29 August
Qeveria do të kërkoj edhe ndjekje penale për dhjetëra të punësuarit në sekretarin e përgjithshëm të qeverisë të cilët nuk janë paraqitur në punë ndërsa me muaj kanë marr pagat mujore. Dragi Rashtosvski tha se punësimet nga qeveria e kaluar janë bërë për qëllime politike dhe jo si nevojë e ekzekutivit. Të punësuarit ndërkohë janë ankuar në komisionin antikorrupsion i cili do të shqyrtojë masat e qeverisë.

