Me datë 27 Gusht 2017, përfunduam sezonin e parë me ekipin e shpëtimtarëve në liqenin e Dibrës. Duke e ditur rëndësinë dhe përgjegjësinë e madhe për këtë punë, duam që ti falenderojmë edhe një herë për guximin dhe gadishmërine që patën për të na mundësuar të realizojmë këtë projekt shumë të nevojshëm dhe fisnik në liqenin e Dibrës. Ekipi i shpëtimtarëve: – Valdet Çeliku, Milor Maqellara, Edon Mulladauti, Maksud Kërluku, Jon Batku dhe Rinor Sharku . Prezenca e ekipit të shpëtimtarëve në plazhin e liqenit formoi një besim tek të gjithë dhe i dha një seriozitet më të madh plazhit…
Author: almakos
Duke i rikthyer vizitën homologut të tij Nikolla Dimitrov, kreu i diplomacisë greke Kotzias kërkon të hedhë një hap të rëndësishëm për përfundimin e negociatave për përmbylljen e çështjes së emrit, që qëndron i pazgjidhur midis dy shteteve që nga mëvetësimi i Maqedonisë. Edhe Kotzias, si paraardhësit e tij në krye të Ministrisë së Jashtme, do të vizitojë Shkupin nëpërmjet Selanikut, pasi aeroporti i kryeqytetit të Maqedonisë mban emrin e Aleksandrit të Madh. Pikërisht një nga kërkesat e para të Athinës zyrtare, në mënyrë që të rikthejë në normalitet marrëdhëniet me fqinjin e saj verior, është ndyshimi i emrit të…
Dy të dyshuarit kryesorë për hapjen e portave, Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski në disa tentativa të televizionit Alsat për të marrë qëndrimin e tyre, ishin shprehur se nuk ndjejnë përgjegjësi për hapjen e dyerve të Kuvendit më 27 prill.Pesë muaj nga zhvillimet e përgjakshme në Kuvend, akoma nuk janë ftuar për përgjegjësi deputetët e VMRO-DPMNE-së Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski të cilët dyshohet që më 27 prill hapën portat e Kuvendit për protestuesit e dhunshëm. Alsat M edhe sot tentoi të kontaktojnë me Prokurorinë për Krim të Organizuar, e cila aktualisht po heton zhvillimet e përgjakshme në Kuvend, por…
Ministria e Brendshme është duke konfirmuar nëse identiteti “Vlladimir Vallerov” është përdorur si identitet për arratisje nga ish kryeshefi i Drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujevski. Ministria e Brendshme njëkohësisht është duke hetuar nëse identitetin në fjalë i akuzuari i PSP-së në rastet “Fortesa” dhe “Target” e ka përdorur pa dijeninë e Shërbimeve të MPB-së, brenda dhe jashtë vendit. Të kontaktuar nga Alsat, nga dikasteri i Brendshëm duke mos ndarë shumë detaje thonë se është duke u verifikuar gjithashtu nëse Vlladimir Vallerov është edhe një i punësuar në MPB ose jo. Po punohet në identifikimin e personit, nëse i…
Në seancën gjyqësore të radhës që është paraparë të mbahet më shtatë shtator për vrasjen e 4 vjeçarit Almir Aliu nga Kumanova, janë paraparë që deklaratat e tyre t’i japin familjarët e Almir Aliut. Avokati I familjes Aliu pret që në ketë seancë të vërtetohet gjendja faktike pasi që këto të akuzuar kanë dhënë deklarata edhe në Prokurori. Që nga dita e parë që kur filloi shqyrtimi kryesor un si avokat I familjes Aliu vërtetova që gjatë përpilimit të ekspertizave fare nuk janë marrë parasysh deklaratat e familjarëve që janë dhënë në Prokurori,nga deklaratat e dhëna të familjarëve Aliu me…
Njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë nëpunës civil, të punësuar në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë kanë marrë paga, ndërsa nuk kanë ardhur në punë. Revizioni i brendshëm ka konstatuar se gjatë vitit 2016 këtyre personave u janë paguar gati 830,000 mijë euro, një shumë me të cilën është dëmtuar buxheti i shtetit. Nga Qeveria njoftuan se me këtë është shkelur Ligji i Marrëdhënieve të Punës dhe Ligji për Nëpunës Administrativ. Rasti do të shqyrtohet nga një Komision special, ndërsa nga qeveria thonë se përgjegjësia do të kërkohet si nga punëdhënësi ashtu edhe nga të punësuarit.
Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, do të qëndrojë në mesjavë në Shkup, në kthim të vizitës që kreu dy muaj më parë në Athinë, shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov. Sipas mediave greke pritjet nga kjo vizitë janë të vogla, megjithëse shefi i diplomacisë greke i mban letrat të mbyllura. E përjavshmja “To Vima” vë në dukje se pala greke do të përpiqet të lëvizë në një vijë të mesme, ku nga njëra anë nuk do të lejojë Shkupin që të përvetësojë frymën konstruktive të muajve të fundit, dhe nga ana tjetër të bëjë të qartë se ende…
Edhe përkundër premtimeve të shumta nga kryesia aktuale e Komunës së Tetovës se deri në fund të mandatit, çështja e emrave të shkollave në Tetovë do të zgjidhet, një gjë e tillë ende nuk ndodh. Edhe gjatë këtij viti të ri shkollor nxënësit do të mësojnë në shkolla që mbajnë emra që nga koha e monizmit. Kreu i këshillit komunal të Tetovës, Hisen Xhemaili disa herë ka premtuar se janë duke punuar në këtë drejtim, ai me po të njëjtën Jemi duke punuar në atë drejtim, mirëpo shkaku i rrethanave politike dhe konsensusit brenda partive në Këshillin e Komunës, një…
Vazhdon të mbetet e paqartë përbërja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Bedredin Ibrahimi nga radhët e PDSH-së, ndonëse partia e tij në zgjedhjet e fundit pësoi disfate dhe nuk gëzon primatin e partisë më të madhe opozitare vazhdon edhe më tej ta ushtroj funksionin e anëtarit të KSHZ-së, derisa nga Lëvizja BESA më kontinuitet kërkojnë një vend në këtë institucion. Ndryshe Ibrahimi ka mbushur edhe moshën për pension. Nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime nuk sqarojnë nëse Ibrahimit I është vazhduar mandati për dy vjet tjera që të jetë anëtarë I KSHZ-së ose ai duhet të del në pension. Ish kreu…
Qeveria pohon se 80 deri në 166 persona të punësuar në Sekretariatin e Përgjithshëm kanë marrë rroga pa asnjë ditë pune. Këtë gjë Qeveria e ka konstatuar gjatë revizionit të brendshëm, i cili ende po vazhdon, dhe numri i të punësuarve që kanë qëndruar në shtëpi dhe kanë marrë rroga ende mund të rritet. QEVERIA E MAQEDONISË “Sipas revizionit të brendshëm, rrogat janë paguar përkundër mosplotësimit të detyrave që është në kundërshtim me Ligjin për Marëdhënie Pune dhe Ligjin për Administratorët. Në vitin 2016, afro 166 administratorë të cilët nuk kanë ardhur në punë kanë marrë 50 milionë e 776…
Hapja zyrtare e projektit më të madh urbanistik në Komunën e Çairit – Sheshit Skenderbej do të shënohet sot me Koncertin e Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar. Siç njoftojnë organizatorët e këtij evenimenti, Komuna e Çairit, Qendra Informative Kulturore dhe Galeria Kombëtare e Maqedonisë, koncerti nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja do të fillojë në orën 20:00. Me këtë ngjarje shënohet rrumbullakësimi i këtij projekti me vlera të larta estetike, kulturore dhe historike. Sheshi i ri përveç statujës së Skëndërbeut u plotësua me murale mozaike në pjesët anësorë me personalitete të rëndësishme për shqiptarët. Ndërkohë pjesa tjetër është e…
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka konfirmuar se këtë të diele, në Bruksel do t’i takojë presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuqiçin, me të cilët do të bisedojë për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy vendeve. “Mendoj se mundemi që deri në fund të këtij mandati (mandatit të Komisionit Evropian 2014 – 2019) do të arrijmë qëllimin në kërkim të hapave konkret dhe të rëndësishëm për secilin nga partnerët tanë ballkanikë në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Mogherini në një fjalim para ambasadorëve të vendeve të BE-së. Ajo ka…

