Kreu i Qeverisë, Zoran Zaev ka folur pak për krizën me Serbinë, kur është pyetur sot nga gazetarët gjatë konferencës për gazetarë.
“Gjithçka që patëm për të njoftuar e thamë përmes njoftimit, përmes deklaratave të ministrit të jashtëm, zëvendëskryeministrit për Euro- integrime. Unë mund vetëm të shtoj se fjala e mirë dhe miqësia e sinqertë i zgjedhin problemet”, ka thënë Zaev.
E pikërisht, sot në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur me ton pajtues. Ai i ka propozuar Zaevit mbajtjen e një seance të përbashkët qeveritare ndërmjet qeverive të Maqedonisë dhe Serbisë.

