Author: almakos

Kryediplomati serb Ivica Daçiq ka folur edhe sot për tensionimin e raporteve me Maqedoninë. Ai ka thënë se Shkupi duhet ta dijë mirë se për çka janë dakorduar deri tash. Në këtë frymë ia ua rikujtuar zyrtarëve maqedonas “diçka e tillë nuk u bëhet miqve”. Por, shefi i diplomacisë serbe nuk sqaroi as sot se çfarë ishte “mëkati” i zyrtarëve të Shkupit. Duke tejkaluar situatën, Daçiq thotë se Serbia dëshiron raporte të mira me të gjitha shtetet e rajonit. “Serbia dëshiron ta qetësojë situatën e sapokrijuar me Maqedoninë e cila nuk bazohet në supozime, por në fakte të konfirmuara pa…

Lexo më Shumë

Lidhja Demokratike (LD) e Maqedonisë thekson se tërheqja e personelit nga Abmasada e Serbisë në Shkup është skenarë për destabilizimin e Ballkanit, që sipas LD-së, paraqet vend gjeostrategjik ku ballafaqohen interesat e shumë qendrave të fuqishme. “Me këtë akt serb të pamenduar dhe joautentik, qëllimi kryesor është të bllokohet procesi euroatlantik i Maqedonisë dhe të pengohen ose zgjatet pranimi i Maqedonisë në NATO dhe fillimeve të bisedimeve për hyrje në BE. Është më se e sigurtë se Serbia me ndihmë nga jashtë është tërhequr në këtë aventurë të pamatur, e cila është e mbështetur edhe nga strukturat politike në Maqedoni”,…

Lexo më Shumë

Tërheqja e diplomatëve serbë dhe toni agresiv i mediave serbe ndaj Qeverisë së Maqedonisë është befasues, edhe pse shfaqja e Qeverisë edhe në tabloide me muaj ishte agresiv i orientuar ndaj Qeverisë së re të Maqedonisë, vlerëson në një deklaratë për MIA-n, Florian Biber, ekspert për Ballkanin dhe profesor në Universitetin në Grac, Austri. “Kjo lëvizje paraqet se Serbia nuk është shumë e interesuar të ketë marrëdhënie të mira diplomatike me fqinjët e saj dhe tregon sa janë të zbrazëta pohimet e saj se ka Qeveri pro-evropiane dhe reformuese. Qeveria serbe druan nga ‘modeli i ri i Maqedonisë’ dhe u…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot u takua me delegacionin e Partisë së të Gjelbërve Evropian, të kryesuar nga Rajnhard Bitikofer, deputet në Parlamentin Evropian dhe bashkëkryetar, të shoqëruar nga kryetarja e RDM-së, Liljana Popovska, kumtoi pres shërbimi qeveritar. Ndryshimet në Republikën e Maqedonisë janë të dukshme dhe zgjuan shpresë tek qytetarët dhe te BE-ja se është e mundur zhvillim demokratik dhe euro-atlantik dhe jetë më të mirë në shtet, ndërsa vlerësimin që e transmetuan përfaqësuesit e partisë së të Gjelbërve Evropian, të cilët shprehën mbështetje të fuqishme të proceseve reformuese që i filloi Qeveria e…

Lexo më Shumë

Ministri Zoran Shapuriq qëndroi në Strumicë ku realizoi takim me u. d. kryetarin e Strumicës Kostadin Kostadinov dhe vizitoi shumë kapacitete prodhuese në atë rajon. Siç kumtoi sot Kabineti i ministrit, në takim Shupuriq dhe Kostadinov kanë biseduar për bashkëpunimin e mundshëm në projekte të ndryshme, të cilat do të kahëzohen ndaj zhvillimit të mëtejshëm të ekonomisë në komunën e Strumicës, ndërsa në funksion të përmirësimit të klimës investuese për kompanitë e Strumicës. Gjatë vizitës së kompanive prodhuese, Shapuriq është njoftuar me punën e tyre, si dhe me problemet me të cilat po përballen gjatë kryerjes së veprimtarisë. Ekipi menaxherial…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe ministër i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, deklaroi sot se vendimi që të tërhiqet i tërë personeli nga Ambasada në Maqedoni paraqet porosi deri te Shkupi se Beogradi “di gjithçka çka që kanë dakoruar dhe për çka janë dakorduar” dhe kjo, siç theksoi, është diçka që nuk iu bëhet miqve. Por edhe krahas kësaj, thekson Daçiq, Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet e rajonit për shkak të paqes dhe stabilitetit. “Serbia dëshiron ta qetësojë situatën e sapokrijuar me Maqedoninë e cila nuk bazohet në supozime, por në fakte të konfirmuara pa…

Lexo më Shumë

Tërheqja e diplomatëve serb nga Maqedonia ka shkaktuar komente të shumta te mediat ndërkombëtare, ndërsa analizë të gjatë i ka kushtuar e përditshmja e djathtë austriake “Die Presse”. “Ish republika multi-etnike ndodhet në kontestim për arsye komploti. Shërbimi sekret serb ka “vërtetime” për një operacion “tepër ofensivë” kundër organeve serbeve dhe institucioneve në vendin fqinj, arsyetoi presidenti serb Aleksandar Vucic. Gjithshka do sqarohet në “dhjetë ditët e ardhshme”, ndërsa është evidente se marrëdhëniet mes Shkupit dhe Beogradit janë përkeqësuar prej ndërrimit të pushteteve. Qeveria serbe kishte mbështetur popullistin nacionalist Nikola Gruevski gjatë fushatës zgjedhore të 2016,” përcjell botasot.info. Media kujton…

Lexo më Shumë

Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias më 30 dhe 31 gusht do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni, deklaroi agjencia e pavarur ballkanike e lajmeve – IBNA, edhe pse deri tani nuk ka konfirmim zyrtar nga MPJ greke. Sipas informacioneve të IBNA, ministri grek i Punëve të Jashtme më 30 gusht me automobil do të udhëtojë nga Selaniku për në Shkup, ku më 31 gusht do të mbajë disa takime me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, si dhe me liderët e partive politike. Vizita e Koxias në Shkup është…

Lexo më Shumë

“International Transparency Maqedoni dhe Qendra për Analiza Ekonomike shprehin pakënaqësi të thellë për shkak injorimit të rekomandimeve nga Entit Shtetëror për Revizion që kanë të bëjnë me praktikën e deputetëve që për vete marrin kompensim financiar për shfrytëzimin e veturave private me qëllime zyrtare që nuk korrespondon me çmimet e tyre reale. Për shkak saj e ftojnë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të bëjnë ndryshime në ligjin e deputetëve dhe aktet nënligjore në përputhje me rekomandimet e raporteve të Entit Shtetëror për Revizion”, thuhet në komunikatë. Për këtë temë, Televizioni SHENJA ka transmetuar disa kronika, në të cilat është theksuar…

Lexo më Shumë

– Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias më 30 dhe 31 gusht do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni, deklaroi agjencia e pavarur ballkanike e lajmeve – IBNA, edhe pse deri tani nuk ka konfirmim zyrtar nga MPJ greke. Sipas informacioneve të IBNA, ministri grek i Punëve të Jashtme më 30 gusht me automobil do të udhëtojë nga Selaniku për në Shkup, ku më 31 gusht do të mbajë disa takime me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, si dhe me liderët e partive politike. Vizita e Koxias në Shkup…

Lexo më Shumë

Kabineti i presidentit maqedonas Gjorge Ivanov ka reaguar ndaj lajmit se ai në Ditën e Armatës nuk ua ka zgjatur dorën për t’i përshëndetur ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. ”Është lajm i rrejshëm se kryetari i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov nuk është përshëndetur me Radmilla Shekerinska dhe me Talat Xhaferin në përvjetorin e ushtrisë. Na habit fakti i mosreagimit dhe demantit nga ana e Ministrisë për Mbrojtje të lajmeve të këtilla”, kumtoi kabineti i Ivanovit, transmeton Telegrafi. Siç thonë ndër të tjera nga Kabineti, Ivanov, pothuajse në çdo datë të rëndësishme kur shënohen ditët e Republikës, Ushtrisë dhe…

Lexo më Shumë

Në listën e kadidatëve që kanë fituar bursën “Boris Trajkoski” për studime, për ciklin e dytë të programit MBA në Universitetin e Shefild, për vitin akademik 2017/2018, prej 20 kadidatëve, vetëm një është shqiptar. Në konkurs gjithsej kanë konkurruar 68 kandidatë dhe pas mbarimit të procedurës për selektim dhe vlerësim të kritereve që janë kërkuar, bashkangjitur edhe dokumentacionin në konkurs, është bërë rangimi nga ana e përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit Shefild nga Britania e Madhe, Kolegji i Qyteti, i locuar në Selanik, Greqi. Kjo bursë…

Lexo më Shumë