Author: almakos

Qeveria e Maqedonisë në mesditë do ta mbajë seancën e 24-të në të cilën në pajtim me rendin e propozuar të ditës është Informacioni me planin e akcizës për projektin Kontrolli i institucioneve shëndetësore nga ana e Fondit për Sigurim Shëndetësor, që synon sigurimin e cilësisë së barabartë të shërbimit shëndetësor për çdo qytetar. Nga sfera politike, Qeveria do ta shqyrtojë Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për punë të brendshme. Në seancën e sotme pritet të shqyrtohet edhe Informacioni për vendosjen e programit për asistim personal të personave me aftësi të kufizuara. “Rregullimi i këtij shërbimi për asistim…

Lexo më Shumë

Shqiptarët e Maqedonisë, ende po vazhdojnë të disktriminohen në të gjitha institucionet shtetërore në vend. Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zv. ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti, i cili shprehu keqardhje për mosavnacimin dhe mosinteresimin e shqiptarëve për këtë ministri, me theks të veçantë në njësinë speciale – elite të Armatës së Maqedonisë. Ky zëvendësministër, si edhe shumë pararendës të tij shqiptarë, u përpoq të fshihte të vërtetën se përqindja e shqiptarëve në shumicën e sektorëve është pothuajse e papërfaqësuar. Ndonëse kjo Qeveri zotohej për reforma të thella, siç duket, me veprimet e deritanishme, dëshmohet vetëm avancimi i politikave diskriminuese…

Lexo më Shumë

Sipas Elsit, Reka ose lugina e Rekës së Epërme, tani e zbrazur nga popullata, dikur ka qenë vatër e bashkësive të mëdha shqiptare që janë marrë me ruajtjen e dhenve, përbën një hapësirë gjeografike të mjerimit shqiptar, të një vatre të humbur të kombit, të zbrazur demografikisht, por edhe të dëmtuar në aspektin strukturor, në aspekt të humbjes së një numri të madh të brezave të shpërngulur gjithandej për shkak të problemeve ekzistenciale, luftërave dhe politikave gjenocidale ndër shekuj dhe diskriminimit e segregacionit nga establishmentet dhe pushtetet e ndryshme. Sot mund të flitet për dy Reka, njëra e vdekur ose…

Lexo më Shumë

Në mënyrë drastike është ulur niveli i lumit ‘Drini i Zi’ dhe Vardarit. Mesatarja e Drinit për gushtin, e matur te Llozhani, relativisht është 121 cm, ndërsa sot arrinë 55 cm, përderisa te Vardari i Shkupit, Veles dhe Jegunovc në mesatare deri 36 cm, por sot lëviz deri 18 cm, kumton DPHM. Është ulur niveli i ujit edhe në Treskë te Makedonski Brod, te Kriva Reka dhe Kriva Pallanka, Bregallnica në Berovë, kurse është përgjysmuar te Sateska-Botun, si dhe në Crna Reja-Novacë. Rritje minimale është vërejtur në Strumicë-Sushevë dhe Pçinjë-Katllanovska Banja.

Lexo më Shumë

Dje pasdite, para Ministrisë së Kulturës, është protestuar ‘Na i ktheni trotuaret’. Shoqata ‘Në mbrojtje të Debar Maallo’, me muaj të tërë kërkojnë zgjidhje nga Bashkia e Shkupit dhe Komuna Qendër për problemin me trotuaret e bllokuara dhe hapësirat për parkinge. Komuna Qendër, e ka përshëndetur protestën e djeshme dhe vlerësuan se kërkesa është me të drejtë dhe njoftuan se do të gjejnë zgjidhje të këtij problemi. Nga Qendra kumtuan se çështja e hapësirës për parking, tashmë është zgjidhur dhe do të sigurojë vende për 270 deri 290 vetura. ‘Zgjidhja e tillë, është hapi i parë drejt menjanimit të problemit…

Lexo më Shumë

Analisti dhe diplomati shqiptar, Alajdin Demiri thotë se vendimi i Beogradit për të tëhequr stafin diplomatik nuk është befasues. “Kjo është përgatitur për një kohë të gjatë edhe atë në kohën e votimit të Maqedonisë për anëtarësim të Kosovës në UNESCO. Qysh atëherë janë dhënë sinanje dhe porosi për revidimin e vendimit të njohjes së Maqedonisë me emrin kushtetues dhe përzierje të shërbimeve sekrete, para së gjithash në Mal të Zi kur pati tentim për atentat mbi kryeministrin dhe ngjarjet e 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë. Lidhja me këtyre dy ngjarjeve ka të bëjë me bllokimin e anëtarësimit të…

Lexo më Shumë

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën për reforma brenda OBRM-PDUKM, duke e potencuar atë si një lëvizje që do të ndihmojë kastën politike në Maqedoni dhe do të sigurojë një demokraci stabile. ”Lëvizje e mirëseardhur që do të ndihmojë partinë, më tepër një demokraci stabile në Maqedoni. Me qeveri dhe opozitë duke punuar së bashku për të arritur objektivat e jashtme politike-shtetërore”, ka shkruar Foure në Facebook. Përndryshe, Foure, ka qenë një ndër negociatorët më të shquar për zgjidhjen e problemeve në Maqedoni. Ai ka qenë një ndër kritikët më konstruktiv…

Lexo më Shumë

LSDM sot në kumtesë nënvizon se mbaroi koha e të privilegjuarve dhe mosrespektimit të ligjeve në shtet në dëm të qytetarëve dhe firmave. Theksojnë se rasti me ish funksionarë të Drejtorisë për të Ardhura Publike nga radhët e VMRO-DPMNE-së të cilët në mënyrë të paligjshme u kanë mundësuar 37 firmave të përjashtohen nga procedurat ligjore për pagesë të borxheve milionëshe, për shkak të mospagesës së tatimit dhe me atë me vetëdije kanë krijuar konkurrencë jolajale duke privilegjuar firma të caktuara në dëm të të tjerëve të cilët rregullisht i kanë paguar detyrimet e tyre ndaj shtetit. Në mënyrë shtesë, konsiderojnë…

Lexo më Shumë

Është duke ndodhur një skandal diplomatik në mes Maqedonisë dhe Serbisë dhe si rezultat i kësaj ngriten shumë dilema për arsyen kryesore të këtij ndryshimi të kursit në mes dy shteteve që deri para disa muajve vlerësoheshin si vëllezër. Deri tani ka disa teza që janë përmendur nga mediat e të dyja vendeve. Si tezë e parë që u përmend ishte: Iniciativa e Maqedonisë që të rinisë debatin në UNESCO për anëtarësimin e Kosovës. Kjo thuhet se i ka nervozuar serbët. Teza tjetër e ngritur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq thotë se Maqedonia nëpërmjet shërbimit të intelegjencës ju është bërë…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë është e vendosur në ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore me Republikën e Serbisë, por edhe më vendet tjera të rajonit. Kështu është përgjigjur Qeveria e kryeministrit, Zoran Zaev lidhur me vendimin e Qeverisë së Serbisë, për të tërhequr të gjithë stafin e Ambasadës së saj në Shkup. “Qeveria e Maqedonisë mbetet fuqimisht e përkushtuar për zgjidhjen dhe jo krijimin e problemeve, me qëllim forcimin e fqinjësisë, bashkëpunimin dhe partneritetin me Republikën e Serbisë, si dhe me vendet tjera në fqinjësi. Jemi të bindur se kjo është mënyra e vetme që rajoni me vendosmëri të ecë përpara”, ka kumtuar…

Lexo më Shumë

Në trembëdhjetë vitet e fundit rritja natyrale te maqedonasit, serbët dhe vllehët është negativ, derisa te shqiptarët, turqit, romët dhe boshnjakët ajo është vazhdimisht në rritje, pohon Donço Gerasimovski, analist demografik dhe ish drejtor i Entit Shtetëror i Statistikës. “Më shumë se dhjetë vjet rritja natyrore te maqedonasit, serbët dhe vllehët është negativ. Popullata krishtere po pakësohet për rreth 3.500 persona në vit. Për dallim nga ajo, popullata me besimit mysliman, gjegjësisht shqiptarët, turqit, romët dhe boshnjakët po rritet në vit për 6.500 persona. E këtillë është gjendja nga viti 2004 deri në vitin 2014. Trendi i pakësimit të maqedonasve…

Lexo më Shumë

22 August “Zaev i ka shpallur luftë Serbisë”, “vëllai Zaev thikë pas shpine”, “shërbimet e Maqedonisë i kanë përcjellë dhe i kanë frikësuar diplomatët serb”, “Maqedonia i ka përgjuar diplomatët serb?!”, këto janë disa nga titujt e gazetave të Serbisë gjatë ditës së sotme, pasi mbrëmjen e së dielës diplomatët e Ambasadës serbe në Shkup, janë thirrur  për konsultime në Beograd. Mediat serbe sot në fushatë të përbashkët, kanë nxjerrë një sërë tekstesh duke e sulmuar kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, të cilin e paraqesin përgjegjës për spiunimin e personelit serb të Ambasadës dhe funksionarëve serbë. Mediat shkruajnë se Maqedonia…

Lexo më Shumë