Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka bërë një hap tjetër për të përmirësuar raportet me Maqedoninë. Ai e ka porositur sot ambasadoren e Maqedonisë në Beograd, Vera Jovanovska, që t’ia çojë mesazhin kryeministrit Zoran Zaev, për mbajtjen e një seance të përbashkët të dy qeverive deri në fund të vitit në Beograd.
Duke tejkaluar tensionet e fundit, Vuçiq ka thënë se me ambasadoren maqedonase kanë diskutuar për mbajtjen sa më të shpejtë të një takimi të Komitetit të Përzier për Bashkëpunim Ekonomik ndërmjet dy vendeve

