Me datë 27 Gusht 2017, përfunduam sezonin e parë me ekipin e shpëtimtarëve në liqenin e Dibrës.
Duke e ditur rëndësinë dhe përgjegjësinë e madhe për këtë punë, duam që ti falenderojmë edhe një herë për guximin dhe gadishmërine që patën për të na mundësuar të realizojmë këtë projekt shumë të nevojshëm dhe fisnik në liqenin e Dibrës.
Ekipi i shpëtimtarëve:
– Valdet Çeliku, Milor Maqellara, Edon Mulladauti, Maksud Kërluku, Jon Batku dhe Rinor Sharku .
Prezenca e ekipit të shpëtimtarëve në plazhin e liqenit formoi një besim tek të gjithë dhe i dha një seriozitet më të madh plazhit të liqenit të Dibrës.
Donatorët kishin një rol shumë të rëndësishëm në realizimin e ketij projekti, 3.000$ donacion për këtë projekt si dhe ishin motivuesit kryesor për ta realizuar projektin këtë verë. Faleminderit për besimin dhe për përkrahjen: Qerim Fishta dhe Argjent Duka.
Falenderojmë për bashkëpunimin serioz dhe transparent, partnerin kryesor ne këtë projekt, Kryqin e Kuq – Dibër, kryesisht sekretarin Isni Telqiu, si dhe mbështëtisit e këtij projketi: Shoqata “One dollar for Dibra” , CSCD , Kompania ” ArtanTrejd”, Mediat dhe Komunën e Dibrës duke na dhënë lejen përkatëse, urojmë të kemi edhe bashkëpunime të tjera në të ardhmen.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe ndihmën: Restorant Perla,pronar Arben Fida dhe dy lokalet “Dema’s” pronarë Mondi Dema dhe Genc Dema, të cilët ofruan nga një drekë falas për çdo ditë ekipit të shpëtimtarëve.
Fatmirësisht, ekipi i shpëtimtarëve e mbyllen këtë sezon të parë pa asnjë situate të rendë, le ti lutemi Zotit që çdo vit ta kemi të njejtin fat!
Si çdo aktivitet deri më tani, edhe ky aktivitet do të bëhet tradicional dhe do të mbështetet edhe në të ardhmen nga ana e Shoqatës Atdhetare Dibra.
Shpenzimet për këtë projekt arrijnë 3.768.3 dollarë, thuhet në deklaratën e Shoqatës Atdhetare Dibrane.
Valdet Çeliku, një nga shpëtimtarët thotë se ka qenë një përgjegjësi e madhe, t’u dalësh në ndihmë plazhisteve dibran.
“Ishte një përgjegjësi e madhe për të gjithë ne që kishim këtë detyrë, por falë të madhit Zot e kaluam lehtë me disa intervenime të vogla, jo aq të rrezikshme. E falenderoj SHAD-in për këtë organizim”, thotë Çeliku.
D.K
Almakos.com

