Thellohet akoma më shumë ideja se ekziston plani për rikthimin e Jugosllavisë së madhe, ku pjesë e saj të jetë edhe Shqipëria. Takimi i parë në Trieste mes kryeministrave të Ballkanit pati si qëllim zgjerimin e bashkëpunimit të shteteve ballkanikë për eurointegrimin dhe rritjen në ekonomi. Pas këtij takimi, vërshuan lumë reagimet se po rikthehet Jugosllavia e madhe, ku Serbia do të forcohej dhe do dominonte tregun në Ballkan, dhe si pasojë do pengonte integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, raportn SotNews.
Një takim i tillë i ngjashëm do të zhvillohet sot në Durrës. Ashtu si në takimin e Triestes do të zhvillohet sot në Durrës takimi jozyrtar i kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Evropian ka zbardhur detaje rreth asaj çfarë do të diskutohet në këtë samit. BE njoftoi se pjesë e këtij takimi do të jetë komisioneri Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ndërsa theksoi se fokusi i takimit do të jetë nxitja e zbatimit të angazhimeve të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017, veçanërisht të planit të veprimit për thellimin e integrimit ekonomik rajonal. “Johannes Hahn, Komisioner për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit do të udhëtojë për në Durrës, Shqipëri, të shtunën më 26 gusht, për të marrë pjesë në takimin jozyrtar të kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Fokusi i takimit do të jetë nxitja e zbatimit të angazhimeve të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017, veçanërisht të planit të veprimit për thellimin e integrimit ekonomik rajonal. Zona Ekonomike Rajonale e vendosur në Samitin e Triestes do të sigurojë mundësi të reja si për bizneset ashtu dhe për qytetarët, si dhe do të forcojë zhvillimin dhe vendet e punës. Hapat e tjerë konkrete përfshijnë njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale, identifikimin dhe eliminimin e burokracisë dhe barrierave rregullatore që pengojnë tregtinë dhe investimet në rajon duke krijuar një dialog rajonal mbi transformimin digjital, si dhe hapja e negociatave për një mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, thuhet në deklaratën e Bashkimit Europian.
Nga ana tjetër, BE nënvizoi Komisioni Evropian mbështet fuqimisht bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor si një pjesë përbërëse të perspektivës së tij për anëtarësim në BE. “Komisioni Evropian mbështet fuqimisht bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor si një pjesë përbërëse të perspektivës së tij për anëtarësim në BE, përmes investimeve të konsiderueshme në ndërlidhjen e infrastrukturës, ekonomive dhe njerëzve me vetë rajonin, si dhe mes rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”, shkruhet në deklaratë. Bëjmë me dije se bisedimet e sotme një ditore zhvillohen në kulmin e tensioneve politike Serbi-Maqedoni. Ndërsa nga ky takim pritet të përcillen dhe mesazhe për sheshimin e mosmarrëveshjeve dhe thellimin e bashkëpunimeve mes dy vendeve.