Ministria e shëndetësisë hedh poshtë pretendimet e një ditë më parë të familjarëve të trinjakëve të cilët ndërruan jetë në Klinikën për gjinekologji në Shkup, se foshnjat kanë ndërruar jetë si pasojë e mungesës së inkubatorëve. Nga Ministria e Shëndetësisë shpjegojnë se nëna e trineqëve ka pasur komplikime shëndetësore që më herët, ku edhe ka qenë tre herë e shtruar në spitalin e Tetovës. Ajo gjithashtu ka vuajtur nga diabeti dhe hipertensioni, të cilat kanë rrezikuar edhe më shumë shtatzëninë e saj.Ministri Taravarai ka takuar familjarët dhe stafin përgjegjës të Klinikës në fjalë, për t’i sqaruar dilemat. Në komunikatën e këtij dikasterit theksohet se në rast të konstatimit të ndonjë parregullsie gjatë trajtimit të të sapolindurve, do të merren masat e duhura ligjore.
Data 22.05.2026
Aktuale
- Aksident me pasoja tragjike në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportohet për viktima
- Burimet policore: Dyshohet se BMW-ja drejtohej nga një femër, vazhdojnë hetimet për tragjedinë me katër viktima
- Detaje të reja nga tragjedia në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Dyshohet se shoferi i kamionit humbi vetëdijen nga lodhja
- Tragjedi në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Katër viktima pas përplasjes së BMW-së me një kamion
- Abdixhiku: Me mua kryeministër, nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës
- Hamza Nuhiu nga Tirana: Kauza e studentëve shqiptarë në RMV është mbarëkombëtare!
- Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër
- Demë Shehu: Neve na vranë e na burgosën kur rezistuam për këto të drejta, sot dalin e protestojnë

