Dorëzimi i kërkesave për mbështetje të bujqve të rinj në Maqedoni, do të zgjat deri më 29 gusht të këtij viti. Aplikimi është ekskluzivisht në formë elektronike, ndërsa mund të paraqiten bujq deri në moshën 40-vjeçare. 600 mijë denarë ndihmë financiare për bujqit e rinj parashikon mbështetja shtetërore, për ata të cilët duan të fillojnë biznesin e tyre. Kush është të regjistrohen në Regjistgrin e vetëm të ekonomive bujqësore jo më shumë se 18 muaj. Marrja e subvencioneve varet edhe nga pikët e fituara, gjegjësisht prej asaj ku gjendet biznesi dhe për çfarë qëllimi aplikon. Numër më të madh të…
Author: almakos
Në mbledhjen e djeshme të degës së Kërçovës së Bashkimit Demokratik për Integrim, me përkrahjen e të gjitha 35 këshillave vendore dhe forumeve tjera partiake lokale, me prezencën e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, u diskutua për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Siç theksohet në kumtesë, pas diskutimeve konstruktive dhe produktive, në frymën fitimtare dhe unifikuese, u vendos njëzëri që të gjitha strukturat partiake dhe shoqërore në komunën e Kërçovës do të rreshtohen bashkarisht pas kandidaturës së kryetarit aktual të komunës, Fatmir Dehari. Njëkohësisht, u vendos që prijës i listës për këshillin komunal të jetë Aqif Mediu, shef i shtabit…
Personeli i Ambasadës serbe sot kthehet në Shkup, kumtoi MPJ-ja, ndërsa presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, siç transmeton Tanjugu, në Beograd do ta presë ambasadoren e Maqedonisë, Vera Jovanovska Tipko. Takimi i Vuçiqit me Tipkon duhet të mbahet në ora 11. Sipas MPJ-së serbe, ambasadorja serbe në Shkup Dushanka Divjak Tomiq kthehet në Shkup më 31 gusht. Pritet ajo të kërkojë takim me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev më 1 shtator. MPJ-ja serbe informoi edhe se ministrat e punëve të jashtme të të dy vendeve, Ivica Daçiq dhe Nikolla Dimitrov, nesër do të kenë takim në Nish, ku “me rrugë…
24 August Këshilli i Prokurorëve Publik sot pritet të emërojë ushtrues të detyrës prokuror publik të Republikës së Maqedonisë, në vendin e Marko Zvërlevskit, të cilin Kuvendi më datën 17-të të këtij muaji e shkarkoi nga detyra. Siç paralajmëroi kryetari i Këshillit Petar Anevski pas shkarkimit të Zvërlevskit, ushtrues i detyrës do të emërohet ndonjë nga zëvendësit e tij, ndërsa do ta ushtrojë detyrën deri në zgjedhjen e prokurorit publik të ri shtetëror. Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e pardjeshme i propozoi Kuvendit ta fillojë procedurën për zgjedhjen e prokurorit publik të ri shtetëror. Në pajtim me nenin 41 nga…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur sot në një takim sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, ku kanë diskutuar për çështjet dypalëshe dhe ato rajonale, raporton AA. Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, mësohet se Erdoğan në takimin me Mattis krahas vendosmërisë në luftën e përbashkët kundër organizatave terroriste kryesisht DEASH dhe PKK, ka theksuar se duhet të mbrohet integriteti territorial i Sirisë dhe Irakut. Dhe në këtë kuadër ka theksuar se do të jetë një hap i gabuar vajtja në referendum e qeverisë rajonale kurde të Irakut.” Gjithashtu bëhet e ditur se Erdoğan…
Moti sot pritet të jetë me diell me erë të lehtë deri në mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej katër deri në 14, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri në 33 gradë. Treguesi UV do të ketë vlerën 7. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 10, ndërsa ajo ditore deri në 31 gradë. Deri në fund të muajit pritet të mbajë kryesisht mot me diell me mëngjese më të freskëta. Temperatura ditore do të jetë në rritje graduale, ndërsa të dielën në disa vende do ta…
Kabineti i kryetarit Gjorgje Ivanov kanë reaguar ndaj deklaratës së agjentit serb Goran Zhivaleviq të dhënë për gazetën serbe Tanjug. “Zhivaleviq nuk ka kërkuar leje por ‘pas përfundimit të veprimeve dhe aktiviteteve në Kuvend’, ka dërguar porosi te personat e punësuar nëpër institucione mes të cilëve edhe te këshilltari i kryetarit Ivanov se ka qenë në Kuvend me qëllim që të sigurojë alibe dhe ta heq përgjegjësinë për veprimin e tij”, thuhet në reagimin e Kabinetit të kryetarit. Zhivaleviq ka theksuar se për qëndrimin e tij në Kuvend gjatë kohës së incidenteve ka marrë leje nga këshilltari i sigurisë së…
Përfshirja e agjentit serb në ngjarjet e 27 prillit, sipas presidentit serb Aleksandër Vuçiq është bërë me bekimin e kreut shtetëror të Maqedonisë. Këtë e shpalosi mbrëmë presidenti serb në një intervistë për radio televizionin e Serbisë. “Ai njeri, ai zotri Zhivaleviq nuk ka shkuar atje kokë në vete, nuk më ka pyetur as mua e as kënd tjetër në vendin tonë edhe pse para neve duhet të jap llogari. Ai I ka pyetur drejtpërsëdrejti përfaqësuesit më të lart shtetëror të Maqedonisë , ju ka thënë se dëshiron të jetë atje dhe a keni diçka kundër dhe a më lejoni?Dhe…
23 August Ish këshilltari për siguri në Ambasadën e Serbisë në Maqedoni Goran Zhivaljeviq sonte i mohoi pohimet e VMRO-DPMNE-së se institucionet e Maqedonisë nuk i kanë dhënë miratim të hyjë në Parlament gjatë incidentit më 27 prill. “Prania ime në Kuvend nuk ishte sekret, dhe as në fshehtësi. Misioni im nuk ishte sekret, as me qëllim të keq, e për më tepër, shërbimet e Maqedonisë kanë pasur dijeni”, deklaroi Zhivaljeviq për Tanjug. Ai potencoi se për qëndrimin në Kuvend ka marrë aprovim nga këshilltari për siguri i presidentit të Maqedonisë, Sinisha Aleksovski. “Ai njeri e dinte shkakun pse isha atje dhe…
Për pesë minuta, secili qytetar do të mund të marrë vesh për planet për menaxhmimin e financave publike. Kjo do të jetë e mundur pas hartimit të të ashtuquajturit “buxhet i qytetarëve”, i cili synon ta bëjë më transparent dhe më të kapshëm buxhetin që mblidhet nga taksapaguesit. Ministria e Financave njoftoi se kjo bëhet për transaprencë dhe nuk është zëvendësim për buxhetin e detajuar të shtetit. Zyrtarët njoftojë se “buxheti i qytetarëve” do të publikohet me Propozim-Buxhetin për vitin 2018. /SHENJA/
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka njoftuar se nesër do të kthehet personeli i ambasadës serbe në Shkup, njofton SHENJA. Ndërkohë, ambasadorja serbe Dushanka Divjak-Tomiq pritet të kthehet në Shkup më 31 gusht, ndërsa do të kërkojë të takohet me kryeministrin Zoran Zaev më 1 shtator. Ministria serbe njoftoi se kryediplomati serb Ivica Daçiq ka zhvilluar sot pasdite bisedë telefonike me homologun maqedonas Nikolla Todorov, ndërsa takimi ndërmjet tyre pritet të mbahet këtë të premte në qytetin e Nishit. Në njoftimin e ministrisë përmendet biseda telefonike ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili vlerësohet si hap…
Partitë politike të cilat kanë të drejtë të dorëzojnë propozime për anëtarë dhe zëvendës të tyre në bordet zgjedhore janë LSDM, VMRO-DPMNE, BDI dhe Lëvizja BESA. Kështu është vendosur në seancën e fundit të KSHZ-së të mbajtur mbrëmë. Nga KSHZ thonë se afati i fundit kur partitë politike mund të dorëzojnë propozimet e tyre është 29 gushti. Në pajtueshmëri me këtë, Komisioni Zgjedhor Komunal, obligohet që të më 29 gusht, të organizojë kujdestari, deri në orën 24:00, që partitë politike të mund ti dorëzojnë propozimet e tyre.Në seancën e njëjtë, KSHZ poashtu e miratoi edhe “Udhëzimin për mënyrën e emërimit…

