Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos, sërish me akuza ndaj Maqedonisë, se me përhapjen e irredentizmit po pengon rrugën e integrimit të saj euroatlantik. Deklarata e Pavlopoulos erdhi gjatë pritjes që i bëri ekipin të hendbollit të femrave greke të cilat në fillim të këtij muaji u larguan nga ndeshja me reprezentacionin e Maqedonisë në kuadër të kampionatit evropian, pasi në fanellat e reprezentacionit të Maqedonisë ishte i shkruar emri “Maqedonia”. “Shpirti i vërtetë sportiv nuk është i përafërt me falsifikim të tillë të historisë, që në realitet përmbajnë tendenca irredentiste dhe me këtë shkelin edhe të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane. Atë që e bëtë, ju nderon pasi keni mbrojtur atdheun dhe sportin”, tha Pavlapoulos. Akuza për sjellje irredentiste nga ana e Maqedonisë ka pasur edhe nga drejtues tjerë të lartë grek. Nuk dihet nëse tonet e tilla të Athinës zyrtare do të ndikojnë në vizitën e paralajmëruar të shefit diplomacisë greke, Nikos Kocijas, në fund të muajit në Shkup
.
Data 22.05.2026
Aktuale
- Aksident me pasoja tragjike në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportohet për viktima
- Burimet policore: Dyshohet se BMW-ja drejtohej nga një femër, vazhdojnë hetimet për tragjedinë me katër viktima
- Detaje të reja nga tragjedia në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Dyshohet se shoferi i kamionit humbi vetëdijen nga lodhja
- Tragjedi në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Katër viktima pas përplasjes së BMW-së me një kamion
- Abdixhiku: Me mua kryeministër, nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës
- Hamza Nuhiu nga Tirana: Kauza e studentëve shqiptarë në RMV është mbarëkombëtare!
- Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër
- Demë Shehu: Neve na vranë e na burgosën kur rezistuam për këto të drejta, sot dalin e protestojnë

