Ministria e shëndetësisë hedh poshtë pretendimet e një ditë më parë të familjarëve të trinjakëve të cilët ndërruan jetë në Klinikën për gjinekologji në Shkup, se foshnjat kanë ndërruar jetë si pasojë e mungesës së inkubatorëve. Nga Ministria e Shëndetësisë shpjegojnë se nëna e trineqëve ka pasur komplikime shëndetësore që më herët, ku edhe ka qenë tre herë e shtruar në spitalin e Tetovës. Ajo gjithashtu ka vuajtur nga diabeti dhe hipertensioni, të cilat kanë rrezikuar edhe më shumë shtatzëninë e saj.Ministri Taravarai ka takuar familjarët dhe stafin përgjegjës të Klinikës në fjalë, për t’i sqaruar dilemat. Në komunikatën e…
Author: almakos
Ashtu siç u paralajmërua ditë më parë, sot ka filluar kthimi i personelit të ambasadës serbe në Shkup, që u tërhoq ditë më parë nga Beogradi zyrtar. Megjithatë shefja e delegacionit, ambasadorja serbe Dushanka Divjak do të kthehet më 31 gusht, pas çka një ditë më vonë, më 1 shtator do të takohet me kryeministrin, Zoran Zaev. Para ambasadës së Serbisë në Shkup situata momentale është normale. Gjithsesi sipas informacioneve që kemi ka nisur kthimi i personelit diplomatic nga Beogradi. Jozyrtarisht mësohet se brenda objektit të ambasadës ndodhen tre pjesëtarë të personelit diplomatic dhe pritet që pjesëtarët tjerë të kthehen…
Në prag të mbajtjes së zgjedhjeve lokale, partitë po grumbullojnë emrat e kandidatëve për kryetar komunash. BDI në komunën e Çairit do të kandidojë me zv/ministrin për Arsim Visar Ganiu, ndërkaq gjatë mbrëmjes së djeshme kjo parti vendosi që të mos përkrah kandidatin e pavarur për komunën e Kërçovës, duke nominuar edhe për një mandat kryetarin aktual të Kërçovës, Fatmir Dehari. Sipas informatave të ALSAT, BDI në komunën e Tetovës do të garojë përsëri me Teuta Arifin ndërkaq në Gostivar me Nevzat Bejtën. Mendoj që kemi bë një përzgjedhje të shkëlqyeshme me profesor-doktor Visar Ganiu i cili deri më tani…
Kreu i Qeverisë, Zoran Zaev ka folur pak për krizën me Serbinë, kur është pyetur sot nga gazetarët gjatë konferencës për gazetarë. “Gjithçka që patëm për të njoftuar e thamë përmes njoftimit, përmes deklaratave të ministrit të jashtëm, zëvendëskryeministrit për Euro- integrime. Unë mund vetëm të shtoj se fjala e mirë dhe miqësia e sinqertë i zgjedhin problemet”, ka thënë Zaev. E pikërisht, sot në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur me ton pajtues. Ai i ka propozuar Zaevit mbajtjen e një seance të përbashkët qeveritare ndërmjet qeverive të Maqedonisë dhe Serbisë.
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot realizoi takim lamtumire me ambasadoren e Egjiptit në Republikën e Maqedonisë me seli në Sofje, Manal Jehia El Shinavi. Ministri Dimitrov, siç kumtoi MPJ, ka shfaqur falënderim dhe mirënjohje për kontributin e ambasadores në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të saj në Maqedoni. Dimitrov ka theksuar se kultivimi i dialogut politik dhe zhvillimi i bashkëpunimit gjithpërfshirës me Egjiptin është në interes për Republikën e Maqedonisë. Në atë drejtim në takim janë këmbyer mendime rreth mundësive për avancim të mëtejshëm të marrëdhënieve, përfundimin e nismave të filluara dhe hapjen e të tjerave…
Nga tetori fillon tarifa e lirë e rrymës, masë të cilën e premtoi Qeveria para zgjedhjeve, kumtoi sot kryeministri Zoran Zaev. Në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeverinë në të cilën marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i çështjeve ekonomike Koço Angjushev, si dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Zaev tha se rrymë të lirë do të ketë çdo ditë pune dhe të shtunën nga ora 14:00 deri në orën 16:00, si dhe nga ora 22:00 deri në orën 7:00 të mëngjesit, ndërsa të dielën mbetet praktika e deritanishme, rrymë të lirë të ketë tërë ditën. “Realizojmë edhe një premtim të…
“Unë nuk jam personi përgjegjës i cili jep miratim për qëndrim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, e as cilitdo organi tjetër të drejtorisë shtetërore”, theksoi në një deklaratë për MIA-n, Sinisha Aleksoski, këshilltar për sigurinë kombëtare të presidentit të Republikës së Maqedonisë, të cilin zbuluesi serb Goran Zhivaljeviq e theksoi si person i cili i ka dhënë leje të jetë në Parlamentin e Maqedonisë gjatë dhunës së 27 prillit të këtij viti. Ai tha se këtë e ka bërë që përmes tij të sigurojë alibi dhe ta arsyetojë sjelljen e tij të paautorizuar dhe joprofesionale, kundrejt ligjeve të Republikës…
Një punëtor në minierën për plumb dhe zink “Bulmak” në Zletovë dje u lëndua gjatë kryerjes së detyrave të punës. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se aksidenti ndodhi dje rreth orës 10. Janë lënduar D.S. (43) nga Probishtipi i cili me automjet ambulance në pronësi të minierës është transportuar në Shtëpinë Shëndetësore në Probishtip, prej ku pas ndihmës së dhënë mjekësore është transportuar në Qendrën Klinike Shtip. Për shkak të karakterit të lëndimeve, me automjet të Ndihmës urgjente mjekësore, është transportuar edhe mbajtur në Qendrën Klinike Shkup. Për karakterin e lëndimeve, mjeku kujdestar do të prononcohet në mënyrë shtesë.…
– – “Unë nuk jam personi përgjegjës i cili jep miratim për qëndrim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, e as cilitdo organi tjetër të drejtorisë shtetërore”, theksoi në një deklaratë për MIA-n Sinisha Aleksoski, këshilltar për sigurinë kombëtare të presidentit të Republikës së Maqedonisë, të cilin zbuluesi serb Goran Zhivaljeviq e theksoi si person i cili i ka dhënë leje të jetë në Parlamentin e Maqedonisë gjatë dhunës së 27 prillit të këtij viti. “Mendoj se këtë e ka bërë që përmes meje të sigurojë alibi dhe ta arsyetojë sjelljen e tij të paautorizuar dhe joprofesionale, kundrejt ligjeve…
Ministria e Shëndetësisë mohon zërat se vdekja e tre foshnjave të sapolindura në Klinikën për Gjinekologji të Spitalit “Nënë Tereza” ka ndodhur për shkak mungesës së inkubatorëve. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e klinikës, ndërsa është formuar edhe një Komision për mbikëqyrje profesionale që do të shqyrtojë rastin. Ndërkohë, i shokuar për vdekjen e tre foshnjeve dhe gjendjen shoqërore të bashkëshortes, prindi nuk ishte i gatshëm të prononcohet.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka bërë një hap tjetër për të përmirësuar raportet me Maqedoninë. Ai e ka porositur sot ambasadoren e Maqedonisë në Beograd, Vera Jovanovska, që t’ia çojë mesazhin kryeministrit Zoran Zaev, për mbajtjen e një seance të përbashkët të dy qeverive deri në fund të vitit në Beograd. Duke tejkaluar tensionet e fundit, Vuçiq ka thënë se me ambasadoren maqedonase kanë diskutuar për mbajtjen sa më të shpejtë të një takimi të Komitetit të Përzier për Bashkëpunim Ekonomik ndërmjet dy vendeve
Nevojitet ndërmarrje e aktiviteteve që sërish të aktivizohen bashkësitë urbane, e posaçërisht ato vendore në fshatrat ku banorët do të mblidhen dhe vetë do të vendosin për nevojat e tyre dhe prioritetet. Kjo u theksua në debatin e sotëm- “Vetëqeverisja lokale – potencial i pashfrytëzuar për përforcimin e bashkësive lokale, në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Zyrës së UNDP-së në Shkup. Zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Dejan Pavleski para fillimit të debatit deklaroi se duhet debate publike për atë sa është nevoja nga vetëqeverisja lokale, gjegjësisht të organizohen bashkësitë urbane dhe lokale me qëllim që të jenë në shërbim…

