LSDM njoftoi se gënjeshtra janë deklarimet e VMRO-DPMNE-së se kthimi i tarifës së lirë të energjisë elektrike do ta rriste çmimin e energjisë elektrike. “Qytetarët të jenë të vëmendshëm. As për momentin, e as në të ardhmen nuk do të ketë asnjë lloj rritje të çmimit të energjisë elektrike”, citohet në njoftim. Qeveria e udhëhequr nga LSDM, shtohet, e kthen tarifën e lirë ditore të rrymës që VMRO-DPMNE e largoi. “Nga 1 tetori, çdo ditë nga ora 14:00 deri në orën 16:00 të gjithë qytetarët do mund ta shfrytëzojnë energjinë elektrike me tarifën e lirë. Tarifa e lirë do të vazhdon të vlejë edhe në periudhën prej orës 22:00 deri në 07:00 çdo ditë dhe 24 orë ditën e diel”, përmend LSDM-ja. Sqaron se kthimi i tarifës së lirë ditore të rrymës do të bëhet e mundur përmes shkurtimit të shpenzimeve joproduktive dhe punës së përgjegjëshme dhe efikase të kompanive shtetërore ELEM dhe MEPSO. “Me shfrytëzimin e tarifës së lirë dhe tarifës së fundjavës qytetarët do të kenë mundësi të kursejnë, të kenë fatura më të ulëta të rrymës dhe do t’u mbeten më shumë para në buxhetin familjar. Kjo është vetëm një nga masat që mundësojnë kthim të më shumë parave tek qytetarët, ulje të shpenzimeve për jetë dhe buxhet familjar më të madh. Fjala është fjalë, Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe shumica parlamentare vazhdojnë të punojnë me ndershmëri, me përgjegjësi dhe vetëm në interes të qytetarëve”, citohet në njoftim.
Data 21.05.2026
Aktuale
- Sofja nuk lëshon pe, shefja i diplomacisë bullgare vulos qëndrimet karshi Shkupit
- Siljanovska për çështjen e spiunazhit: Të respektohen dispozitat e Ligjit për procedurën penale dhe prezumimi i pafajësisë
- Pas takimit në Hagë, Krasniqi zbulon mesazhin e Thaçit, kjo është porosia që kërkoi t’u përcillet qytetarëve të Kosovës
- Elezi – Radukov: Qendër moderne për autizëm në kuadër të IPSH Spitalit Klinik Tetovë
- Katër raste të dhunës familjare në Maqedoni, ndalohen dy persona
- LSDM paralajmëron kallëzim penal dhe interpelancë ndaj Afrim Gashit
- Përparim Rama akuza të rënda Kurtit: Ka mendësi të sëmurë, po krijon kriza dhe frikë për të kontrolluar shtetin
- Vrasje në tentativë, plagosen dy të mitur – njëri dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

