Sekretariati për Çështje Europiane po përgatit një master plan për rritjen e kapaciteteve absorbuese që ka shteti për shfrytëzim të fondeve IPA. Zv/kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani sot ishte i pranishëm në Ministrinë e bujqësisë, ku tha se është alarmante që në këtë sektor vetëm 27 % të mjeteve IPA janë përdorur dhe së bashku me ministrin e bujqësisë kanë bërë një analizë për të parë se cili është problemi. Nga kjo analizë, sipas Osmanit, kanë konstatuar se ekziston një spektër i sfidave që ka ky sistem, që nga aplikimi i dobët, deri të evaluimi joekspeditiv nga ana e agjensioneve dhe autoriteteve shtetërore për t’i përpunuar këto aplikime që vijnë nga bujqit.
“Ajo që ishte më alarmante gjatë analizës që bëmë, ishte pikërisht komponenta 5 e paketit IPA 1, e cila ka të bëjë me bujqësinë dhe sektorin e bujqësisë në përgjithësi. Aty pamë se nga 67 milion euro, të cilët i ka pasur Maqedonia në dispozicion për komponentën 5, për sektorin e bujqësisë, janë shfrytëzuar ose janë kontraktuar vetëm 18 milion euro dhe janë realizuar vetëm 11 milion euro që është diku rreth 27 % nga totali i përgjithshëm. Këto janë numra dëshpërues për një sektor aq të rëndësishëm, për bujqit tonë”, ka thënë Bujar Osmani, zëvendës kryeministër për çështje evropiane.
Ndërsa për IPA 2 Osmani tha se janë në dispozicion rreth 60 milion euro dhe momentalisht aty ka rekord aplikimi, pra rreth 650 aplikime, mirëpo sfida këtu sipas tij është se sa do të jetë eskpeditiv Agjensioni IPART për t’i përpunuar këto aplikacione, që sa më shpejtë bujqit t’i marrin këto mjete. Ndërkaq, ministri i bujqësisë Lupço Nikollovski tha se janë duke u munduar që të riorganizojnë tërë sistemin e përpunimit në drejtim të zmadhimit të gjithë absorbimit të mjeteve që vijnë nga BE-ja.
“I kemi bërë analizat, por së bashku me zëvendës kryeministrin kërkojmë një zgjidhje se si të zmadhojmë absorbimin e këtyre mjeteve. Biseduam edhe për zmadhimin e kapaciteteve të Agjencisë për mbështetje financiare të bujqësisë, për largimin e pengesave administrative për paraqitjen e skemave dhe garancisë së fondeve, që do të jenë në funksion të kofinansimit të vetë aplikantëve, për të cilët në periudhën në vazhdim do të bëjmë plan për të ju ndihmuar”, ka thënë Lupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë.
Ndryshe, dje zv/kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani bëri prezantimin e analizës që ka bërë në lidhje me nivelin e shfrytëzimit të mjeteve IPA për projektet zhvillimore në Maqedoni, fonde që vijnë nga Bashkimi Evropian.
Emine Ismaili /SHENJA/
Maqedonia nuk ka shfrytëzuar 73 për qind nga… by tvshenjaofficial
Data 22.05.2026
Aktuale
- Aksident me pasoja tragjike në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportohet për viktima
- Burimet policore: Dyshohet se BMW-ja drejtohej nga një femër, vazhdojnë hetimet për tragjedinë me katër viktima
- Detaje të reja nga tragjedia në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Dyshohet se shoferi i kamionit humbi vetëdijen nga lodhja
- Tragjedi në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Katër viktima pas përplasjes së BMW-së me një kamion
- Abdixhiku: Me mua kryeministër, nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës
- Hamza Nuhiu nga Tirana: Kauza e studentëve shqiptarë në RMV është mbarëkombëtare!
- Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër
- Demë Shehu: Neve na vranë e na burgosën kur rezistuam për këto të drejta, sot dalin e protestojnë

