Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në një ceremoni solemne ndau mirënjohje për minatorët më të mire në vend. Mirënjohjet u ndanë në eventin e organizuar nga Ministria e Ekonomisë për nder të Ditës së Minatorëve 28 Gushti. Ministri Bekteshi në paraqitjen e tij para minatorëve tha se sektori i burimeve minerale është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe se numëron mbi 10.000 të punësuar. “Minatorët përfaqësojnë resurs të çmuar njerëzor, dhe ne jemi të detyruar që tu sigurojmë kushte më të mira për punë në mënyrë që të shpërblejmë ata për përkushtimin e tyre profesional dhe përgjegjësinë…
Author: almakos
Partitë kanë hyrë në fazën e fundit të përzgjedhjes së kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Në disa komuna tanimë kandidatët e disa partive janë thuajse të sigurt, ndërsa në shumë komuna partitë kanë ende problem në përzgjedhjen e kandidatëve. Edhe në këto zgjedhje situata më e tensionuar duket në BDI. Nga kjo parti deri më tani kanë zgjedhur vetëm kandidatin për Komunën e Kërçovës ku në garë mbetet kryetari aktual Fatmir Dehari. Në Komunën e Çairit asnjë nga emrat e shumë përfolur nëpër media duket që nuk do të merr përsipër garën…
Zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës Visar Ganiu zhvilloi takim pune me drejtorin e Agjencionit për arsim europian dhe mobilitet, Darko Dimitrov. Në kuadër të këtij takimi, u diskutua implementimi i programit ERAZMUS+ si dhe iniciativa të tjera të cilat janë në kompetenca të këtij Agjencioni. Poashtu, në këtë takim, u shqyrtuan edhe mundësitë të cilat u ofrohen istitucioneve të arsimit të lartë në Programin ERAZMUS+. Vlen të theksohet se Universitetit të Tetovës i janë ndarë grante që tejkalonë shumën prej 250.000 eurove dhe do të implementohen gjatë dy viteve të ardhëshme. Këto grante do të mundësojnë studentëve dhe stafit…
Me kthimin e tarifës së lirë ditore të rrymës, Qeveria i plotëson premtimet dhe reformat e projektuara, por edhe e korrigjon padrejtësinë që pushteti paraprak i VMRO-DPMNE-së ua ka bërë pikërisht kategorive më të cenueshme të qytetarëve, kumtoi sot LSDM-ja. “Përfundoi koha kur paratë e qytetarëve janë keqpërdorur në tendere milionëshe kriminele dhe përmes shpenzimeve joproduktive të kompanive shtetërore ELEM dhe MEPSO përfunduan në llogaritë e biznes partnerëve të pushtetit paraprak të kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja”, tha deputeti Jovan Mitreski në konferencë për shtyp. Ai përkujtoi se masa parasheh që nga tetori qytetarët e Republikës së Maqedonisë çdo ditë pune të…
Qyteti i Shkupit informon qytetarët se spërkatja e katërt kundër mushkonjave në rajonin e bashkisë do të realizohet në periudhën prej 28.08.2017 deri 02.09.2017 (nga e hëna deri të shtunën), në periudhë prej orës 23 deri 4 të mëngjesit. Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë përfundimin e dezinsektimit, ajo do të realizohet menjëherë ditën e ardhshme kur kushtet atmosferike do të jenë të përshtatshme. Bashkia e Shkupit informon bletarët që në kohë të marrin masa për mbrojtje të bletëve të tyre.
Policia e Kërçovës ngriti padi penale kundër S.R. (73) nga fshati Greshnicë për shkak të ekzistimit të bazës për dyshim për vepër të kryer penale “tentim për vrasje”. MPB kumtoi se më 17 gusht rreth orës 8:00 në fshatin Greshnicë, në oborrin e tij me thikë në bark i ka shkaktuar lëndim vëllait Q.R. (80). Në ngjarjen i ka paraprirë zënkë mes vëllezërve.
Me solemnitet ushtarak sot në kazermën “Kuzman Josifovski Pitu” në Tetovë u shënua 27 gushti – Dita e Batalionit të tretë të mekanizuar këmbësorik (3 bmk). Kjo ditë me vendim të presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe komandantit suprem të forcave të armatosura Gjorge Ivanov është caktuar si ditë e këtij njësiti në përkujtim të formimit të brigadës më 27 gusht të vitit 1944 në Breznicë. Në emër të Brigadës së parë të menakizuar këmbësorike në përbërje të së cilit vepron 3bmk të pranishmëve iu drejtua komandanti i saj koloneli Zoran Milevski. Në kuadër të shënimit të Ditës së njësitit…
25 August Qeveria e Maqedonisë qëndrimin e saj ndaj anëtarësimit të Kosovës në UNESCO duhet ta bazojë në interesin e qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë. Kështu shprehet analisti Ismet Ramadani sipas të cilit Maqedonia duhet orientuar në bazë të politikave ndërkombëtare. Ramadani konsideron se Qeveria e Maqedonisë duhet të vazhdojë rrugën e rindërtimit të fqinjësisë së mirë, me të gjithë, përfshi edhe Kosovën. Kryeministri ka një alibi plus për të mbështetur Kosovës, pasi ka një numër të madh të shqiptarëve në Maqedoni, për të cilët duhet të ketë kujdes pasi ata janë qytetarë që i përfaqëson si Kryeministër. Mendoj se Zoran…
Javën tjetër pritet që të dalë raporti e komisionit për mbikqyrje profesionale që do ta shqyrtojë rastin me tre foshnjet e vdekura, me qëllim të vërtetimit nëse trajtimi i foshnjave dhe nënës është bazuar në përputhshmëri me protokollet dhe mjeksinë e bazuar në argumente. Kështu informojnë nga Minisistria e Shëndetësissë, nga ku thonë se javën e ardhshme, lidhur me këtë rast, priten poashtu edhe rezultatet e autopsisë nga mjeksia ligjore. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, ka bërë të ditur se komisioni është formuar menjëherë pasi është konstatuar vdekja e foshnjeve, dhe në rast se raporti nga ky komision konstaton parregullsi…
Procedura për zgjedhjen e prokurorit të ri publik është në rrjedh e sipër. Partitë në pushtet thonë se prioritet mbetet zgjedhja e një prokurori të pavarur dhe i aftë të përballen me sfidat në gjyqësor. Kështu ka deklaruar zv/kryeministri Bujar Osmani i pyetur nëse BDI-ja insiston në zgjedhjen e një prokurori shqiptar. Osmani tha se subjekti të cilit i takon është angazhuar dhe do të angazhohet për përfaqësim të drejt të shqiptarëve në të gjitha instancat gjyqësore.
25 August Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, dhe ai i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në këto komente pritet të dalin para mediave pas takimit në Nish në përpjekje për zgjidhjen e çështjeve kontestuese ndërmjet dy vendeve fqinje, pas tensioneve diplomatike, që çuan Beogradin të tërheq personelin diplomatik nga Ambasada e Serbisë në Shkup. Marrëveshja për takimin e sotëm u arrit gjatë një bisede telefonike të dy ministrave, por edhe bisedës që patën të martën kryeministri Zoran Zaev me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Pas kësaj bisede, Ministria e jashtme e Serbisë ka njoftuar se të dy palët “do t’i zgjidhin…
25 August Struganët dhe turistët netët edhe më tej i kalojnë pa ujë të pijshëm për shkak se ndërmarrja publike Proakva zbaton ndërprerje prej orës 12 në mesnatë deri në pesë të mëngjesit. Qyteti edhe më tej ka probleme serioze me mungesën e ujit të pijshëm për shkak se burimet në Shum dhe Belicë të Epërme ende janë shumë larg kapacitetit të zakonshëm. “Edhe Drinin ta lëshojnë në Llabunishtë përsëri nuk do të ketë ujë, sepse e keqpërdorin.” “Ka shumë probleme me ujin. Ka dhe nuk ka. Në mëngjes ka dhe më pas menjëherë ndërpritet. Nuk mundet në gjithë këtë…

