Ka filluar procesi i mbledhjes së nënshkrimeve për kandidatë të pavarur për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunal. Nga Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve informojnë se deri më tani ka arritur në shtatë numri i kandidatëve të pavarur që mbledhin nënshkrime për kryetarë komunash, ndërkaq asnjëri nga ata nuk është shqiptarë. Bëhet fjalë për kandidatë të pavarur në komunën e Vevçanit, Gazi Babës, Kumanovës, Ohrit, Radovishit dhe Strugës.
KANDIDATË TË PAVARUR PËR KRYETARË TË KOMUNAVE
-Vevçan 1
-Gazi Babë 1
-Kumanovë 1
-Ohër 1
-Radovish 1
-Strugë 1
Ndërkaq deri më tani haset interes më i lartë i kandidatëve të pavarur për këshilla komunal të cilët kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve. Edhe atë nga një në Manastir, Debarce, Krivogashtani, Ohër, Radovish, dhe shtatë në Makedonski Brod.
KANDIDATË TË PAVARUR PËR KËSHILLTARË KOMUNAL
-Manastir 1
-Debarce 1
-Krivogashtani 1
-Makedonski Brod 7
-Ohër 1
-Radovish 1
Por, edhe këtu deri më tani nuk bën pjesë asnjë shqiptar, ndërsa afati i fundit për mbledhjen e nënshkrimeve është 4 shtatori. Ajnur Bafqari
Asnjë kandidat i pavarur shqiptar për komunat… by tvshenjaofficial

