Author: almakos

Një grup qytetarësh të Tetovës dhe aktivistë të sektorit civil kanë protestuar para deponisë së egër në hyrje të qytetit ku mes tjerash kërkuan zgjidhe të përhershme për dislokimin e deponisë. Nga Lëvizja “Eco Guerilla”, të cilët ishin edhe organizatorë të protestës, apeluan deri te organet e drejtësisë që të ndjekin penalisht personat që i vunë zjarrin deponisë, por edhe autoritetet lokale që kanë krijuar deponinë. ARIANIT XHAFERI, “ECO GUERILLA” “Vlerësojmë se zjarri që ndodhi këtu të shtunën ishte pasojë, sepse shkaku është vet deponia e cila ka qenë këtu për vite me rradhë, si pasojë e neglizhencës dhe mosinteresimit…

Lexo më Shumë

Qeveria ndërkohë njoftoi se ka filluar dislokimi i mbeturinave nga deponia në Tetovë. Në seancën e fundit të Qeverisë është kryer edhe procedura për zgjidhjen e problemit me deponinë e Strugës, ku gjatë periudhës së ardhshme, hedhurinat nga kjo deponi do fillojnë të transportohen në deponinë përkatëse me të cilën do merren vesh shërbimet komunale.

Lexo më Shumë

Këshilli i Prokurorëve sot nuk e mbajti seancën e pritur në të cilën duheshe të emërohet ushtrues i detyrës prokuror publik i vendit pas shkarkimit të Marko Zvrlevskit. Jo zyrtarisht ka paralajmërime se seanca mund të mbahet nesër, ndërsa pengesë për datë konkrete është fakti që një pjesë e anëtarëve të Këshillit nuk janë kthyer nga pushimi vjetor. Kështu, më së voni deri nesër detyrën përkohësisht do ta kryejë prokurorja Liljana Spasovska. Ajo detyrën e mori me automatizëm, pasi ishte e para në orarin vjetor që përcaktohet kush e kryen funksionin, nëse prokurori publik është penguar ta kryejë atë. Ndërsa…

Lexo më Shumë

Personeli diplomatik serb u tërhoq nga Maqedonia për shkak të ofensivës së veprimtarisë së inteligjencës kundër Ambasadës së Serbisë në Shkup, kështu pohoi ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, derisa sqaroi se personali diplomatik serb duhet të përgatitet të punojë në mjedisin e ri, në të cilin është përfshirë siç e quajti “faktori i jashtëm”. Është e padiskutueshme dhe e vërtetuar me fakte se ekziston ofensivë e veprimtarisë së inteligjencës kundër Serbisë dhe Ambasadës së Serbisë në Maqedoni në të cilën është përfshirë edhe faktori i jashtëm. Po ndërmarrim të gjitha masat që të përgatitemi për punë në një mjedis…

Lexo më Shumë

Gjithsej 31.3 kilogram marihuanë janë zbuluar dhe konfiskuar gjatë kontrollimeve në një barakë në afërsi të kampit “Andon Dukov” në Ohër. Siç informojnë nga MPB, aksioni është realizuar mbrëmë pas marrjes së urdhërit gjyqësor. Gjatë kontrolleve të barakës në pronësi private, janë zbuluar edhe dy persona nga Ohri. “Personat janë arrestuar dhe është vërtetuar se ata kanë qenë në burgun e Strugës, për shkak se më herët kanë qenë të dënuar për vepra penale ‘shitje të drogës’”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Të lënduarit në aksidentin e djeshëm në Veles, të cilët janë pranuar në Qendrën klinike janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Për fat të keq një grua dje me lëndime të rënda në pjesën e gjoksit e ka humbur jetën. Si Ministri e Shëndetësisë i shprehim ngushëllime familjes. Në Qendrën klinike janë hospitalizuar 17 persona të lënduar. Së bashku me gruan e ndjerë gjithsej 28 persona janë lënduar në aksident. Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari i cili sot i vizitoi personat e hospitalizuar në Klinikën universitare për traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezion, reanimacion dhe…

Lexo më Shumë

Studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës, muajin e kaluar morën pjesë në Manifestimin “Ditët kulturore dhe sportive të studentëve””, që u mbajt në Sarajevë. Ky manifestim, siç njofton zyra për informim e UT-së, u organizua nga Qendra për zhvillim dhe afirmim të kulturës dhe edukimit “Litteratus” dhe Universiteti i Sarajevës. Në kuadër të këtij manifestimi u organizuan edhe gara të ndryshme sportive në futboll, basketboll, volejboll plazhi dhe shah, në të cilat garuan edhe studentët e Universitetit të Tetovës. Në këto gara, pjesëmarrës kanë qenë mbi 50 universitete, ndërsa në futboll dhe basketboll ekipet e Universitetit…

Lexo më Shumë

Lista zgjedhore për zgjedhjet lokale që duhet të mbahen më 15 tetor, prej sot janë vënë në shqyrtim publik. Në listën zgjedhore ka 1.816.127 votues, ndërsa në të nuk janë regjistruar edhe 11.346 qytetarë. Numri më i madh i personave  që nuk janë vendosur në listë, 7.017 nuk kanë vendbanim, një pjesë janë fshirë nga sektorët rajonalë për shkak të vdekjes, të pashpërndarë ka 1.418 persona dhe 672 personave i është regjistruar i pavlefshëm vendbanimi, ndërsa si arsye  se pse këta persona nuk janë në listë citohen edhe  heqjen e aftësisë së biznesit, heqja e shtetësisë ose të fshirë me…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë dhe Qeveria po koordinohen se cili institucion do të japë deklaratë lidhur me tërheqjen e personelit të Ambasadës së Serbisë nga Maqedonia si dhe me deklaratat e udhëheqësve të Serbisë. Nga Ministria e Punëve të Jashtme thanë shkurt për Televizionin Shenja, se po koordinohen me Qeverinë, dhe në momentin që do të vendoset se në çfarë mënyre do të dilet me qëndrim zyrtar, do t’i informojnë në kohë mediat. Ndërkohë, mbrëmë Ministria e Punëve të Jashtme kishte pranuar një notë porteste nga ambasada e Serbisë në Shkup, në të cilën ishte njoftuar se personeli…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i parë i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq sot deklaroi se “Beogradi do t’i ndërmarrë të gjitha masat që t’i mbrojë interesat serbe në Maqedoni dhe në të njëjtën kohë do t’i rishqyrtojë aftësitë dhe kapacitetet për kryerjen e punëve të Ambasadës në Shkup në kushtet aktuale”. “Veçmë javën e ardhshme, pas mbledhjeve që do t’i kemi këtu dhe bisedat me presidentin Aleksandar Vuçiq, një pjesë e personelit të Ambasadës do të kthehet në Shkup, ndërsa ambasadori do të kthehet më vonë kur do t’i kryejmë të gjitha konsultimet që duhet t’i bëjmë…

Lexo më Shumë

21 August Dhjetëra banor të qytetit të Tetovës kanë protestuar sot tek deponia në hyrje të qytetit, duke kërkuar nga komuna dhe Qeveria zgjidhje sa më shpejtë me deponinë. Deponia sipas tyre është shndërruar në një vrasës të ngadalshëm të tetovarëve. Ata madje në duar mbanin parulla të ndryshme si, “M`le të marr frymë, Mbrohu ose helmohu”, e të tjera. Ndërkohë që dënojnë ashpër çdo tentim që kësaj siç shprehen tragjedia të tetovarëve ti jepet kahje politike. 19 gushti i vitit 2017 do të jetë dita kur procesi i vrasjes së ngadalshme të qytetarëve të Tetovës arriti kulmin, dita kur…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë është prononcuar lidhur me vendimin e fundit të Beogradit zyrtar për tërheqjen e personelit diplomatik nga Shkupi. “Republika e Maqedonisë zhvillon marrëdhënie miqësore me të gjithë vendet fqinje. Kur ekzistojnë çështje të hapura senzitive mes dy fqinjëve tanë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, gjithmonë do t’i ndjek interesat e shtetit ndaj parimeve të fqinjësisë së mirë të bashkëpunimit rajonal dhe mospërzierjes në kontestet mes shteteve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë. Ndërkaq “Sputnik” sot ka shkruar se se kjo ka ndodhur për shkak të mundësisë eventuale që Qeveria e Maqedonisë të propozojë votim për…

Lexo më Shumë