Në mbledhjen e djeshme të degës së Kërçovës së Bashkimit Demokratik për Integrim, me përkrahjen e të gjitha 35 këshillave vendore dhe forumeve tjera partiake lokale, me prezencën e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, u diskutua për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.
Siç theksohet në kumtesë, pas diskutimeve konstruktive dhe produktive, në frymën fitimtare dhe unifikuese, u vendos njëzëri që të gjitha strukturat partiake dhe shoqërore në komunën e Kërçovës do të rreshtohen bashkarisht pas kandidaturës së kryetarit aktual të komunës, Fatmir Dehari.
Njëkohësisht, u vendos që prijës i listës për këshillin komunal të jetë Aqif Mediu, shef i shtabit zgjedhor komunal, Adem Karaga, ndërsa zëdhënës i fushatës, Fatmir Limani.
Gjithashtu, duke vlerësuar punën e deritanishme të pushtetit lokal në Kërçovë, u apelua deri tek të gjitha subjektet dhe komunitetet tjera në Kërçovë, bashkë me diasporën kërçovare, që të përkrahin kandidaturën e Dehari drejt fitores së radhës, thuhet në kumtesë

