Vizita e ministrit grek të Punëve të Jashtme Nikos Koxias në Shkup në fund të muajit do të jetë mundësi të këmbehen mendime për ngjarjet e fundit në rajon, por edhe më shumë të promovohet bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve dhe ndërtim të klimës së besimit. Këtë e thonë burimet diplomatike greke të cilët përsërisin se diplomati grek me automobil do të udhëtojë nga Selaniku për në Shkup sepse nuk ka fluturime ajrore ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë për shkak të emrit të aeroportit të Shkupit – “Aleksandri i Madh”. Gjatë qëndrimit në Shkup, Koxias do të ketë takim dhe drekë pune me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov, si dhe disa takime me autoritetet e Maqedonisë. Sipas burimeve të njëjta diplomatike, të cilat i transmetojnë mediat greke, temë kryesore në bisedimet e Koxiasit në Shkup do të jetë implementimi dhe zgjerimi i Masave për ndërtimin e besimit me qëllim që të ndihmohet për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Greqia, siç përsërisin përfaqësuesit e MPJ greke “mbetet e përkushtuar në përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke kontribuuar për konsolidimin e kulturës së konsensusit dhe kompromisit me qëllim të stabilitetit brenda në Maqedoni dhe në nivel rajonal.
Data 22.05.2026
Aktuale
- Abdixhiku: Me mua kryeministër, nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës
- Hamza Nuhiu nga Tirana: Kauza e studentëve shqiptarë në RMV është mbarëkombëtare!
- Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër
- Demë Shehu: Neve na vranë e na burgosën kur rezistuam për këto të drejta, sot dalin e protestojnë
- Në Maqedoninë e Veriut kreditë e qytetarëve shënuan rritje për 13.3 përqind
- Bekim Fetaji: Kemi dërguar 55 vërejtje për Ligjin për Arsimin e Lartë, do ta shohim versionin final!
- Bujar Osmani: Sjellja e Ministrit izraelit Gvir ndaj aktivistëve për Gazën është çnjerëzore, Qeveria po hesht
- Gjykata e Lartë pushon çështjen ndaj ish-gjyqtarit të vettingut Ardian Hajdari

