Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në një deklaratë për mediat serbe ka thënë se Qeveria e Maqedonisë është shumë e përkushtuar për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë.
Zaev gjithashtu tha se Maqedonia nuk ka pasur për qëllim dhe asnjëherë nuk ka dhënë udhëzime për të kryer ndonjë aktivitet të inteligjencës kundër ndonjë vendi fqinj, përfshirë këtu edhe Serbinë.
‘Pa asnjë përfundim të parakohshëm, ne e respektojmë dhe mbështesim thirrjen e Beogradit zyrtar për të mbrojtur marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe Maqedonisë dhe për të krijuar një kod të standardizuar të sjelljes. Shpresoj që bisedimet e sotme me presidentin Aleksandar Vuçiç do të zgjidhin të gjitha keqkuptimet e mundshme’, tha Zaev, duke paralajmëruar edhe bisedën telefonike që sot do ta zhvillojë me presidentin serb.
Sipas Zaevit, qasja e vetme konstruktive për tejkalimin e problemeve është dialogu i hapur dhe i drejtpërdrejtë për të gjitha çështjet. I pyetur nëse qeveria maqedonase ka bërë një marrëveshje me shqiptarët në dëm të interesave të Serbisë, Zaev thotë se këto janë lajme të rrejshme. ‘Më lejoni të jem i qartë, në politikën tonë nuk ka strategji dhe politikë në dëm të Serbisë’, tha Zaev.
Lidhur me çështjen e Kosovës, kryeministri maqedonas thotë se “Qeveria e Maqedonisë përpiqet të ndërtojë marrëdhënie miqësore të bazuara në respektimin e ndërsjellë dhe forcimin e marrëdhënieve tregtare”.
Data 22.05.2026
Aktuale
- Aksident me pasoja tragjike në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportohet për viktima
- Burimet policore: Dyshohet se BMW-ja drejtohej nga një femër, vazhdojnë hetimet për tragjedinë me katër viktima
- Detaje të reja nga tragjedia në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Dyshohet se shoferi i kamionit humbi vetëdijen nga lodhja
- Tragjedi në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Katër viktima pas përplasjes së BMW-së me një kamion
- Abdixhiku: Me mua kryeministër, nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës
- Hamza Nuhiu nga Tirana: Kauza e studentëve shqiptarë në RMV është mbarëkombëtare!
- Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër
- Demë Shehu: Neve na vranë e na burgosën kur rezistuam për këto të drejta, sot dalin e protestojnë

