Author: almakos

Këtë vit shkollor SHMK GJIMNAZI “DR.IBRAHIM TEMO”-Strugë nis me performancë të re. Siç jemi te informuar nga stafi drejtues i këtij institucioni këtë vit shkollor do të fillohet me mësim kabinetik në lëndët: Fizikë,Kimi dhe Biologji. “Në këtë vit shkollor fillojmë me sallë sportive të renovuar si dhe me tualete të renovuara. Misioni të krijojmë atmosferë pozitive në shkollë , bashkëpunim interkulturor pasi vetëm kështu nxënësit do të ndjehen të mirëseardhur dhe të stimuluar për mësim dhe punë”thekson Xheladin Muça,drejtori i shkollës. Nesër më 24-08-2017 prej orës 08:00 deri në orën 14:00 është afati i fundit i regjistrimit në vit të…

Lexo më Shumë

Të qenit artist është një rrugëtim i denjë e kuptimplotë, që e bën botën një vend më të mirë. Por, sa përkrkrahet një artist, nga shteti dhe sa ndikim ka nga politika e vendit. Shumë njerëz të botës së artit, në Maqedoni, ndikohen nga politika. Për piktorin Burhan  Ahmeti, por edhe për aktorin Ylber Murtezi, arti dhe kultura janë çelësi i suksesit të vendit, por ndikimi i politikës në fushën e artit e dëmton lulëzimin e saj. “Të bësh kulturë në politikë dhe politikë në kulturë janë dy botëra të ndryshme. Po si duket ne si artist ku veprojmë dhe…

Lexo më Shumë

UT organizoi Kongresin ndërkombëtar IPSAT 2017, ku pjesmarrësit, nga shumë vende shpalosën kumtesat e tyre. Detyrat në sistemet e kontrollit të cilësisë së përpunimit që janë të lidhura me inspektimin e proceseve të prodhimit dhe kualitetit të ushqimit, lëndëve të para dhe materialeve, me qëllim që të prodhohen produkte finale kompatabile me rregullativat dhe standardet sociale, nacionale dhe ndërkombëtare të cilësisë. Sipas zyrës për informim nga UT thanë se Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me Qendrën Kërkimore Shkencore ,,Nobel” nga Republika e Turqisë organizuan Kongresin ndërkombëtar, disa ditor, për shkencat dhe teknologjinë bimore…

Lexo më Shumë

Sekretariati për Çështje Europiane po përgatit një master plan për rritjen e kapaciteteve absorbuese që ka shteti për shfrytëzim të fondeve IPA. Zv/kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani sot ishte i pranishëm në Ministrinë e bujqësisë, ku tha se është alarmante që në këtë sektor vetëm 27 % të mjeteve IPA janë përdorur dhe së bashku me ministrin e bujqësisë kanë bërë një analizë për të parë se cili është problemi. Nga kjo analizë, sipas Osmanit, kanë konstatuar se ekziston një spektër i sfidave që ka ky sistem, që nga aplikimi i dobët, deri të evaluimi joekspeditiv nga ana e…

Lexo më Shumë

Maqedonia nuk ka pasur për qëllim dhe asnjëherë nuk ka dhënë udhëzime për të kryer ndonjë aktivitet të inteligjencës kundër ndonjë vendi fqinj, përfshirë këtu edhe Serbinë. Kështu ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në një deklaratë për mediat serbe. Ai ka shtuar se Qeveria e Maqedonisë është shumë e përkushtuar për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë.Sipas Zaevit, qasja e vetme konstruktive për tejkalimin e problemeve është dialogu i hapur dhe i drejtpërdrejtë për të gjitha çështjet. I pyetur nëse qeveria maqedonase ka bërë një marrëveshje me shqiptarët në dëm të interesave të Serbisë, Zaev thotë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot kanë zhvilluar bisedë telefonike për situatën e re të krijuar në mes Maqedonisë dhe Serbisë. Ata nëpërmjet një komunikate të përbashkët, shpjegojnë se janë pajtuar që Maqedonia dhe Serbia çdo mospajtim në marrëdhëniet e përbashkëta ta zgjidhin nëpërmjet dialogut. Ndërkaq kanë diskutuar për 5 parime mbi të cilat do të bazohen marrëdhëniet mes dy vendeve.“ Republika e Maqedonisë dhe Republika e Serbisë, të gjitha mospajtimet eventuale në marrëdhëniet e përbashkëta,do ti zgjidhin vetëm nëpërmjet dialogut. Pa dallim politikave të ndryshme lidhur me disa çështje politike rajonale, Maqedonia dhe…

Lexo më Shumë

Presidenti serb Aleksandar Vuqiç nesër do ta presë ambasadoren e Maqedonisë në Beograd, Vera Jovanovska Tipko.Takimi është caktuar në orën 11, transmeton Tanjug.Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot përmes telefonit kanë biseduar për situatën e sapokrijuar në marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Serbisë.Zaev dhe Vuçiq, janë pajtuar se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Serbisë çdo mosmarrëveshje eventuale në marrëdhëniet e ndërsjella do ta zgjidhin vetëm me dialog.Siç citohet në njoftimin e përbashkët, ata u pajtuan se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Serbisë pa marrë parasysh të gjitha dallimet politike për disa çështje të caktuara…

Lexo më Shumë

Komuna e Strugës edhe këtë vit do t’i bojkotojë “Netët strugane të poezisë” që nisin sonte. Kryetari i komunës së Strugës Mustafa Zabzun për Alsat M tha se kjo vjen për shkak të mosrespektimit të ligjit për gjuhët. Zabzun gjithashtu tha se nuk ka marrë ftesë për pjesëmarrje në këtë festival. Ky është viti i katërt me radhë që përfaqësuesit e pushtetit lokal të Strugës për arsye të njëjta, respektivisht mos përdorimin e gjuhës shqipe, tërësisht e bojkotojnë festivalin në fjalë. Drejtori i “Netëve të Strugës”, Mite Stefoski, në preskonferencën e sotme me gazetarë refuzoi të përgjigjet pse gjuha shqipe…

Lexo më Shumë

Grupi punues për konfirmimin e nevojës për ndryshime të Ligjit për arsim të lartë sot e mbajti seancën e dytë ku, siç kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka marrë pjesë edhe eksperti i huaj për arsim të lartë, Xhamil Salmi, i cili do të marrë pjesë në procesin e përgatitjes së ligjit të ri për arsim të lartë. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska, përfaqësues të universiteteve shtetërore dhe private, sindikatat nga fusha e arsimit dhe përfaqësues të Plenumit të profesorëve dhe studentëve, janë anëtarë të këtij grupi punues. “Qëllimi i Grupit punues është që përmes debatit cilësor,…

Lexo më Shumë

Qeveria e RM-së e kryesuar nga LSDM nuk planifikon ndërtimin e njësive banesore për refugjatë në territorin komunës së Gazi Babës, sepse Maqedonia është vetëm vend transit për refugjatë. Këtu nuk ka banesa, as ka kushte elementare për diçka të tillë, theksoi sot Borçe Georgievski nga LSDM. Në pres konferencën që u mbajt në komunën e Gazi Babës, në shtrirje të aksit rrugor nga Stajkovci për në Creshevo, ai theksoi se opinioni dhe qytetarët, mund të binden, se, siç tha, lajmet e rreme për gjoja kampet apo banesat për emigrantët, që përhapen nga VMRO-DPMNE, nuk kanë lidhje me realitetin.

Lexo më Shumë

Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos, sërish me akuza ndaj Maqedonisë, se me përhapjen e irredentizmit po pengon rrugën e integrimit të saj euroatlantik. Deklarata e Pavlopoulos erdhi gjatë pritjes që i bëri ekipin të hendbollit të femrave greke të cilat në fillim të këtij muaji u larguan nga ndeshja me reprezentacionin e Maqedonisë në kuadër të kampionatit evropian, pasi në fanellat e reprezentacionit të Maqedonisë ishte i shkruar emri “Maqedonia”. “Shpirti i vërtetë sportiv nuk është i përafërt me falsifikim të tillë të historisë, që në realitet përmbajnë tendenca irredentiste dhe me këtë shkelin edhe të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane. Atë…

Lexo më Shumë

Qeveria ka stopuar reklamat në radio, televizione, gazeta dhe bilborde. Do të ketë vetëm informacione publike në servisin shtetëror dhe në rrjetet sociale. Kampanjat qeveritare “ për tolerancë”, “për fëmijën e tretë”, “për aborte” e të ngjashme të cilat kanë qenë prezentë nëpër mediat komerciale nga pushteti i kaluar, shkojnë në histori. Një vendim i tillë u soll në mbledhjen e djeshme të Qeverisë. Nuk do të ketë më marketing, nuk do të ketë promovim, por vetëm informata publike ku do të promovohen disa shërbime , si psh: nëse do ketë linjë telefonike pa pagesë për pengimin e dhunës në…

Lexo më Shumë