Këshilli për Verifikimin e Fakteve dhe Ngritjen e Procedurave për Mbajtje të Përgjegjësisë për Gjykatësit, sot mbajti seancë në të cilën u rishikua raporti i dorëzuar nga anëtarë të Shoqatës për Hulumtim, Analizë dhe Zhvillim “Zelena Lupa”, që ka të bëjë me parregullësi nga ana e gjykatësve të cilët kanë vendosur për të akuzuarit në rastet e PSP-së “Target” dhe “Fortesa”.
Këshilli njoftoi opinionin se në marrjen e vendimit kanë marrë pjesë gjykatës nga Gjykata Themelore Shkupi 1, Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mbi bazën e raportit Këshilli solli vendim që raporti të pranohet dhe nga radhët e tyre formoi komision për vërtetimin e fakteve në lidhje me raportin e shoqatës.
Komisioni duhet të vërtetojë nëse gjykatësit kanë kryer parregullsi gjatë sjelljes së vendimit të tyre dhe do të përgatisin raport.

