Në listën e kadidatëve që kanë fituar bursën “Boris Trajkoski” për studime, për ciklin e dytë të programit MBA në Universitetin e Shefild, për vitin akademik 2017/2018, prej 20 kadidatëve, vetëm një është shqiptar.
Në konkurs gjithsej kanë konkurruar 68 kandidatë dhe pas mbarimit të procedurës për selektim dhe vlerësim të kritereve që janë kërkuar, bashkangjitur edhe dokumentacionin në konkurs, është bërë rangimi nga ana e përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit Shefild nga Britania e Madhe, Kolegji i Qyteti, i locuar në Selanik, Greqi. Kjo bursë përfshin studime postdiplomike dyvjeçare.

