Shtatëmbëdhjetë persona janë lënduar më lehtë në 14 nga 28 aksidentet e regjistruara rrugore në katër ditët e fundit në rajonin e SPB Shkup. Policia rrugore të premten ka kryer ekspertizë në nëntë aksidente, nga të cilat në gjashtë, lëndime më të lehta trupore kanë marrë gjashtë persona. Nëntë aksidente ka pasur edhe të shtunën, ku në katër prej tyre më lehtë janë lënduar katër persona, ndërsa në të tjerat është shkaktuar dëm material. Nga tre aksidentet e evidentuara gjatë ditës së diel, në njërin, lëndime të lehta ka marrë një person, ndërsa nga shtatë aksidente gjatë ditës së djeshme në tre prej tyre më lehtë janë lënduar gjashtë persona. Gjatë katër ditëve të fundit policia e trafikut ka zbuluar një numër të madh të kundërvajtjeve. Janë ndërmarrë masa për 208 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e lëvizjes, 18 janë përjashtuar nga komunikacioni, sepse kanë lëvizur nën ndikimin e alkoolit, gjashtë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, 14 nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular, 52 ishin pa leje të qarkullimit gjegjësisht pa regjistrim, ndërsa 79 për automjete të parkuara në mënyrë jo të përshtatshme. Janë sanksionuar edhe 18 shoferë të biçikletave me motor, mopedë dhe motoçikleta të cilët nuk kanë mbajtur helmetë mbrojtëse. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 85 automjete. Në kuadër të projektit edukativ të komunikacionit “Kultura e komunikacionit të fëmijëve në institucionet parashkollore”. Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative në objektin “Bambi” në kopshtin “Sërniçka” në komunën e Aerodromit, me fëmijët nga grupi i mesëm dhe i madh.
Data 21.05.2026
Aktuale
- Sofja nuk lëshon pe, shefja i diplomacisë bullgare vulos qëndrimet karshi Shkupit
- Siljanovska për çështjen e spiunazhit: Të respektohen dispozitat e Ligjit për procedurën penale dhe prezumimi i pafajësisë
- Pas takimit në Hagë, Krasniqi zbulon mesazhin e Thaçit, kjo është porosia që kërkoi t’u përcillet qytetarëve të Kosovës
- Elezi – Radukov: Qendër moderne për autizëm në kuadër të IPSH Spitalit Klinik Tetovë
- Katër raste të dhunës familjare në Maqedoni, ndalohen dy persona
- LSDM paralajmëron kallëzim penal dhe interpelancë ndaj Afrim Gashit
- Përparim Rama akuza të rënda Kurtit: Ka mendësi të sëmurë, po krijon kriza dhe frikë për të kontrolluar shtetin
- Vrasje në tentativë, plagosen dy të mitur – njëri dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

