Portali grek shkruan se Ministria greke e Punëve të Jashtme po mendohet nëse shefi i diplomacisë, Nikos Kotzias, duhet ta vizitojë Maqedoninë, për arsye të siç thonë, provokimeve të funksionarëve nga Maqedonia me hartën e “Maqedonisë së Madhe”. “Vendimi që të vizitohet ministri i Punëve të Jashtme në Shkup, Nikolla Dimitrov, në fund të gushtiti po rishqyrtohet. Arsye është sulmi i fundit mbi Greqinë në ngjarjet në Toronto, në të cilin kanë marrë pjesë funksionarë qeveritarë nga Shkupi”, shkruan “News 24/7”. Athina zyrtare më 16 gusht akuzoi Qeverinë e Maqedonisë se ka shkelur marrëveshjen e përkohshme mes dy vendeve e…
Author: almakos
21 August Dy persona kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor në rrugën magjistrale Shtip-Radovish në dalje të fshatit Lakavicë. Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova, informoi se automobili tip “FVolskvagen Sharan” rreth orës 6 e 40 minuta të mëngjesit të sotëm ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën dy persona. Sipas informacioneve paraprake nga ekspertiza, në vendin e ngjarjes humbën jetën dy pasagjerët që ndodheshin në pjesën e pasme të autoveturës, ndërsa shoferi dhe një pasagjer tjetër janë plagosur rëndë dhe janë shtruar në spitalin klinik të Shtipit. Organet hetuese po bëjnë ekspertizën e…
Maqedonia ka fituar dy çmime në një konkurs rajonal për biznese ekologjike, në konkurrencë të gjithsej 18 ideve nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbai dhe Bosnjë e Hercegovina. Idetë fituese platforma për shitje të vakteve të lira të ushqimit “Ushqim për të gjithë” dhe edukimi përmes eko-mesazheve iluzioniste “Eko-iluzion” do të përkrahen me nga 10.000 dollarë. Çmime fitoi edhe ideja malazeze “Kamp nën Ostrog” dhe Akademia e Kosovës “Platformë akademike”. Në Maqedoni konkursi “Filantropi përmes ideve ekologjike”, ka tre vjet me radhë e organizon shoqata për inovacione sociale “ARNO
Maqedonia ka vënë në zbatim paralajmërimet e kryeministrit Zoran Zaev për të qenë e përmbajtur gjatë votimit për anëtarësim të Kosovës në organizma ndërkombëtarë, raporton Televizioni SHENJA. Në rastin më të ri edhe Rusia dhe Kina kanë ndërruar qëndrimin e deritanishëm dhe kanë mbështetur Kosovën, ndërsa Maqedonia ka qenë vendi i vetëm që ka votuar përmbajtur. Në Asamblenë e 35 të Përgjithshme të Federatës ndërkombëtare të sporteve universitare (FISU) ku kanë votuat 62 shtete, me dy vota kundër dhe një të përmbajtur është pranuar edhe Kosova, gjeqësisht Federa kosovare e sporteve universitare. Delegacioni serb ka konfirmuar për mediat në Sërbi…
Lista zgjedhore për zgjedhjet lokale që duhet të mbahen më 15 tetor, prej sot janë vënë në shqyrtim publik. Në listën zgjedhore ka 1.816.127 votues, ndërsa në të nuk janë regjistruar edhe 11.346 qytetarë. Numri më i madh i personave që nuk janë vendosur në listë, 7.017 nuk kanë vendbanim, një pjesë janë fshirë nga sektorët rajonalë për shkak të vdekjes, të pashpërndarë ka 1.418 persona dhe 672 personave i është regjistruar i pavlefshëm vendbanimi, ndërsa si arsye se pse këta persona nuk janë në listë citohen edhe heqjen e aftësisë së biznesit, heqja e shtetësisë ose të fshirë me aksion…
Referendumi në Vallandovë nuk ka plotësuar pragun ligjor për të qenë i suksesshëm dhe legjitim. Sipas infomacioneve të TV24, për t’u shpallur legjitim referendumi janë nevojitur edhe 300 vota për të qënë i vlefshëm. Nga iniciativa qytetare “Shpëtim për Vallandovën” thonë se kanë regjistruar një sërë presionesh dhe kërcënime që qytetarët të mos dalin në votim dhe se kjo do të procedohet dhe do të dorëzohet tek organet kompetente. “Nga situata në terren kemi hetuar disa situata të dyshimta, kushtimisht thënë parregullsi, të cilat i kemi dokumentuar dhe do të kërkojmë që ato të procesuohen edhe më tej”, tha Borisllav…
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ende nuk ka informacion zyrtar nga Beogradi se pse janë tërhequr diplomatët dhe të punësuarit nga Ambasada e Serbisë në Shkup. Nga MPJ-ja e Maqedonisë për MIA-n thonë se është vendosur komunikim me MPJ-në e Serbisë për konfirmimin e arsyeve për këtë procedurë. Pritet që gjatë ditës zyrtarisht sqarime të japë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq. Ambasadorja serbe Dushanka Divjak Tomiq për mediat serbe deklaroi se tani për tani nuk mund të komentojë situatën dhe paralajmëroi më tepër informata gjatë ditës së sotme. Na MPJ informojnë se në pajtim me dispozitat përkatës…
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ende nuk ka informacion zyrtar nga Beogradi për arsyet pse diplomatët dhe stafi i Ambasadës së Serbisë në Shkup janë tërhequr. MPJ-ka njoftuar se po krijojnë komunikim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë për të përcaktuar arsyet për këtë hap. Gjatë ditës, Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç pritet të japë shpjegime zyrtare. Ambasadorja serbe në Shkup, Dushanka Divjak – Tomiç mbrëmë konfirmoi në mediat serbe se të gjithë stafi i ambasadës u tërhoq në Beograd, por tha se nuk mund të komentonte për arsyen.
Ka ndërruar jetë njëri prej të lënduarve rëndë në aksidentin e djeshëm në autostradën Shkup-Veles. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari përmes profilit të tij të Facebook-ut tha informacione se në spitalet në Shkup dhe në Veles janë pranuar gjithsej 27 pacientë të lënduar nga autobusi i përmbysur. “Në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike Shën Naumi i Ohrit janë pranuar gjashtë persona prej të cilëve vetëm një person në moshë është në shok dhomë por në gjendje stabile, gjithë pacientët e tjerë janë jashtë rrezikut për jetë. Në spitalin e përgjithshëm në Veles janë pranuar katër pacient dhe të gjithë janë…
Moti sot pritet të jetë i ndryshueshëm dhe jostabil, me reshje të pakëta të shiut. Temperatura parashikohet të lëvizë prej 20 deri 29 gradë celcius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë ditore deri 26 gradë celcius. Nesër do të fryejë erë e fortë, por do të fillojë periudha e stabilizimit të motit dhe rritjes së temperaturave
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë sot ka pranuar një not nga ambasada e Serbisë në Shkup, në të cilën është njoftuar se personeli i Ambasadës është ftuar për konsultime në Beograd, kanë bërë ditur nga MPJ e Maqedonisë, transmeton SHENJA.“MPJ e Maqedonisë nuk është e njoftuar me arsyet e këtij vendimi dhe në këtë drejtim po vendos komunikim me MPJ-në e Serbisë në drejtim të vërtetimit të arsyeve për këtë veprim. Sipas dispozitave përkatës të Konventës së Venedikut për Marrëdhënie Diplomatike, institucionet përkatëse të Maqedonisë po ndërmarrin masa për mbrojtje të sigurisë dhe integritetit të ambasadës së Serbisë…
20 August Sapo është rrokullisur një autobus afër qytetit të Velesit. Disa makina të ndihmës së shpejtë janë nisur për në vendngjarje. Ndërkohë që akoma nuk ka informata për të lënduar dhe viktima. Alsat mëson se autobusi ka bartur fëmijë dhe ka qenë duke u kthyer nga Greqia.

