Janë tërhequr nga plan-programi mësimor, libri i “Shoqërisë” për klasën e katërt si dhe “Arsimi Qytetar” i klasës së tetë, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Naziktere Sulejmani, këshilltare shtetërore në këtë ministri thotë se kjo është bërë për shkak se është konstatuar që në ato libra ekzistojnë gabime të ndryshme si drejtshkrimore, ashtu edhe gabime gjuhësore.
Por, edhe përkundër asaj që na ndajnë edhe pak ditë deri në fillimin e vitit shkollor, ende nuk është gjetur një zgjidhje se me çka do të zëvendësohen librat të cilat janë tërhequr. Sulejmani bëri të ditur se tani për tani është vendosur që arsimtarët të bazohen në udhëzimet, që do t’i marrin nga Byroja e Arsimit.
NAZIKTERE, SULEJMANI, KËSHILLTARE SHTETËRORE NË MINISTRINË E ARSIMIT
“Për arsimin fillor, tekste të shoqërisë për klasën e parë të dytë dhe të tretë, nuk ka. Kështu që arsimtarët punojnë në bazë të udhëzimeve, të cilët i marrin nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, gjegjësisht edhe për këto lëndë në atë mënyrë do të vazhdojnë, d.t.th do të ketë udhëzues në baë të cilëve do të punojnë deri në zgjedhjen e tekstit adekuad”.
Ky vit shkollor mund edhe të mbarojë pa u gjetur një zgjidhje tjetër, për shkak se sipas Sulejmanit, kjo çështje përfshin një procedurë të gjatë.
NAZIKTERE, SULEJMANI, KËSHILLTARE SHTETËRORE NË MINISTRINË E ARSIMIT
“Arsimtarët me siguri veçmë janë lajmëruar dhe do të kenë trajnime të shkurta, apo udhëzime, lidhur me atë se si të veprojnë për këto lëndë, për tekstet të cilët u tërhoqën…Besoj se mund të mbaroj ky vit shkollor, meqenë se procedurat janë të tilla, pak më të gjata. Hapja e konkursit, dorëzimi i punimeve e kështu me radhë. Nuk besojmë se këtë vit do të arrijmë që të kemi tekste shkollore”.
Nëpër tekstet shkollore shpesh janë gjetur gabime drejtëshkrimore, fjalë ofenduese dhe diskriminuese dhe opinioni për këtë është alarmuar disa herë. Nga kjo ministri po ashtu thanë se gabimet e deritanishme nëpër tekstet shkollore janë bërë përshkak se ato nuk janë përkthyer nga persona adekuad të lëndës përkatëse. Emine Ismaili /SHENJA/

