Organizata Transparency Maqedoni dhe Qendra për Analiza Ekonomike i bëjnë thirrje Kuvendit të Maqedonisë që të bëjnë ndryshime në ligjin e deputetëve dhe aktet nënligjore në përputhje me rekomandimet e raporteve të Entit Shtetëror për Revizion. Ata nëpërmjet një komunikate e shprehin pakënaqësinë e tyre për shkak të injorimit të rekomandimeve nga Enti Shtetëror për Revizion që kanë kërkuar shkurtim të kompensimit financiar për shfrytëzimin e veturave private.
“International Transparency Maqedoni dhe Qendra për Analiza Ekonomike shprehin pakënaqësi të thellë për shkak injorimit të rekomandimeve nga Enti Shtetëror për Revizion që kanë të bëjnë me praktikën e deputetëve që për vete marrin kompensim financiar për shfrytëzimin e veturave private me qëllime zyrtare që nuk korrespondon me çmimet e tyre reale. Për shkak saj e ftojnë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të bëjnë ndryshime në ligjin e deputetëve dhe aktet nënligjore në përputhje me rekomandimet e raporteve të Entit Shtetëror për Revizion”
Ndryshe, Televizioni SHENJA ka transmetuar të dhënat për shpenzimet e rrugës të përbërjes së re parlamentare, në muajt e parë të mandatit. Ngjashëm sikurse përbërja e kaluar, edhe deputetët e kësaj përbërje marrin shuma të mëdha për shpenzime rruge, të cilat arrijnë edhe deri 2 mijë euro në muaj. Gjithashtu, edhe Enti Shtetëror për Revizion në raportet e revizionit financiar ekzekutiv prej vitit 2008, 2010 dhe 2016 ka rekomanduar që të kontrollohet lartësia e kompensimit në drejtim të uljes, duke pasur parasysh se ato të dhëna janë joreale dhe përfshijnë një pjesë të rëndësishme nga të dhënat e përgjithshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Edhe përkundër saj, Kuvendi akoma nuk ka vepruar pas rekomandimeve të Entit Shtetëror për Revizion dhe më tej deputetëve u paguhen kompensime të larta joreale për harxhime rrugore me të cilat e ngarkojnë buxhetin. International Transparency-Maqedoni dhe Qendra për Analiza Ekonomike e ftojnë Kuvendin e Maqedonisë të miratojë Kodin e Etikës së Deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Ajnur Bafqari
Data 22.05.2026
Aktuale
- Aksident me pasoja tragjike në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportohet për viktima
- Burimet policore: Dyshohet se BMW-ja drejtohej nga një femër, vazhdojnë hetimet për tragjedinë me katër viktima
- Detaje të reja nga tragjedia në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Dyshohet se shoferi i kamionit humbi vetëdijen nga lodhja
- Tragjedi në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Katër viktima pas përplasjes së BMW-së me një kamion
- Abdixhiku: Me mua kryeministër, nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës
- Hamza Nuhiu nga Tirana: Kauza e studentëve shqiptarë në RMV është mbarëkombëtare!
- Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër
- Demë Shehu: Neve na vranë e na burgosën kur rezistuam për këto të drejta, sot dalin e protestojnë

