Komisari Johannes Hahn ka sqaruar pretendimet për krijimin e të ashtuquajturës “Jugosllavia e re”, në formën e një tregu të përbashkët të vendeve ballkanike. Në rrethe të ndryshme mediatike kjo është parë si alternativë për integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian. Por, Hahn e mohoi një gjë të tillë gjatë takimit në Durrës.
“Integrimi ekonomik rajonal nuk është dhe nuk duhet të shihet si alternativë për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por si plotësim i dobishëm në interes së të gjithëve. Krijimi i zonës ekonomike rajonale e cila do ta nxisë rritjen ekonomike dhe do të krijojë vende të reja të punës, është prioritet kyç për vendet e rajonit”, theksoi eurokomisari Hahn.

