Tridhjetë e shtatë kompani nga Shkupi të ndihmuar nga të punësuar në DAP gjatë vitit 2015 dhe 2016 arritën që të shmangin pagesën e një debie prej milionash për tatim të fitimit. Këtë sot e njoftoi drejtoresha e DAP Sanja Lukarevska e cila tha se midis kompanive ka edhe firma private dhe shtetërore dhe se ato janë pjesë e listës së debutuesve që e ka publikuar Drejtoria e të Ardhurave Publike. Për rastin, siç tha drejtoresha, kundër dy personave të punësuar në DAP është ngritur procedurë disiplinore, por hetimi do të zgjerohet. Midis të involvuarve, siç theksoi që janë persona…
Author: almakos
Biznesmeni Velija Ramkovski ka dalë sot nga objektet e burgut ku po vuan dënimin për t’u trajtuar për probleme shëndetësore. Ai ka vuajtur dënim prej shtatë viteve dhe sot i rrethuar nga familjarët është parë i buzëqeshur në afërsi të burgut të ”Idrizovës”. Fotografinë e Ramkovskit me valixhe në dorë e ka bërë publike vajza e tij, Emel Ramkovska, gjithashtu e burgosur por e liruar më herët nga vuajtja e dënimit. Ramkovski është burgosur nga qeveria e atëhershme për të vuajtur dënimin për fshehje tatimi. Kjo ishte arsyeja zyrtare por në të vërtetë, në opinion njihej si burgosje politike dhe…
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq foli sot në Beograd për tërheqjen e trupit diplomatik nga Maqedoni se, “nuk bëhet fjalë për punë të vogla por është diçka serioze ” dhe se është konsultuar me presidentin e shtetit Aleksandar Vuçiq dhe ministrin e Punëve të Jashtme Ivica Daçiq. Para gazetarëve në selinë e qeverisë së Serbisë ajo paralajmëroi se së shpejti do të jepet versioni zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme për largimin e diplomatëve serbë nga Republika e Maqedonisë, transmeton Tanjug. Të gjithë të punësuarit nga Ambasada serbe në Shkup, mbrëmjen e djeshme janë thirrur për konsultime urgjente në Beograd.…
Dhjetëra banorë të Tetovës kanë organizuar një aksion kundër lënies pas dore nga zyrtarët të deponisë së egër të mbeturinave. Ata janë mbledhur pikërisht në deponi, duke mbajtur parulla ku kërkojnë që t’i jepet fund kësaj katrahure ekologjike. Ky aksion është organizuar nga organizata joqeveritare “Eco Guerilla”, drejtuesit e të cilës kanë kritikuar zyrtarët që kanë lejuar këtë gjendje. Ndërkohë, ky aksion është ndërmarrë në të njëjtën kohë me fillimin e pastrimit të mbeturinave. Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila deklaroi se pastrimi që ka nisur sot është rezultat i një angazhmi afatgjatë të zyrtarëve komunalë në…
Ka nisur sot pastrimi i deponisë së egër të mbeturinave në Tetovë, e cila është kthyer në problem serioz për banorët në këtë rajon. Ditëve të fundit, kjo deponi është djegur duke shkaktuar revoltë të madhe te banorët, të cilët e akuzojnë kryetaren e Komunës, Teuta Arifi për lënien pas dore të këtj problemi. Ndërkohë, komuna ka njoftuar se sot kryetarja Teuta Arifi ka inspektuar punimet për pastrimin, që është duke e kryer kompania “Golec Trans”. “Pastrimi i deponisë është në kordinim të plotë me planin për realizimin e punimeve të Komunës së Tetovës, i cili është një rezultat i…
– Dhjetë artistë figurativë akademik nga Maqedonia dhe jashtë do të marrin pjesë në Koloninë Ndërkombëtare të Artit “Shkup 2017”, e cila fillon sot në Muzeun e Qytetit të Shkupit. Kolonia organizohet për të 12 herë me radhë në organizim të Muzeut të Qytetit të Shkupit, me mbështetje financiare nga Qyteti i Shkupit. Në punën e Kolonisë të artit figurativ, që do të zgjasë deri më 31 gusht, do të marrin pjesë 10 artistë figurativë akademik, pjesëtarë të gjeneratave të ndryshme dhe përcaktimeve krijuese, të cilët jetojnë dhe krijojnë në mjedise të ndryshme. Nga Maqedonia në koloninë dhjetëditore do të…
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq e ka vlerësuar si serioze situatën e krijuar pas tërheqjes së personelit nga ambasada serbe në Shkup. “Kjo nuk është punë e vogël”, ka thënë drejuesja e Ekzekutivit serb, duke shtuar se për këtë çështje është duke u konsultuar me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe me ministrin e Jashtëm, Ivica Daciq, raporton Tanjug, transmeton SHENJA. Bërnabiq njoftoi se më shumë detaje do të jepen në njoftimin me shkrim të Ministrisë së Jashtme të Serbisë.
– Nisma “Shpëtim për Vallandovën” kumtoi se në referendumin ku banorët e Vallandovës u prononcuan nëse janë “pro” apo “kundër” vazhdimit me punë të minierës “Kazandoll” dhe nëse janë “pro” apo “kundër” për hapjen e minierave për materiale të papërpunuara metalike në territorin e komunës, votuan 4.000 qytetarë. Sipas deri tani të dhënave jozyrtare, nuk është arritur census për jehonë të 51 për qind të qytetarëve, që do të thotë se referendumi nuk është i suksesshëm. Ata mbrëmë vonë në konferencë për shtyp theksuan se gjatë ditës ka pasur shumë presione nga pushteti lokal, kompania Sardiç dhe Ambasada ukrainase. “Kjo…
Rilindja Demokratike Kombëtare forcon bastionin e saj duke i dhënë edhe një drejtori Gostivarit. Hilmi Gashi i cili me profesion deri më tani ka qenë mësimdhënës për 20 vite rradhazi ku ka nxjer gjenerata të shkëlqyera ai do të jetë drejtor në një nga drejtoritë në kuadër të Ministrisë të Bujqësisë. Hilmi Gashi i cili vjen si kuadër i RDK-së do të udhëheq me Drejtorinë e Farërave dhe materialeve për mbjellje. Hilmi Gashi vjen nga dega e RDK-së në Gostivar.
21 August Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar një jave më parë, sot ka filluar pastrimi i deponisë së Tetovës”, bëjnë të ditur nga Komuna e Tetovës. Nga atje njoftojnë se me kërkesë të Komunës së Tetovës dhe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, janë akorduar 200 000 euro për pastrimin përfundimtar të deponisë së egër. “Kompania e cila ka marrë tenderin për pastrimin e deponisë “Golec Trans”, sot ka koncentruar të gjitha makineritë e rëndë në terren, ndërsa Kryetarja e Komunës Teuta Arifi po inspekton nga afër punimet”, thuhet në njoftim. Në lidhje me këtë kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta…
Fëmijës nëntëvjeçar i cili u lëndua në aksidentin e mbrëmshëm në autostradën Shkup-Veles, në Klinikën për kirurgji të fëmijëve i është bërë operacion dora, dhe jo apmutim, informojnë nga ky institucion shëndetësor. Pas interveniit të bërë në dorën e fëmijës, i cili ka pasur thyerje të bërrylit, i është vendosur një fiksues i jashtëm dhe ai është në gjendje të mirë të përgjithshme. Sipas informacioneve të deritanishme nga kompetentët, një grua humbi jetën, ndërsa 27 të tjerë janë lënduar në aksidentin rrugor ku një autobus me targa të Maqedonisë i cili ka transportuar udhëtarë që ktheheshin nga verimi në Greqi,…
21 August Burgu i Idrizovës mbrëmë ka qenë në gjendje alarmi ku janë përfshirë edhe forcat speciale. Kjo pasi dy persona të maskuar rreth orës 21.00 janë afruar afër burgut dhe kanë shtënë me armë zjarri në ajër dhe kanë tentuar të hyjnë në pjesën e pasme të burgut. Tentimi për arratisje nga kjo pjesë e burgut është konfirmuar edhe nga të burgosur dhe se ata që tentuan të arratisen kishin përkrahje nga jashtë. MPB-ja ende nuk ka konfirmim zyrtar për këtë incident, por gjatë ditës priten të dalin detajet e këtij incidenti. Ndërsa drejtori i burgut Qerim Mahmuti ka…

