“Unë nuk jam personi përgjegjës i cili jep miratim për qëndrim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, e as cilitdo organi tjetër të drejtorisë shtetërore”, theksoi në një deklaratë për MIA-n, Sinisha Aleksoski, këshilltar për sigurinë kombëtare të presidentit të Republikës së Maqedonisë, të cilin zbuluesi serb Goran Zhivaljeviq e theksoi si person i cili i ka dhënë leje të jetë në Parlamentin e Maqedonisë gjatë dhunës së 27 prillit të këtij viti.
Ai tha se këtë e ka bërë që përmes tij të sigurojë alibi dhe ta arsyetojë sjelljen e tij të paautorizuar dhe joprofesionale, kundrejt ligjeve të Republikës së Maqedonisë.
Aleksovski ka shpjeguar situatën.
“Në orën 20:23, më 27 prill filloi komunikimi, kur mora porosi me pyetjen nga ai me përmbajtjen ‘gjendje e jashtëzakonshme’. Nuk u përgjigja. Në orën 20:37 pranova një porosi, këtë herë me fotografi nga ai në sallën kuvendore, në çka u përgjigja me pyetjen përmes porosisë ‘çka bën atje?’. Kjo fotografi deri më tani nuk është publikuar në opinion”, ka thënë Aleksoski.

