Hapja zyrtare e projektit më të madh urbanistik në Komunën e Çairit – Sheshit Skenderbej do të shënohet sot me Koncertin e Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar. Siç njoftojnë organizatorët e këtij evenimenti, Komuna e Çairit, Qendra Informative Kulturore dhe Galeria Kombëtare e Maqedonisë, koncerti nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja do të fillojë në orën 20:00.
Me këtë ngjarje shënohet rrumbullakësimi i këtij projekti me vlera të larta estetike, kulturore dhe historike. Sheshi i ri përveç statujës së Skëndërbeut u plotësua me murale mozaike në pjesët anësorë me personalitete të rëndësishme për shqiptarët. Ndërkohë pjesa tjetër është e e shtruar me pllaka që do të shërbejë si shëtitore për qytetarët.

