Athina zyrtare i mban në nivel të ulët pritjet nga vizita e ministrit të Punëve të Jashtme Nikos Koxias në Shkup i cili megjithatë tani për tani, nuk zbulon kurrfarë detaje për bisedimet që i zhvillon gjatë vizitës së tij kthyese, shkruan “To Vima”. Sipas informacioneve të gazetës, Athina “do të tentojë të mbahet në linjën e mesme, ku nga njëra anë, nuk do të lejojë që autoritetet e Maqedonisë ta monopolizojnë konstruktivitetin e saj dhe nga ana tjetër, do të tregojë se ende nuk janë krijuar kushte për zgjidhje të shpejtë për çështjen e emrit”. “To Vima”, si dhe…
Author: almakos
Alsat-M, mëson se para pak çasteve kryetari i Këshillit të Prokurorëve ka dhënë dorëheqje nga posti. Këshilli i Prokurorëve Publik duhej të mbante seancë në të cilën është paraparë që të emërohet ushtruesi i detyrës Prokuror Shtetëror Publik, në vend të Marko Zvërlevskit. Të enjten e kaluar seanca u anulua për shkak të kourumit. Mirëpo në vend të kësaj ndodhi dorëheqja e Kryetarit të Këshillit të prokurorëve, Petar Anevski.
Nëse sigurohet kuorumi, sot pritet të zgjidhet ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit. Këshilli i Prokurorëve Publik sot duhet të mbajë seancë në të cilën duhet të plotësohet vendi i lënë bosh nga Marko Zvërlevski. Seanca e planifikuar të mbahej më 24 prill, por për shkak të mospasjes së kuorumit është ricaktuar për sot. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, deklaroi se për u.d. shef i prokurorit publik do të zgjidhet një prokuror nga radhët e prokurorëve publikë ekzistues në Prokurori, i cili përkohësisht do ta kryejë funksionin deri në zgjedhje të një prokurori të ri publik.
LSDM njoftoi se gënjeshtra janë deklarimet e VMRO-DPMNE-së se kthimi i tarifës së lirë të energjisë elektrike do ta rriste çmimin e energjisë elektrike. “Qytetarët të jenë të vëmendshëm. As për momentin, e as në të ardhmen nuk do të ketë asnjë lloj rritje të çmimit të energjisë elektrike”, citohet në njoftim. Qeveria e udhëhequr nga LSDM, shtohet, e kthen tarifën e lirë ditore të rrymës që VMRO-DPMNE e largoi. “Nga 1 tetori, çdo ditë nga ora 14:00 deri në orën 16:00 të gjithë qytetarët do mund ta shfrytëzojnë energjinë elektrike me tarifën e lirë. Tarifa e lirë do të…
Numri i martesave të lidhura në tremujorin e dytë të këtij viti shënon rritje për 7,8 për qind në krahasim me atë periudhë nga viti 2016. Në këtë periudhë janë lidhur 3.447 martesa, tregojnë të dhënat nga Enti Shtetëror për Statistikë. Pothuajse dyfish më shumë rritje në periudhën e njëjtë shënojnë edhe divorcet. Në këtë tremujor janë shkurorëzuar 436 martesa që, sipas ESHS-së është rritje prej 13,5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2016. Gjithashtu sipas Entit Shtetëror për Statistikë në tremujorin e dytë të vitit në Maqedoni janë regjistruar për 7,2 për qind më pak…
Shtatëmbëdhjetë persona janë lënduar më lehtë në 14 nga 28 aksidentet e regjistruara rrugore në katër ditët e fundit në rajonin e SPB Shkup. Policia rrugore të premten ka kryer ekspertizë në nëntë aksidente, nga të cilat në gjashtë, lëndime më të lehta trupore kanë marrë gjashtë persona. Nëntë aksidente ka pasur edhe të shtunën, ku në katër prej tyre më lehtë janë lënduar katër persona, ndërsa në të tjerat është shkaktuar dëm material. Nga tre aksidentet e evidentuara gjatë ditës së diel, në njërin, lëndime të lehta ka marrë një person, ndërsa nga shtatë aksidente gjatë ditës së djeshme…
Pas pohimeve të Hajredin Kaza, se PPD-ja do të reshtohet me Aleancën për shqiptarët dhe Lëvizjen Besa në zgjedhjet lokale të 15 tetorit, ka reagime nga PPD që thotë se udhëhiqet nga Faton Aliti. “E vërteta është se PPD po përgatitet seriozisht për të garuar në Zgjedhje Lokale në 15 Tetor me Lista vetanake në disa komuna ku kemi struktura më serioze dhe për vendimet tona do të informoheni në kohë. Kategorikisht i mohojmë pohimet e zotëriut Kaza për shuarje apo përkrahje të ndonjë Partie politike. Zotëri Kaza është vetëm një anëtar i pakënaqur i Degës së Gostivarit (ish anëtar…
Gjithë kulturat bujqësore po vuajnë pasoja nga moti i nxehtë, pasi nuk ka lagjështi të mjaftueshme në tokë. Sipas agrometeorologëve, reshjet e shiut sot dhe nesër nuk do ta ndryshojnë shumë situatën nëse intenziteti i shiut është i ulët. “Reshjet tani nuk ndryshojnë asgjë, na duhet më shumë shi. Kulturat pranverore janë në situatë kritike, madje katastrofale, sidomos misri. Ato hapësira që nuk janë të përfshira në sistemin për ujitje, mund të mos japin fryte”, tha Angello Angelleski nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Sipas tij, dëme do të pësojnë edhe vreshtaria dhe pemëtaria. Ndërsa rekomandon që të vazhdohet me ujitje.…
Të dielën rreth orës 18, Sh.M. (29) nga Dellçeva ka njoftuar policinë se në lagjen Fidanishtja e Vjetër – Dellçevë, te varrezat muslimane ka shpërthyer një zjarr. Në ora 19 e 45 minuta, zjarrëfikësit në bashkëpunim me popullatën e lagjes e kanë shuar zjarrin. Zjarri ka përfshirë hapësirë prej 5-6 dekarëve me barë të thatë në kuadër të varrezave muslimane. Pas kontrolleve të kryera, policët kanë marrë informacione se zjarri është shkaktuar nga personi Sh.M., i cili edhe e ka paraqitur rastin dhe ai është arrestuar. Gjatë bisedës së kryer, Sh.M. ka pranuar se e ka shkaktuar zjarrin gjatë tentimit…
Në tre mujorin e dytë këtë vit në Maqedoni janë regjistruar për 7.2 për qind më pak foshnje të lindura në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika. Numri i foshnjeve të lindura në këtë periudhë këtë vit është 5205. Sipas ESHS-së, ulje në periudhën e njëjtë shënon edhe numri i të vdekurve edhe atë për 6.1 për qind në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2016. Në tremujorin e dytë këtë vit kanë vdekur 4554 persona, ndërsa 54 kanë qenë foshnje. Rritja natyrore arrinë në 661 persona, që…
Ambasada e Maqedonisë në SHBA konform komunikimit të realizuar me shërbimet kompetente, deri në këtë moment nuk ka njohuri për shtetas të pësuar të Maqedonisë në përmbytjet katastrofike në Hjuston dhe rrethinë, të shkaktuar nga uragani “Harvi”. Siç kumtoi MPJ, Ambasada e Maqedonisë në SHBA është në kontakt me shërbimet zyrtare, përgjegjëse për ballafaqim me katastrofat natyrore, për çfarëdo informacionesh të reja. Qytetarët e Maqedonisë të cilët eventualisht kanë pësuar nga uragani “Harvi, mund ta kontaktojnë Ambasadën e Maqedonisë në SHBA në telefonat në vijim: 00 1 202 390 7418 00 1 202 667 0501 Për çfarëdo informatash të marra…
LSDM po zhvillon biseda intensive me figura publike shqiptare, duke i bërë oferta për të kandiduar në siglën e partisë së tyre në zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Bisedimet po zhvillohen drejtpërdrejt nga kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev, i cili tanimë ka zhvilluar disa takime me kandidatët e preferuar, edhe në ambientet e Qeverisë, por edhe në vendlindjen e tij Strumicë, ku i ka ftuar për dreka e darka. Në LSDM nuk duan të flasin për emra, por thonë për INA në listën e kandidatëve kanë emra eminent shqiptarë, të dalluar në disa fusha, sidomos ate të biznesit.…

