Fëmijës nëntëvjeçar i cili u lëndua në aksidentin e mbrëmshëm në
autostradën Shkup-Veles, në Klinikën për kirurgji të fëmijëve i është bërë operacion dora, dhe jo apmutim, informojnë nga ky institucion shëndetësor.
Pas interveniit të bërë në dorën e fëmijës, i cili ka pasur thyerje të bërrylit, i është vendosur një fiksues i jashtëm dhe ai është në gjendje të mirë të përgjithshme.
Sipas informacioneve të deritanishme nga kompetentët, një grua humbi jetën, ndërsa 27 të tjerë janë lënduar në aksidentin rrugor ku një autobus me targa të Maqedonisë i cili ka transportuar udhëtarë
që ktheheshin nga verimi në Greqi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në autostradën VelesShkup.
Prokuroria Themelore Publike në Veles sot kumtoi se punon në konfirmimin e arsyeve për aksidentin
rrugor.Me urdhër të prokurorit publik, nga shoferi i autobusit është marrë mostër gjaku për analizë, ndërsa ka filluar edhe mbledhja e gjurmëve të gjetura në vendngjarje.
Më tepër detaje për të plagosurit në aksidentin rrugor do të njoftojë ministri i Shëndetësisë Arben Taravari dhe drejtorët e Qendrës Klinike dhe Klinikës për Sëmundje Kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit” në deklaratë për media të caktuar për në orën 13 para Qendrës klinike në kompleksin e

