Author: almakos

‘Është turp i madh që edhe pas pesë vitesh, ende nuk përdoret abetarja mbarëkombëtare, kur ajo në brendi nuk ka asgjë politike’, kështu vlerson kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, Nuhi Dardhishta. Nga Ministria e Arsimit dje konfirmuan se përdorimi i abetares së unifikuar edhe këtë vit mbetet vetëm dëshirë e nxënësve dhe arsimtarëve shqiptarë, për shkak se Maqedonia ka planprogram të ndryshëm nga ajo e Shqiprisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, e diasporës, pasi shkronjat në vendin tonë mësohen në klasën e dytë, e jo në të parën. Dardhishta tha se një veprim i tillë është bërë për shkaqe…

Lexo më Shumë

Zjarrvënësi i deponisë së mbeturinave së Tetovës ende është në liri, ndërsa prokuroria ende po mbledh prova. Sipas asaj që deri tani e kumtojnë nga Prokuroria Themelore e Shkupit, janë marrë incizimet nga kamerat e sigurisë prej objeketeve përreth deponisë, është marrë fletëpronësia e tokës në të cilën është e vendosur deponia dhe është matur edhe niveli i ndotjes së ajrit me qëllim që të shihet nëse zjarrvënësi me veprimin e tij, e ka kërcënuar shëndetin e qytetarëve. PROKURORIA THEMELORE E SHKUPIT  “Prokuroria Themelore e Tetovës ka dhënë edhe urdhër që të kontrollohet pronësia e asaj parcele në të cilën…

Lexo më Shumë

Teksa temperaturat e larta ende po vazhdojnë, me to kohë pas kohe po ndizen edhe zjarret në vende të ndryshme malore. Për momentin zjarr aktiv ka në territorin e lumit “Axhina” i cili gjendet në territorin e parkut nacional të “Mavrovës”. Dhe ky është zjarri i dytë aktiv në këtë pjesë të Maqedonisë. Paraprakisht zjarr kishte edhe në fshatin Bibaj. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim po ashtu tregojnë se zjarri i filluar dje pasdite në Ribnicë dhe në dy vende të lokalitetit “Lëndina e Priftit” dhe “Shkalla e peshkut” tashmë janë lokalizar por dëmet janë të dukshme pasi janë…

Lexo më Shumë

Ndihma e shpejtë e Strugës pothuajse tërë sezonin turistik punon vetëm me një ekip në ndërrim. Vetëm gjatë vikendeve, nga ora 07:00 deri në orën 19:00 punojnë dy ekipe. Mjeku Milot Rizvani thotë për Alsat se kjo e vështirëson funksionimin e përditshëm të shërbimit. Ndihma e shpejtë e Strugës gjatë verës mbulon rajonin me rreth 70 mijë banorë, ndërsa gjatë verës ky numër rritet deri në 100 mijë. Disa prej zonave rurale gjegjësisht fshatrave gjendet deri më 30 kilometra larg urgjencës. Nga Ministria e shëndetësisë thonë për Alsat M se resurset nuk përkojnë me nevojat e ndihmës së shpejtë. Në…

Lexo më Shumë

Nxënësit e lagjes Bardhi të fshatit Bllacë po numërojnë ditët e fundit të pushimit veror. Ata tashmë kanë bërë përgatitjet e fundit mirëpo ndjehen të dëshpëruar për vështirësitë me të cilat do të përballen edhe këtë vit për të ndjekur mësimin në Kosovë, në shkollën fillore “Ilaz Thaçi” në komunën Hani i Elezit. Fëmjët që takuam në fshat thonë se askush nuk brengoset për fatin e tyre edhe pse ecin rreth 6 kilometra në ditë. Unë shkoj në shkollë në Kosovë, Hani i Elezit dhe kemi shumë probleme me shku në shkollë, nuk kemi autobus. Kur shkojmë në shkollë, kur…

Lexo më Shumë

Seancat e përbashkëta që Qeveria e Maqedonisë do t’i mbajë me Qeverinë e Shqipërisë dhe atë të Serbisë janë një hap pozitiv, vlerësojnë analistët. Sipas analistit, Alajdin Demiri seancat e përbashkëta qeveritare do t’i relaksojnë marrëdhëniet mes shteteve dhe njëherit janë në dobi të strategjisë evropiane të gjithë rajonit. Ky detyrim në mes fqinjëve është i rëndësishëm aq më tepër se bisedohet për gjëra pragmatike, për gjëra konkrete të infrastrukturës, të kulturës, të arsimit dhe të teknologjive. Mirëpo nga ana tjetër ky është edhe një suport i madh për Bashkimin Evropian për arsye se Bashkimi Evropian insiston në këtë, posaçërisht…

Lexo më Shumë

Aktivistë të shoqërisë civile do të mbledhin nënshkrime për burgosjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Nisma e  ashtuquajtur “Lezhenje” synon që t’i akzivizojë qytetarët për të bërë presion publik për arrestimin e kreut të ish-partisë në pushtet. Në afishen e përgatitur qytetarët mund të nënshkriajnë për opsionin: “Po, Grujo duhet të ‘flejë’ në burg”. Pika e nënshkrimeve hapet nga ora 18:00 para Qendrës Tregtare “Biser”, në “Aerodrom”. Akivistët e njëjtë më herët kanë organizuar nismën “Zgjimi”, e cila synonte t’i ndërgjegjësonte qytetarët për fatin e refugjatëve nga Lindja e Mesme që kalonin nëpër Maqedoni.

Lexo më Shumë

Një banor njëzet e katërvjeçar i Haraçinës, i cili ka drejtuar furgon të ngarkuar me dru për ngrohje, mbrëmë ka tentuar t’i ikë policisë në fshatin Kadinë të Shkupit, ndërsa në këtë rast edhe t’i shkelë nëpunësit policor. “Mbrëmë rreth orës 19:45 minuta në fshatin Kadinë të Shkupit nëpunësit policor nga Reaparti policor-Petrovec kanë tentuar ta ndalin automjetin furgon të ngarkuar me dru për ngrohje dhe i drejtuar nga G.M. (24) nga fshati Haraçinë, i cili në shenjën e dhënë “stop” nuk ka ndaluar dhe me shpejtësi të madhe ka lëvizur në drejtim të fshatit Marino”, theksohet në buletinin policor.…

Lexo më Shumë

Portali rus “Sputnik” ka dalë edhe me një “zbulim” lidhur me Kosovën, duke pretenduar se ish kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë bërë një marrëveshje të fshehtë për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Gjukanoviqi dhe Thaçi, sipas portalit rus, kishin bërë marrëveshje që shqiptarët në Mal të Zi të votojnë për partinë e Gjukanoviqit (DPS) dhe që Prishtina të njohë “malazezët si pakicë kombëtare” në Kosovë dhe të kenë një ulëse në Parlament, transmeton Telegrafi. Në këtë mënyrë, sipas burimeve të medias ruse, shqiptarët do të siguronin tri nga katër votat e…

Lexo më Shumë

I akuzuari nga PSP, në rastet ” Fortesa” dhe “Shënjestra”, ish drejtori i Drejtorisë së pestë të DSK, Goran Grujevski i cili tani më një muaj është në arrati, siç mësohet nga burime të MPB-së, mban edhe një identitet tjetër, atë me emrin Vlladimir Varellov. Zyrtarisht thuajnë se në suaza të autorizimeve dhe detyrave të tyre, po ndëmarrin të gjitha masat për të gjetur dhe arrestuar Goran Grujevskin dhe Nikolla Boshkovskin. Po bëhen kërkime në shumë lokacione në vend, por duke e pasur parasysh, siç thonë nga MPB, se sa të informuar janë këto persona, si persona të mëparshëm në…

Lexo më Shumë

Moti pritet do të jetë i nxehtë dhe me diell, me erë të dobët me drejtim verilindor. Temperaturat e mëngjsit do të lëvizin pre 6 deri më 15 gradë celsius, ndërsa ato ditore prej 31 deri më 37 gradë celsius. UV indeksi do të jetë me vlerë 8. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me erë të dobët verilindore. Temperatura minimale e mëngjesit do të jetë 12, ndërsa ajo maksimale ditore do të arrijë 36 gradë celsius.

Lexo më Shumë

26 August Kryeministri Zaev nga Durrësi shprehu pritjet e tij që deri në fund të viti ndërmjetësuesi i huaj në çështjen me Greqinë, Metju Nimic të sjellë propozime të reja. Zaev shtoi se pret që kjo çështje të zgjidhet me dialog mes dy vendeve.Të gjithë vendet e Ballkanit perëndimor që jemi prezentë këtu me eurokomisarin Han dhe Bankën Botërore, une personalisht mendoj se kanë qëndrim pozitiv ndaj Maqedonisë dhe kanë vullnetin t’i ndihmojnë Maqedonisë për çdo çështje ashtu si duam tu ndihmojmë ne të gjithëve. Unë mbetem me pritjen se problemi do të zgjidhet me dialog të udhëhequr nga kombet…

Lexo më Shumë