Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurc, iu drejtua presidentit turk Rexhep Taip Erdgan se tregon “sjellje diktatori”. “Ai vendin e zhvillon në drejtim të gabuar dhe të rrezikshëm. Absolutisht është e papranueshme sjellja e tij me kritikët, personat të cilët mendojnë më ndryshe dhe pakicat”, porositi Kurc në deklaratën për gazetën ditore gjermane “Velt”. Në lidhje me pritjet e Turqisë që t’i inkuadrohet BE-së, ai theksoi se, edhe pse Ankaraja dëshiron deri në vitin 2023 të bëhet anëtare e BE-së. Kjo nuk do të ndodh.
“Evropianët janë të vetëdijshëm se në vitin 2023 është njëqindvjetori i formimit të Republikës turke. Megjithatë, duhet të bëhet e qartë se vendi gjithnjë e më shumë po largohet nga Evropa, pasojat ekonomike për të dyja palët do të ishin të paçmueshme, e krahas kësaj inkuadrimi i Turqisë e ka mbingarkuar aftësinë e Unionit për pranimin e anëtarëve”, sqaroi Kurc. Austria, theksoi Kurc, e mbështet qëndrimin e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila e refuzoi zgjerimin momental të unionit doganor me Ankaranë. “Pasi për momemtin në Turqi sistematikisht shkelen të drejtat e njeriut dhe vlerat themelore demokratike, unioni doganor me Turqinë tërësisht është joreal”, porositi Kurc.

