Author: almakos

Në seancën e djeshme të 24-të, të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me propozim të ministrit të Marrëdhënieve me Diasporën Edmond Ademi, Qeveria miratoi Informacionin për nevojën e hartimit të Strategjisë Kombëtare për bashkëpunim me Diasporën 2018/2023. Ky dokument i miratuar është hapi i parë në krijimin e Strategjisë Kombëtare ku për herë të parë një Qeveri, Diasporës i qaset me themel në mënyrë institucionale dhe të organizuar, thuhet në kumtesë. Diaspora mund të jetë katalizator i rëndësishëm për progresin ekonomik dhe segment i rëndësishëm për zhvillimin e vendit prej të cilit vijnë. Arsyet për hartimin e Strategjisë Kombëtare për…

Lexo më Shumë

Në Klinikën për sëmundje infektive informojnë se nuk ka persona të hospitalizuar nga helmimi i djeshëm në lokalin “DM” Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni. Dje, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore me simptoma të lehta të helmimit, të cilit ishin për kontrollë në ambulancë dhe më pas janë lëshuar në shtëpi. Në shtëpi janë lëshuar edhe katër persona tjerë të hospitalizuar, të cilët para disa ditëve janë mbajtur në spital për shërim, me simptoma të helmimit nga ushqimorja ‘Sedmica’ në Karposh.

Lexo më Shumë

Neto-paga mesatare mujore e të punësuarve në Maqedoni, në qershor të këtij viti, ka arritur 22.808 denarë dhe në krahasim me muajin qershor të vitit të kaluar është më e madhe për 2,8 për qind, kumtoi Enti shtetëror për statistikë. Rritja ka të bëjë para së gjithash në pagat më të larta të paguara për të punësuarit në sektorët: art, argëtim dhe rekreacion (20,0%), aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike (9,8%) dhe Miniera dhe nxjerrje të gurit (7,4%). Ulje të pagës mesatare mujore e paguar është vërejtur në sektorët minierë dhe nxjerrje të gurit (7,5%), Ndërtimtari (4,1%) dhe Tregti me shumicë…

Lexo më Shumë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq për RTS-në deklaroi se agjenti i shërbimeve serbe Goran Zhivaljeviq ka qenë i pranishëm në parlament gjatë ngjarjeve të përgjakshme më 27 prill me dijeni dhe leje të pushtetit të atëhershëm të Nikolla Gruevskit. Qeveria e re ka kërkuar nga ai që të tërheqë Goran Zhivaljeviq nga shërbimi në Maqedoni dhe atë Vuçiq e ka bërë, por ka thënë se kjo nuk është arsyeja se pse janë ftohur raportet mes dy vendeve, transmeton Zhurnal.mk. “Unë dua të zbuloj një gjë për të cilën kemi heshur gjithë kohës, ai Zhivaljeviq nuk ka shkuar në parlament vet, nuk…

Lexo më Shumë

23 August Qeveria në seancën e mbrëmshme e ka miratuar rezolutën që t’i propozojë Kuvendit ta shpallë vendin e zbrazët në Prokurorinë Publike pas shkarkimit të Zvërlevskit. Por Kuvendi është në pushim dhe prej atje nuk përgjigjen se kur do të shpallet konkursi. Nga data që do të shpallen kandidatet, afati është 15 ditë, pastaj Këshilli i Prokurorëve Publik ka po ashtu  15 ditë kohë të japë mendim pozitiv ose negativ për çdo kandidat. Kandidatët dhe mendimi i Këshillit pastaj shqyrtohen në seancë qeveritare ku zgjidhet vetëm një kandidat që Qeveria do t’ia propozojë më pas Kuvendit për zgjedhje. Prokurori…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian (BE) ka shfaqur sot shpresën se Serbia dhe Maqedonia do të gjejnë zgjidhje paqësore për çështjen kontestuese, pasi  Beogradi tërhoqi personelin diplomatik nga Shkupi. Zyrtarë të Komisionit Evropian thanë për BIRN, se incidenti diplomatik në Shkup është “çështje bilaterale e dy shteteve, të cilat Bashkimi Evropian është duke i përcjellë me kujdes”, transmetojnë mediat serbe. “Komisioni Evropian i ka thirrur autoritetet e Shkupit dhe Beogradit të tregojnë përmbajtje dhe në rrugë paqësore t’i zgjidhin çështjet në lidhje me tërheqjen e personelit të Ambasadës së Serbisë nga Shkupi”, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq. “Presim që të dyja…

Lexo më Shumë

Thuajse në çdo llogaridhënie të tij, kryetari i Shkupit Koce Trajanovski është lavdëruar për zgjerimin e bulevardit “Hristijan Todorvski Karposh”, “Sllovenija” ose ndryshe e njohur si rruga e plastikave dhe bulevardin “Brigada e Dytë Maqedonase”, në komunë të Butelit dhe asaj të Çairit. Sipas Trajanovskit, të gjitha punimet ndërtimore të zhvilluara deri më sot për zgjerimin e bulevardit “Hristijan Tododrovski Karposh” janë një arritur e madhe e qytetit, por duke harruar së punimet në teren po zhvillohen për vite të tëra dhe assesi të arrijnë në fund. Trajanovski arsyetohet se janë paraqitur probleme të pronësore juridike, raporton Alsat M. Bëhet…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në një deklaratë për gazetën serbe ‘Blic’ ka përsëritur se Qeveria në Shkup asnj?herë nuk ka pasur për qëllim, as edhe nuk ka dhënë udhëzime për kryerje të çfarëdo aktiviteti për intelegjencë kundër çfarëdo vendi fqinj, duke përfshirë edhe Serbinë. Para bisedës së sotme telefonike me kryetarin e Aleksandar Vuçiq, Zaev ka thënë se Qeveria e re fuqishëm është e përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Serbinë. ‘Pa asnjë çfarë konkluzioni përfundimtar, respektojmë dhe mbështesim thirrjen e Beogradit zyrtar për t’i mbrojtur marrëdhëniet bilaterale në mes Serbisë dhe Maqedonisë dhe të vendosim…

Lexo më Shumë

Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurc, iu drejtua presidentit turk Rexhep Taip Erdgan se tregon “sjellje diktatori”. “Ai vendin e zhvillon në drejtim të gabuar dhe të rrezikshëm. Absolutisht është e papranueshme sjellja e tij me kritikët, personat të cilët mendojnë më ndryshe dhe pakicat”, porositi Kurc në deklaratën për gazetën ditore gjermane “Velt”. Në lidhje me pritjet e Turqisë që t’i inkuadrohet BE-së, ai theksoi se, edhe pse Ankaraja dëshiron deri në vitin 2023 të bëhet anëtare e BE-së. Kjo nuk do të ndodh. “Evropianët janë të vetëdijshëm se në vitin 2023 është njëqindvjetori i formimit të…

Lexo më Shumë

Agjencia Informative e Maqedonisë (AIM) ka emëruar anëtarë të rinj në bordin menaxherial dhe mbikëqyrës. Për anëtarë të rinj të bordit mbikëqyrës janë caktuar Liljana Kapevska, Aleksandra Micoska-Mitevska, Zoran Ivanov si kryetar, Tatjana Popovska dhe Remzije Biljalli. Bordi i zgjedhur mbikëqyrës i AIM janë anëtarët e deritanishëm: Sllagjana Zdravkovska-Andreevska, Goran Llazov, Zharko Milloshovski, Sasho Stefanovski, Hamit Hajrullai. Anëtarët e rinj të bordit menaxherial përveç Dragan Antonovski si kryetar, janë caktuar Gabriella Toçko, Marijanço Tanushevski, Sheriban Kllokoçi, Sanja Andreevska. Nga bordi drejtues janë zgjedhur Pandorka Arsovska-Gacova, Sanja Kostovska, Ljupço Jakimovski dhe Daniella Dimitrieva.

Lexo më Shumë

Dy persona janë lënduar rëndë në dy nga gjithsej 11 aksidente që kanë ndodhur dje në Shkup. Në tre aksidente pesë persona janë lënduar më lehtë, ndërsa në gjashtë është regjistruar vetëm dëm material. Gjatë ditës së djeshme nga policia rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i kundërvajtjeve, midis të cilëve 19 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, dy shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, pesë shoferë nuk i kanë respektuar rregullat për tejkalim, 13 e kanë drejtuar automjetin pa leje të qarkullimit, gjegjësisht…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në një deklaratë për mediat serbe ka thënë se Qeveria e Maqedonisë është shumë e përkushtuar për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë.Zaev gjithashtu tha se Maqedonia nuk ka pasur për qëllim dhe asnjëherë nuk ka dhënë udhëzime për të kryer ndonjë aktivitet të inteligjencës kundër ndonjë vendi fqinj, përfshirë këtu edhe Serbinë.‘Pa asnjë përfundim të parakohshëm, ne e respektojmë dhe mbështesim thirrjen e Beogradit zyrtar për të mbrojtur marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe Maqedonisë dhe për të krijuar një kod të standardizuar të sjelljes. Shpresoj që bisedimet e sotme me presidentin Aleksandar…

Lexo më Shumë