Këshilli i Prokurorëve anuloi seancën e sotme, në të cilën do duhej të zgjidhej ushtruesi i detyrës prokuror publik i Republikës së Maqedonisë, në vendin e Marko Zvërlevskit, të cilin Kuvendi e shkarkoi nga detyra sot një javë. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski bëri të ditur se shkak për anulimin e seancës ishte mungesa e kuorumit, ndërkaq zgjedhja e Prokurorit të përkohshëm, sqaroi ai, do të jetë nga radhët e Prokurorisë Shtetërore.
PETAR ANEVSKI, KRYETARI I KËSHILLIT TË PROKURORËVE
“Seanca e sotme është anuluar për më 29 gusht, të martën, në të cilën Këshilli i Prokurorëve do ta caktoj Prokurorin Publik, i cili do të bartë funksionin e Prokurorit Publik, deri në zgjedhjen, ose emërimin e Prokurorit Publik të RM-së. Ai do të zgjidhet vetëm nga Prokurorët e tanishëm, të cilët janë të zgjedhur në Prokurorinë Shtetërore të RM-së”.
Anevski njoftoi se janë 8 kandidatë për ushtrues detyre të prokurorit, por përjashtoi mundësinë që prokurorja Gordana Geshkovska, të jetë zëvendëse e Zvërlevskit, deri në zgjedhjen e Prokurorit të ri Publik.
Përndryshe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur para dy ditëve i propozoi Kuvendit ta fillojë procedurën për zgjedhjen e prokurorit publik të ri shtetëror. Emërimi i Prokurorit Publik të ri, në Kuved do të jetë në seancën e caktuar për më 4 shtator.
Në pajtim me nenin 41 nga Ligji për prokurorinë publike, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me propozim të Qeverisë, e shpall emërimin e prokurorit publik të RM-së në “Gazetë zyrtare e Republikës së Maqedonisë” dhe të paktën në dy gazeta, njëra në gjuhën maqedonase, ndërsa njëra duhet të jetë në gjuhën që e flasin të paktën 20 për qind nga qytetarët. Afati për paraqitje të kandidatëve është 15 ditë nga publikimi i shpalljes në “Gazetën zyrtare”. Këshilli i prokurorëve publikë, megjithatë, ka afat prej 15-të ditëve nga dita e pranimit të dokumenteve të jep mendim pozitiv ose negativ për të gjithë kandidatët e paraqitur.
Për Prokuror mund të emërohet personi i cili i plotëson kushtet e parapara sipas Ligjit të Prokurorisë edhe atë: të jetë shtetas i RM-së, ta zotëroj në mënyrë të përkryer gjuhën maqedonase dhe të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore, të ketë diplomë si avokat i diplomuar në RM, ose diplomë të verifikuar prej jashtë vendit, ta ketë kaluar provimin e jurispondencës në RM, si dhe të ketë përvojë pune prej së paku tetë vite me rezultate të vërtetuara nga puna ligjore pas kalimit të provimit jurispondencës, të ketë qenë profesor i rregullt, ose jo i rregullt që ka ligjëruar për më shumë se 10 vite lëndë juridike. Mandati i prokurorit publik shtetëror është gjashtë vite me të drejtë të emërimit të sërishëm. Emine Ismaili
Nuk kishte kuorom për kryeprokurorin (VIDEO) by tvshenjaofficial

