– Ministria e Transportit dhe Lidhjeve me nismën e ministrit Sugarevski, drejtorit Tunxhev tha se punon në adaptimin e sportelit elektronik i cili duhet të mundësojë realizimin e kësaj mase. “Kjo do të thotë se në rast kur nga Agjencia e Kadastrave të Patundshmërive është refuzuar lënda për çfarëdo arsye, gjatë parashtrimit të sërishëm të së njëjtës për këtë lëndë qytetarët nuk do të paguajnë asnjë kompensim”, tha Tunxhev. Ai paralajmëroi ulje edhe në segmentin e shfrytëzimit të të dhënave nga Agjencia e Kadastrave, si dhe kompensimin të cilin qytetarët e paguajnë gjatë regjistrimit të të drejtave të caktuara. Lidhur me koston e fletë pronësisë, drejtori Tunxhev tha se ende bëhen analiza për çmimet e shpenzimeve dhe pret nga raporti i shërbimeve të shihet kjo si do të pasqyrohet në konstruksionin financiar të kadastrës. Pas analizave të bëra, siç paralajmëroi, do të dalin me informacion nëse do të ketë ulje të çmimit të fletëpronësisë. Ministri Sugareski theksoi se me uljet e tilla të çmimeve të shërbimeve të cilat janë në kompetencë të Agjencisë së Kadastrave përmbushet edhe një premtim i dhënë para qytetarëve. Në takimin e sotëm është konfirmuar se duhet të kthehen edhe një pjesë e autorizimeve që firmat private gjeodezike i kanë pasur paraprakisht lidhur me të drejtën e kryerjes së punëve në terren për nevojat e njësive për vetëqeverisje lokale dhe institucionet e pushtetit qendror të cilat deri tani i ka pasur Agjencia e Kadastrës. Me qasje të tillë, vlerëson ministri Sugareski, do të përshpejtohet dhënia e shërbimeve dhe do të rritet konkurrenca. Në takim është biseduar edhe për çmimin e tregut që i ofrojnë firmat private gjeodezike. “U dakorduam kufiri më i ulët i çmimit të shërbimeve të mbetet i rregulluar si deri tani, ndërsa çmimi më i lartë do të rregullohet në pajtim me kushtet e tregut”, tha ministri Sugareski. Është biseduar edhe për nevojën nga zbutja e politikës ndëshkuese dhe vendosjen e masës paralajmërim.
Data 22.05.2026
Aktuale
- Abdixhiku: Me mua kryeministër, nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës
- Hamza Nuhiu nga Tirana: Kauza e studentëve shqiptarë në RMV është mbarëkombëtare!
- Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër
- Demë Shehu: Neve na vranë e na burgosën kur rezistuam për këto të drejta, sot dalin e protestojnë
- Në Maqedoninë e Veriut kreditë e qytetarëve shënuan rritje për 13.3 përqind
- Bekim Fetaji: Kemi dërguar 55 vërejtje për Ligjin për Arsimin e Lartë, do ta shohim versionin final!
- Bujar Osmani: Sjellja e Ministrit izraelit Gvir ndaj aktivistëve për Gazën është çnjerëzore, Qeveria po hesht
- Gjykata e Lartë pushon çështjen ndaj ish-gjyqtarit të vettingut Ardian Hajdari

