Prioritet i Qeverisë së re në ekonomi mbetet zhvillimi i ndërmarrjeve vendore para se gjithash ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Me qëllim të krijimit të një klime të shëndoshë biznesi dhe të parashikueshme, pa represione dhe presione politike. Kujdes i veçantë pritet t’i kushtohet bashkëpunimit të kompanive vendore me kompanitë e huaja në zonat e lira ekonomike.
Për ekonominë, gjegjësisht zhvillimi i ndërmarrjeve vendore para se gjithash ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ekonomisti Bytyqi thotë se Maqedonia ka parakaluar shumë vështirësi, kriza të stërzgjatura politike, ku edhe ka ndikuar në ngecjen për zhvillimin e ekonomisë, viçmas vitin e fundit. Ai sugjeron se duhet strategji dhe projekte për të dal nga binaret e ngecjeve të dukura.
“Mendoj se është një ndër momentet më të vështira të ekonomisë pas shumë viteve, kriza e stërzgjatur politike si dhe politika selektive dhe jo adekaute e qeverisë së kaluar e ka arritur kulmin gjatë vitit 2017. Pothuaj në të gjithë industritë e ekonomisë kemi rënie, numri i kompanive të reja është dukshëm më i vogël se në vitet tjera, proekcioni për rritje ekonomike jo vetëm që ngelet i njejtë, por prej muajit në muaj ai behet realitet dhe si duket do jetë në nivelin historik më të ulët në 20 vitet e fundit”, tha Fatmir Bytyqi, për Almakos.
Ai shton se bizneset e vogla dhe të mesme duhet të kenë mbështetjen e duhur për të arrit në efekte positive. Kjo mbështetje duhet të ofrohet edhe nga përfaqësuesit e interest të Biznesit, në vend, ku të gjendet një bashkëpunim, për rrugëzgjidhje më të mira për ecjen përpara të biznesit vendor.
Masat per t’ju dalë në ndihmë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është mëse i nevojshëm dhe pa prolongim të mëtutjeshëm, përndryshe mendoj se do jemi në situatë të shohim vetëm efekte negative. Mendoj se, në këtë periudhë trysnia prej insititucioneve që perfaqesojnë interesin e biznesit në Maqedoni duhet të jetë akoma më i madh, por edhe të paraqiten si një partner, i cili realisht kërkon zgjidhje dhe jo vetëm kritikon – dhe zgjidhjet. Masat e ndërmarra të jenë të pranueshme për të dyja palët”, thotë Fatmir Bytyqi, për Almakos.
Ndërsa, profesori Universitar Baki Rexhepi, thotë duhet t’u jepet rëndësi bizneseve të mesme dhe të vogla, se kanë rol vendimtar në zhvillimin e ekonomisë së një vendi.
“Zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme familjare, paraqet rrugën më të shpejtë dhe më të lirë të zhvillimit të ekonomive kombëtare. NVM janë shtyllat kurrizore të zhvillimit ekonomik të shteteve në tranzicion dhe përkrah rolit të madh që kanë në punësim ato janë mjaft domethënëse për demokratizimin e shoqërisë”, thotë Rexhepi
Të gjitha vendet evropiane i japin një rëndësi të veçantë bizneseve të vogla dhe kanë një sistem jashtëzakonisht të mirë të mbështetjes financiare dhe jo financiare i cili gjen zbatim në nivelin nacional, regjional dhe në nivelin lokal, ose në kontest të politikës së përbashkët të BE-së.
Delvina Kërluku
Almakos.com

