Qeveria pohon se 80 deri në 166 persona të punësuar në Sekretariatin e Përgjithshëm kanë marrë rroga pa asnjë ditë pune. Këtë gjë Qeveria e ka konstatuar gjatë revizionit të brendshëm, i cili ende po vazhdon, dhe numri i të punësuarve që kanë qëndruar në shtëpi dhe kanë marrë rroga ende mund të rritet.
QEVERIA E MAQEDONISË
“Sipas revizionit të brendshëm, rrogat janë paguar përkundër mosplotësimit të detyrave që është në kundërshtim me Ligjin për Marëdhënie Pune dhe Ligjin për Administratorët. Në vitin 2016, afro 166 administratorë të cilët nuk kanë ardhur në punë kanë marrë 50 milionë e 776 mijë e 872 denarë që është afro 830 mijë euro. Për keq është dëmtuar buxheti i shtetit”
Për shkak të këtyre të dhënave alarmante, Qeveria tashmë ka formuar një komision dhe ka iniciuar edhe procedurë diciplinore me të cilën do të merren në llogari ata që në mënyrë të padrejtë kanë marrë para nga shteti. Qeveria nuk përjashton mundësinë e përgjegjësisë edhe të punëdhënësit, por edhe të të punësuarve pasi theksojnë se punësimet i ka bërë vetë sekretariati dhe nënshkrimin e kontratave e ka dhënë ish sekretari i Qeverisë VMRO-BDI, Kirill Bozhinovski.
Por, procedura do të vijojë pas zgjedhjeve lokale pasi me shpalljen e zgjedhjeve e deri në përfundimin e tyre, Kodi Zgjedhor ndalon të gjitha aktivitetet e tilla, përfshirë edhe të emërim-shkarkimeve.
Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski në bisedë telefonike tha për Televizionin Shenja tha se ende ka shumë raste të tilla që kanë marrë rroga pa asnjë ditë pune dhe se ditëve në vazhdim kur të dalin të dhënat e reja nga revizioni i brendshëm, ato do të denoncohen publikisht.

