Author: almakos

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë pasdite konfirmoi se nesër shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov do të ketë takim me kolegun e tij serb Ivica Daçiq në Nish. Siç kumtoi MPJ-ja, takimi është caktuar për në orën 15:00, ndërsa pas përfundimit të tij është paraparë konferencë e përbashkët për shtyp e dy ministrave.

Lexo më Shumë

24 August Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian dhe anëtar i Delegacionit për zbatimin e Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim të Serbisë, Ivo Vajgëll, sot paralajmëroi se tensionet e Ballkanit i shkaktojnë dëm rajonit dhe perspektivës në procesin e zgjerimit të BE-së. “Në këtë moment, në shumë vende anëtare, mund të shohim rritje të mëdyshjes kur bëhet fjalë për procesin e zgjerimit dhe fokusimit të konsolidimit të Unionit, e cila është goditur nga Bregziti, kriza financiare dhe e refugjatëve. Diçka më joproduktive që mund vendet-anëtare të bëjnë është t’i rrisin tensionet mes vete dhe të kthehen ndaj mosdurimit tradicional të…

Lexo më Shumë

Të gjithë dibranët kanë ngritur zërin, shekuj më parë, por edhe sot, për zhbërjen e kufirit mes Dibrës së Madhe dhe Dibrës së vogël, që sot njëra është në Maqedoni, e tjetra në Shqipëri. Vendosja e kufirit mes një qytetit, me histori të bujshme, mbetet plagë për shumë dibranë, që u ndanë nga prindërit, motrat, vëllezërit, pra gjaku e fisi. Përpjekjet për të rrëzuar këtë kufi kanë qenë shumë, që nga koha e rilindasve tanë, dikush me pushkë e dikush me armë të tjera, si fjala dhe mendimi i thukët. Ndërsa, sot akoma ekziston ky kufi. Në një prononcim për…

Lexo më Shumë

Përfundon çështja e hapur vitin e kaluar me iniciativën e ambasadores së Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, ndaj një personi me nënshtetësi maqedonase dhe turke, me arsyen se vitin e kaluar kishte kryer veprime fyese kundër Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA). Gjykata Themelore e Shkupit ka shpallur fajtor E. A i cili nëpërmjet medias sociale ka përdorur shprehje që dëmtojnë reputacionin e Turqisë dhe Presidentit Erdoğan. Në vendimin për personin në fjalë thuhet se ai në vitin 2016 në median sociale ka “përdorur shprehje fyese ndaj liderit të një vendi të huaj.” E.A. i…

Lexo më Shumë

Ministria e Vetëqeverisjes lokale dhe zyra e UNDP-së në Maqedoni kanë filluar sot debatin e parë publik në kuadër të iniciativës për rikthimin e bashkësive lokale, si një potencial për forcimin e vetëqeverisjes lokale. Zëvendës ministri i pushtetit lokal tha se kjo ide është diskutuar edhe në Qeveri dhe në fazën e parë bëhen vlerësimet e mundësive dhe nevojave, si dhe do të meren mendimet e të gjitha palëve. DEJAN PAVLEVSKI, ZËVENDËS MINISTËR I VETËQEVERISJES LOKALE ‘Pritjet janë se do të ketë interesim të madh për këtë çështje, sidomos nëpër fshatrat, ku funksionimi I bashkësive lokale është e rëndësisë së…

Lexo më Shumë

“Raste më të shpeshta për të cilët qytetarët e Maqedonisë  kanë qenë të diskriminuar janë për shkak të përkatësisë etnike, politike, statusit shëndetësor, gjinisë dhe invaliditetit”, tregon raport vjetor i Komitetit të Helsinkit  për të drejtat e njeriut për diskriminim për vitin 2016.  Sipas të dhënave më së shumti qytetarët janë të diskriminuara në marrëdhëniet e punës, shëndetësi, arsim dhe qasje deri te shërbimet. Raporti,  i paraqet të dhënat e grumbulluara nga shoqatat qytetare dhe institucionet në fushat diskriminimit për vitin e kaluar. KOMITETI I HELSINKIT “Në ngritjen e vetëdijes për ekzistimin e diskriminimit më aktive janë shoqatat qytetare, ndërkaq…

Lexo më Shumë

Marrëdhëniet e Shkupit dhe Beogradit po i kthehen normalitetit, stafi i ambasadës serbe sot është kthyer në Shkup, ndërkaq situata e ndodhur pas tërheqjes vikendin e kaluar, do të jetë temë e takimit të ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Serbisë, Nikolla Dimitrov dhe Ivica Daçiq, të cilën e kanë paralajmëruar për ditën e nesërme. Sipas kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, problemet janë zgjidhur nëpërmjet fjalës së mirë dhe miqësisë së sinqertë mes të dyja vendeve. ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË “Gjithçka që patëm për të njoftuar e thamë përmes njoftimit, përmes deklaratave të ministrit të jashtëm, zëvendës kryeministrit për…

Lexo më Shumë

Një paciente e pranuar me dhimbje në abdomen, një prerje cezarianë në javën e 27 të shtatëzanisë, tre foshnje të posalindura që humbën jetën dhe disa rrethana të panjohura rreth gjithë kësaj ngjarjeje. I shokuar për atë që ka ndodhur me tre foshnjet e tij dhe i shqetësuar për shëndetin e bashkëshortes që akoma ndodhet në spital, prindi i foshnjeve edhe sot nuk pranoi të prononcohet për kamerën tonë lidhur me këtë  çështje. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për pacienten me inicialet I.M, e cila është pranuar në spital më 21 gusht, në klinikën për…

Lexo më Shumë

Këshilli i Prokurorëve anuloi seancën e sotme, në të cilën do duhej të zgjidhej ushtruesi i detyrës prokuror publik i Republikës së Maqedonisë, në vendin e Marko Zvërlevskit, të cilin Kuvendi e shkarkoi nga detyra sot një javë. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski bëri të ditur se shkak për anulimin e seancës ishte mungesa e kuorumit, ndërkaq  zgjedhja e Prokurorit të përkohshëm, sqaroi ai, do të jetë nga radhët e Prokurorisë Shtetërore. PETAR ANEVSKI, KRYETARI I KËSHILLIT TË PROKURORËVE “Seanca e sotme është anuluar për më 29 gusht, të martën, në të cilën Këshilli i Prokurorëve do ta…

Lexo më Shumë

Ka filluar procesi i mbledhjes së nënshkrimeve për kandidatë të pavarur për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunal. Nga Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve informojnë se deri më tani ka arritur në shtatë numri i kandidatëve të pavarur që mbledhin nënshkrime për kryetarë komunash, ndërkaq asnjëri nga ata nuk është shqiptarë. Bëhet fjalë për kandidatë të pavarur në komunën e  Vevçanit, Gazi Babës, Kumanovës, Ohrit, Radovishit dhe Strugës. KANDIDATË TË PAVARUR PËR KRYETARË TË KOMUNAVE -Vevçan                                                                                                             1 -Gazi Babë                                              …

Lexo më Shumë

Institucionet me rezultate të ndryshme për helmimet e fundit me ushqim në Shkup. Sipas Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari në lokalin e njohur të Shkupit për ushqim të shpejtë ”Sedmica”, nuk janë gjetur kurrfarë parregullsish. Nga Inspektorati shtetëror fitosanitar thonë qe tek të gjithë pacientët që kanë ngrënë në ”Sedmica”, e më pas kanë përfunduar në spital, është gjetur salmonelë. Nga lokali ”Sedmica” janë marrë mostra prej artikujve dhe në bazë të hetimeve epidemiologjike që janë bërë tek pacientët dhe sipas hetimeve mikrobiale në përputhje me rregulloren nuk janë gjetur rezultate pozitive të baketrieve ose shkaktarë sëmundjesh, por rezultati negativ…

Lexo më Shumë

Në vend që të zgjidhet, problemi me deponinë e Strugës edhe më shumë thellohet. Edhe këto ditë sasi të mëdha të mbeturinave grumbullohen në lokacionin ekzistues. Nuk ka asgjë nga paralajmërimet se mbeturinat e Strugës do të barten në deponinë e Shkupit Drislla. Struganët kërkojnë që tu vihet fund manipulimeve.  Rrjedhja e gjërave nuk premton se diçka seriozes po ndodhë. Jo vetëm se struganët janë të shqetësuar por edhe unë si shkupjan që 25 vjet jam këtu dhe kam banesën time- thotë një qytetar. Kryetari i Strugës, Mustafa Zabzun, sot nuk ishte i kapshëm për komente për atë se kur…

Lexo më Shumë