Ministria e Shëndetësisë mohon zërat se vdekja e tre foshnjave të sapolindura në Klinikën për Gjinekologji të Spitalit “Nënë Tereza” ka ndodhur për shkak mungesës së inkubatorëve.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e klinikës, ndërsa është formuar edhe një Komision për mbikëqyrje profesionale që do të shqyrtojë rastin.
Ndërkohë, i shokuar për vdekjen e tre foshnjeve dhe gjendjen shoqërore të bashkëshortes, prindi nuk ishte i gatshëm të prononcohet.

