitha kompanitë që morën pjesë në tender kanë të drejtë të ankimohen.
Verica Pavlloska

