Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në një intervisë për portalin “Pres24” ka thënë se zgjedhjet lokale në tetor kanë rëndësi të madhe, pasi sipas tij, këto zgjedhje janë testi i parë i vullnetit të qytetarëve. Ai shtoi se fitorja e OBRM-PDUKM-së në këto zgjedhje, do të hap rrugën për zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare. Mickoski nuk zbuloi se sa nga kryetarët aktual të komunave do ta kenë përsëri mundësinë të garojnë në zgjedhje, ndërsa shtoi se partia punon në përzgjedhjen e kuadrove adekuat. “Sa i përket kandidatëve për kryetarë të komunave do të ketë fytyra të reja,…
Author: almakos
Ministrja për dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri i ka thënë KTV-së se nuk është i vërtetë pohimi se Vuçiq e ka nxjerrë nga takimi. “Jo vetëm tash, por edhe tradicionalisht, Serbia njihet me politikën e rrenave. Serbia rrenën e ka doktrinë politike që ua kanë dhënë frymëzuesit e nacionalizimit serb. Ne e dimë që rrena është politika e Serbisë”, ka thënë Tahiri. Ajo tha se Kosova do të insistojë që Serbia ta njohë pavarësinë e saj në fund të dialogut.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç¬ në një intervistë për RTS ka thënë se shërbimet e tyre janë të fuqishëm dhe shumë mirë e dinë se çfarë ka bërë Maqedoni në lidhje me Serbinë.“Ne nuk do të lejojmë që të na fusin në lojë, të gjithë në botë e dinë dhe janë të informuar se çfarë loje luajnë. Ne nuk kërkojmë asgjë nga Maqedonia. Si ta di unë se do ta ndryshojnë qëndrimin për UNESKO-n? Ajo që po tentojnë është që të krijojnë fotografi se Serbia është pika e vetme e zezë në Ballkan e cila së bashku me Rusinë gjoja…
Qeveria në seancën e sotme ka filluar procedurën për përzgjedhjen e Prokurorit Publik të Maqedonisë.“Qeveria e Maqedonisë në seancën e 24, ka sjellë konkluz që t’i propozoj Qeverisë së Maqedonisë të shpellë emërimin e Prokurorit Publik, në përputhshmëri me nenin 41 nga Ligji për Prokurori Publike, duke pasur parasysh se prokurori publik i deritanishëm Marko Zvërlevski është shkarkuar nga ana e Kuvendit të Maqedonisë, në seancën e mbajtur më 17 gusht 2017”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se e di që Maqedonia do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Sipas tij, tërheqja e diplomatëve nga ambasada në Shkup ishte mënyra që Serbia t’i thotë Maqedonisë se “e dimë se çfarë po bëjnë”. “E dimë çfarë bëjnë, asgjë të keqe nuk iu dëshirojmë edhe pse kanë pranuar Kosovën, edhe pse do të votojnë për pranimin e Kosovës në UNESCO”, ka thënë Vuçiq për RTS.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë as ka ndërmend dhe as ka dhënë urdhër apo instruksion, as ka kryer veprimtari kundërzbulimi kundër dhe në dëm të ndonjë prej vendeve fqinje duke përfshirë edhe Serbinë. Asnjëherë as nuk do të mendojë në këtë drejtim. Institucionet e vendit punojnë në pajtim me ligjin për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, deklaroi ministri i Punëve të jashtme Nikolla Dimitrov pasdite në pres konferencën në Qeveri. Lidhur me nismën e Serbisë që të tërheqë ambasadorin e saj dhe tërë personelin e Ambasadës se gjoja për shkak të një veprimtarie kundërzbulimi ofensive…
Qeveria sot ka miratuar masën nga Plani 3-6-9 e cila ka të bëj me ndalimin e reklamave qeveritare në televizionet komerciale, mediat e shtypura, bilbordet dhe internet portalet. Nga ky vendim përjashtim bëjnë vetëm rrjetet sociale. Me vendimin e Qeverisë informacionet e nevojshme në formën e reklamave do të transmetohen deri tek qytetarët nëpërmjet servisit publik.“Në përputhshmëri me këtë masë Qeveria e Maqedonisë ka sjell vendimin me të cilin urdhërohen të gjitha organet e administratës shtetërore, u tregohet gjitha institucioneve që nuk kanë status të organeve të administratës shtetërore i rekomandohet njësive të vetëqeverisjes lokale të ndalojnë të së emituari,…
Organizata Transparency Maqedoni dhe Qendra për Analiza Ekonomike i bëjnë thirrje Kuvendit të Maqedonisë që të bëjnë ndryshime në ligjin e deputetëve dhe aktet nënligjore në përputhje me rekomandimet e raporteve të Entit Shtetëror për Revizion. Ata nëpërmjet një komunikate e shprehin pakënaqësinë e tyre për shkak të injorimit të rekomandimeve nga Enti Shtetëror për Revizion që kanë kërkuar shkurtim të kompensimit financiar për shfrytëzimin e veturave private.“International Transparency Maqedoni dhe Qendra për Analiza Ekonomike shprehin pakënaqësi të thellë për shkak injorimit të rekomandimeve nga Enti Shtetëror për Revizion që kanë të bëjnë me praktikën e deputetëve që për vete…
Shumica e mediave të mëdha në Serbi kanë pasur në fokus incidentin diplomatik të tërheqjes së personelit nga ambasada serbe në Shkup. Titujt bombastikë të gazetave serbe shpalosin akuza e teori të konspiracioni për arsyet përse ndodhi ky incident, ku kryeministri Zoran Zaev akuzohet rëndë për përgjimin e stafit diplomatik të Serbisë, ndërsa akuzohet edhe për përgjimin e krerëve të lartë shtetëror. Gazeta me tirazhin më të madh, “Blic” ka shkruar se ”Maqedonia ka përndjekur dhe ka bërë presion ndaj diplomatëve serb”. “Presidenti Vuçiç nuk ka zbuluar më shumë detaje, vetëm se organet tona kompetente kanë ardhur deri të të…
Vetëm një shqiptar ka fituar bursën “Boris Trajkovski” për studime, për ciklin e dytë të programit MBA në Universitetin Shefild, për vitin akademik 2017/2018. Bursa kanë fituar 20 kandidatë. Në konkurs gjithsej kanë konkuruar 68 kandidat dhe për ta pastaj ka vijuar procedura e selektimit dhe vlerësimit të kritereve që janë kërkuar, bashkangjitur edhe dokumentacionin. Në fund është bërë rangimi nga ana e përfaqëuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Kabinetit të Presidentit të RM-së dhe Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit Shefild. Kjo bursë përfshin studime postdiplomike dyvjeçare në Universitetin Shefild, nga Britania e Madhe, Kolegji City, i vendosur në Selanik…
Edhe përkundër trumbetimeve të shumta për hapjen e shpejtë të kufirit Bellanoc-Stançiç, zëvendëskryeministri për Eurointegrime, Bujar Osmani, ka konfirmuar sot se ndërtimi i objektit të përbashkët kufitar me mjetet nga fondet IPA është një nga projektet që rrezikon të dështojë për shkak të zvarritjeve të deritanishme. Afati i fundit për realizimin e këtij projekti është muaji dhjetor, ndërsa shumë procedura ende kanë mbetur pa përfunduar për t’i siguruar mjetet dhe për të filluar punimet. Nëse deri atëherë nuk realizohen në kohë, atëherë mjetet e parapara për këtë projekt do të kthehet mbrapa.Kjo u tha sot gjatë prezentimit të një analize…
Pas ndërrimit të pushtetit është kërkuar nga Enti shtetëror për revizion të kryejë kontroll të jashtëzakonshëm të punës në nëntë institucione shtetërore, me çrast të hetohet puna e paraardhësve, veçmas në Ministrinë e Kulturës, ministrinë e mbrojtjes dhe arsimit. Por, vite më parë nga subjektet që kërkojnë revizion të jashtëzakonshëm nuk ka patur kontroll sistematik. Një pjesë e këtyre subjekteve revizorët i kanë kontrolluar në dy vitet e fundit, por ka edhe nga ato që për herë të fundit janë kontrolluar para pesë ose gjashtë viteve. Shmangia e kontrollit mund të arsyetohet si mungesë e resurseve, për t’ju përgjigjur kërkesave…

