Author: almakos

Këshilli për Verifikimin e Fakteve dhe Ngritjen e Procedurave për Mbajtje të Përgjegjësisë për Gjykatësit, sot mbajti seancë në të cilën u rishikua raporti i dorëzuar nga anëtarë të Shoqatës për Hulumtim, Analizë dhe Zhvillim “Zelena Lupa”, që ka të bëjë me parregullësi nga ana e gjykatësve të cilët kanë vendosur për të akuzuarit në rastet e PSP-së “Target” dhe “Fortesa”. Këshilli njoftoi opinionin se në marrjen e vendimit kanë marrë pjesë gjykatës nga Gjykata Themelore Shkupi 1, Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Mbi bazën e raportit Këshilli solli vendim që raporti të pranohet dhe…

Lexo më Shumë

Nuk duhet që të lëshojmë asnjë euro nga mjetet IPA, paratë duhet t’i përdorim për evropeizimin e shtetit, ndërsa procesi duhet që të jetë transparent në tërësi, theksoi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Sipas tij, këmbënguljet e Qeverisë janë nga Programi aktual IPA 2 të tërhiqen të paktën 90 për qind. Para fillimit të tribunës për shfrytëzimin e IPA mjeteve, Osmani paralajmëroi përgatitjen e master planit që do të përcaktojë dobësitë, por edhe do të parashikojë masa për tërheqjen maksimale të parave evropiane. “Opinioni deri tani nuk ishte tërësisht i informuar për IPA-në dhe për këtë arsye prioriteti…

Lexo më Shumë

– Ministria e Transportit dhe Lidhjeve me nismën e ministrit Sugarevski, drejtorit Tunxhev tha se punon në adaptimin e sportelit elektronik i cili duhet të mundësojë realizimin e kësaj mase. “Kjo do të thotë se në rast kur nga Agjencia e Kadastrave të Patundshmërive është refuzuar lënda për çfarëdo arsye, gjatë parashtrimit të sërishëm të së njëjtës për këtë lëndë qytetarët nuk do të paguajnë asnjë kompensim”, tha Tunxhev. Ai paralajmëroi ulje edhe në segmentin e shfrytëzimit të të dhënave nga Agjencia e Kadastrave, si dhe kompensimin të cilin qytetarët e paguajnë gjatë regjistrimit të të drejtave të caktuara. Lidhur…

Lexo më Shumë

Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, sot ndau çmimin “Stojan Hristov” në manifestimin “Matine” i cili u mbajt para oborrit të manastirit “Shën Maria” në Kalishtë, e cila mbahet në suaza të programit të “Mbrëmjeve strugane të poezisë”. Ministri Ademi, poetes nga Sidnej – Australi, Zhaklina Mihajlova i ndau çmimin “Stojan Hristov” për përmbledhjen me poezi “Ruen”. Me rëndësi të jashtëzakonshme është ndarja e çmimit për poeten Mihajlova, e cila që në vitet e 90-ta jeton, punon dhe krijon në Sidnej të Australisë, sepse me këtë çmim nxitet fryma krijuese për krijimtari të…

Lexo më Shumë

25 August Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov mbrëmë në twitter dhe në facebookun e tij shkroi se asnjë nga bashkëbiseduesit me të cilët deri tani ka pasur takime, nuk kërkoi që Maqedonia të jetë vend destinacioni për refugjatët. “Pata qindra takime nga 1 korriku e këtej. Asnjë prej bashkëbiseduesve nuk kërkoi që Maqedonia të jetë vend destinacioni për refugjatët. Fakt”, shkruhet në twittin dhe postimin e Dimitrov. Ministria shtoi se nevoja që të përhapet frikë rrjedh nga frika individuale – nga përgjegjësia.

Lexo më Shumë

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian dhe anëtar i Delegacionit për zbatimin e Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim të Serbisë, Ivo Vajgëll, paralajmëroi se tensionet e Ballkanit i shkaktojnë dëm rajonit dhe perspektivës në procesin e zgjerimit të BE-së. “Në këtë moment, në shumë vende anëtare, mund të shohim rritje të mëdyshjes kur bëhet fjalë për procesin e zgjerimit dhe fokusimit të konsolidimit të Unionit, e cila është goditur nga Bregziti, kriza financiare dhe e refugjatëve. Diçka më joproduktive që mund vendet-anëtare të bëjnë është t’i rrisin tensionet mes vete dhe të kthehen ndaj mosdurimit tradicional të bazuar në çështjet…

Lexo më Shumë

Vizita e ministrit grek të Punëve të Jashtme Nikos Koxias në Shkup në fund të muajit do të jetë mundësi të këmbehen mendime për ngjarjet e fundit në rajon, por edhe më shumë të promovohet bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve dhe ndërtim të klimës së besimit. Këtë e thonë burimet diplomatike greke të cilët përsërisin se diplomati grek me automobil do të udhëtojë nga Selaniku për në Shkup sepse nuk ka fluturime ajrore ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë për shkak të emrit të aeroportit të Shkupit – “Aleksandri i Madh”. Gjatë qëndrimit në Shkup, Koxias do të ketë takim dhe drekë pune…

Lexo më Shumë

Me rastin e 107 vjetorit të lindjes së nobelistes shqiptare nga Shkupi, Shën Tereza, do të mbahen disa aktivitete kulturore në qytetin e saj të lindjes, Shkup dhe në Prishtinë. Siç njofton ITSHKSH-ja, nesër paradite do të vihen kurora lulesh te pllaka përkujtimore – në vendin ku ka qenë shtëpia e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut, në Sheshin e Shkupit. Po nesër në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve – Shkup, në bashkëpunim me Institutin e Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë dhe Kryeipeshkvinë e Kishës Katolike të Kosovës, do të hapin…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov rrjetet sociale Twitter dhe në Facebook shkroi se asnjë nga bashkëbiseduesit me të cilët deri tani ka pasur takime, nuk kërkoi që Maqedonia të jetë vend destinacioni për refugjatët. “Pata qindra takime nga 1 korriku e këtej. Asnjë prej bashkëbiseduesve nuk kërkoi që Maqedonia të jetë vend destinacioni për refugjatët. Fakt”, shkruhet në twittin dhe postimin e Dimitrov. Ministria shtoi se nevoja që të përhapet frikë rrjedh nga frika individuale – nga përgjegjësia./SHENJA/

Lexo më Shumë

Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Raportuesi i PE për Serbinë, David McAlister, tha se Brukseli ishte i befasuar nga mosmarrëveshja midis Serbisë dhe Maqedonisë. Ai ka shtuar se janë të kënaqur që zyrtarët nga të dyja vendet kanë mundësuar që deri tek zgjidhja të vie përmes një dialogu diplomatik pa eskalime. Sipas tij, më e rëndësishme që në nivel politik ekziston një proces i përhershëm i dialogut midis kryeqyteteve të këtyre vendeve.

Lexo më Shumë

Pesë rrëshqitëse të reja të adaptuara, kolovajzë dhe rekuizita për stërvitje do të vendosen në pesë kënde lojërash ekzistuese për fëmijë në territorin e Komunës Qendër. Adaptimi nënkupton formimin e hapësirës me rekuizita të cilat do të ishin të qasshme edhe për fëmijët me invaliditet, që do t’u mundësojë sigurt të luajnë, të socializohen dhe do t’u mundësojë mjedis stimulues për rritje dhe zhvillim të drejtë. Realizimi i këtij projekti, i cili është në interes të fëmijëve me aftësi të kufizuara, është i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në partneritet me Lidhjen kombëtare të personave me invaliditet trupor në…

Lexo më Shumë

25 August Në seancën e 12-të parlamentare të planifikuar për 4 shtator, deputetët do të diskutojë propozimin për zgjedhjen e Prokurorit Publik të Maqedonisë. Propozimin në Kuvend e parashtroi Qeveria pas seancës të martën. Qeveria i propozon Kuvendit emërimin e prokurorit të ri duke pasur parasysh shkarkimin e Marko Zvërleskit më 17 gusht. Sipas Nenit 41 të Ligjit për Prokurorinë Publike, Kuvendi me propozimin e Qeverisë e shpall emërimin e Prokurorit Publik të Republikës në “Gazetën Zyrtare” dhe në të paktën dy gazeta ditore nga të cilat një prej gazetave të botuara në gjuhën flitet nga së paku 20 për…

Lexo më Shumë