Numri i martesave të lidhura në tremujorin e dytë të këtij viti shënon rritje për 7,8 për qind në krahasim me atë periudhë nga viti 2016. Në këtë periudhë janë lidhur 3.447 martesa, tregojnë të dhënat nga Enti Shtetëror për Statistikë. Pothuajse dyfish më shumë rritje në periudhën e njëjtë shënojnë edhe divorcet. Në këtë tremujor janë shkurorëzuar 436 martesa që, sipas ESHS-së është rritje prej 13,5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2016. Gjithashtu sipas Entit Shtetëror për Statistikë në tremujorin e dytë të vitit në Maqedoni janë regjistruar për 7,2 për qind më pak fëmijë të lindur të gjallë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Numri i fëmijëve të lindur të gjallë në tremujorin e dytë të këtij viti arrin 5.205. Sipas ESHS, ulje në periudhën e njëjtë shënon edhe numri i personave të vdekur edhe atë nga 6.1% në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2016 dhe arrin 4.544 persona, ndërsa prej tyre 54 janë foshnja të vdekura. Rritja natyrore arrin 661 persona, që do të thotë, për aq persona numri i fëmijëve të lindur të gjallë është më i madh nga numri i personave të vdekur.
Data 21.05.2026
Aktuale
- Sofja nuk lëshon pe, shefja i diplomacisë bullgare vulos qëndrimet karshi Shkupit
- Siljanovska për çështjen e spiunazhit: Të respektohen dispozitat e Ligjit për procedurën penale dhe prezumimi i pafajësisë
- Pas takimit në Hagë, Krasniqi zbulon mesazhin e Thaçit, kjo është porosia që kërkoi t’u përcillet qytetarëve të Kosovës
- Elezi – Radukov: Qendër moderne për autizëm në kuadër të IPSH Spitalit Klinik Tetovë
- Katër raste të dhunës familjare në Maqedoni, ndalohen dy persona
- LSDM paralajmëron kallëzim penal dhe interpelancë ndaj Afrim Gashit
- Përparim Rama akuza të rënda Kurtit: Ka mendësi të sëmurë, po krijon kriza dhe frikë për të kontrolluar shtetin
- Vrasje në tentativë, plagosen dy të mitur – njëri dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

