Pas takimit të parë të mbajtur me shefat e qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, tha se ka biseduar me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në margjinat e takimit të sotëm, duke theksuar se me homologun e saj maqedonas kanë pasur mirëkuptim të mirë për bashkëpunimin mes Serbisë dhe Maqedonisë, raporton Anadolu Agency. “Në Podgoricë ka pasur më shumë bisedime me Plenkoviç meqë atëherë kishim barrierë tregtare nga ana e Kroacisë dhe atë e zgjidhëm shpejt pas atij takimi për shtatë ditë dhe në bashkëpunim me Odën Ekonomike Rajonale, që është edhe një…
Author: almakos
Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se takimet e përbashkëta në planin ekonomik të shteteve të rajonit para Evropës dëshmojnë angazhimin për krijim të tregut më të madh dhe interes më të madh për investim. Në takimin e liderëve ballkanikë në Durrës, Zaev e përcolli edhe përcaktimin e Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim intensiv rajonal që do ta lehtësojë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve dhe do të kontribuojë për zhvillim të ideve dhe projekteve të reja që do të mund të ishin tërheqëse për investuesit nga Evropa. “Rajoni është i drejtuar drejt paqes dhe të ardhmes së përbashkët në integrimet euro-atlantike. Ka…
Partitë në pushtet dhe ato opozitare do të kenë afat deri të martën në mesnatë t’i dorëzojnë propozimet për anëtarët dhe zëvendësit e tyre në Këshillat Zgjedhor për zgjedhjet lokale. Edhe pse afati për paraqitje, sipas planit, përfundon sot, nga KSHZ-ja për ALSAT – M thonë se shtyrja e afatit vjen si rezultat i fundjavës dhe festës të së hënës. Për shkak të fundjavës dhe të hënës që është festë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi që partitë të kenë afat për propozimin e kandidatëve dhe zëvendësve të tyre në Këshillat Zgjedhore deri më 29 gusht në mesnatë- bëjnë me dije…
Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, dy të akuzuarit nga Prokuroria special Publike për rastet “Target” dhe “Fortesa”, tani më një muaj, në vend se të jenë burg, ata janë në arrati. Më 26 korrik, pasi që policia nuk arriti t’i gjejë dhe t’i marrë në paraburgim, u lëshua fletë arrest ndërkombëtar që vazhdon të jetë aktiv dhe për këtë çështje nga MPB thanë se “po punohet në rastin”. Për ish drejtorin e Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujevski dhe për Nikolla Boshkovski, i punësuar në DSK, Gjykata Supreme e vërtetoi vendimin e Gjykatës së Apelit, sipas të cilës ju…
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq sot në Durrës deklaroi se e ka ftuar kryeministrin e Maqedonisë Zaev të vizitojë Serbinë në nëntor të këtij viti, lajmëroi raportuesi i MIA-s. “Vizitën e tij do ta shfrytëzojmë për marrëveshje për seancë të përbashkët të të dy qeverive”, theksoi Bërnabiq. Në pyetjen e gazetarëve nëse premtimi për neutralitet lidhur me çështjen për hyrjen e Kosovës në UNESKO ishte biseduar me Zaevin, Bërnabiq tha se kanë biseduar edhe për atë dhe se janë në linjë të njëjtë, si dhe se Maqedonia është miq shumë i rëndësishëm i Serbisë dhe kjo çështje të mos hapet.
Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë në aksidentin rrugor që ka ndodhur mbrëmë 45 minuta pas mesnate në rrugën lokale nga f. Zleovë në drejtim të rrugës magjistrale Radovish-Strumicë. MPB kumtoi se autmojeti “Reno-espejs” me targa të Strumicës i drejtuar nga P.P. (29), ka dalë nga rruga ku në vendngjarje ka vdekur bashkudhëtari T.V. (23), ndërsa lëndime të rënda ka marrë D.S. (19) dhe të dy nga f. Vlladevc të Strumicës, i cili pas dhënies së ndihmës mjekësore në Qendrën Mjekësore – Strumicë është transferuar në Qendrën Urgjente – Shkup.
Pak minuta përpara fillimit të takimit me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, eurokomisioneri Johanes Hahn ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social dy mesazhe të rëndësishme. Hahn shkruan në Twitter se objektivi i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk duhet të jetë integrimi në Bashkimin Europian, më shumë sesa fokusimi tek ekonomia dhe krijimi i një zone të përbashkët mes shteteve të Ballkanit. Hahn në mesazhin e tij shprehet se integrimi nuk është një alternativë për hyrjen në BE, por thjesht një element i dobishëm, ndërsa ndërtimi i një zone ekonomike të përbashkët mes shteteve të Ballkanit Perëndimor,…
Komisari Johannes Hahn ka sqaruar pretendimet për krijimin e të ashtuquajturës “Jugosllavia e re”, në formën e një tregu të përbashkët të vendeve ballkanike. Në rrethe të ndryshme mediatike kjo është parë si alternativë për integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian. Por, Hahn e mohoi një gjë të tillë gjatë takimit në Durrës. “Integrimi ekonomik rajonal nuk është dhe nuk duhet të shihet si alternativë për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por si plotësim i dobishëm në interes së të gjithëve. Krijimi i zonës ekonomike rajonale e cila do ta nxisë rritjen ekonomike dhe do të krijojë…
Komisari evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn ka biseduar me kryeministrin Zoran Zaev, në margjinat e takimit të liderëve të vendeve ballkanike në Durrës. “Një takim i frytshëm me kryeministrin Zaev. Diskutuam për hapat e mëtejshëm për ecjen në rrugën euroatlantike”, ka shkruar Hahn, në profilin e tij në Twitter. Ky takim joformal në Durrës të Shqipërisë ka mbledhur udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, për të diskutuar thellimin e integrimit rajonal, me fokus në ekonomi dhe tregti.
Nga tryeza ku janë ulur bashkë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor sot në Durrës, komisioneri Johanes Hahn dha një mesazh të qartë lidhur me integrimin në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij në takimin joformal ai theksoi se tashmë si prioritet kyç është që të krijohet një zonë ekonomike, nga e cila do të nxitet edhe rritja ekonomike. Kjo zonë ekonomike në fakt është krijimi i një ‘Jugosllavie të re’ ku do të bëjë pjesë edhe Shqipëria. Hahn pohoi qartë se integrimi nuk është me një alternative për hyrjen në BE, por është plotësues i dobishëm. “Prioriteti kyç tani është që…
https://www.dailymotion.com/video/x5yafvd Ka nisur në Durrës sesioni i parë i takimit një ditor informal i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mbi thellimin e integrimit rajonal, me fokus ekonominë e tregtinë. Sërish Edi Rama ka përdorur sitilin e tij duke mbathur atlete të bardha. Prej orës 09:40 të mëngjesit delegacionet kanë mbërritur në vendin e takimit. Kemi parë ardhjen e kryeministres së Serbisë Ana Brnabiç, Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç, Kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, Kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviçm. Këtij takimi i…
Thellohet akoma më shumë ideja se ekziston plani për rikthimin e Jugosllavisë së madhe, ku pjesë e saj të jetë edhe Shqipëria. Takimi i parë në Trieste mes kryeministrave të Ballkanit pati si qëllim zgjerimin e bashkëpunimit të shteteve ballkanikë për eurointegrimin dhe rritjen në ekonomi. Pas këtij takimi, vërshuan lumë reagimet se po rikthehet Jugosllavia e madhe, ku Serbia do të forcohej dhe do dominonte tregun në Ballkan, dhe si pasojë do pengonte integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, raportn SotNews. Një takim i tillë i ngjashëm do të zhvillohet sot në Durrës. Ashtu si në takimin e Triestes…

