Author: almakos

Prej nesër fillon shqyrtimi publik i listës së votuesve ku nëpër njësitë rajonale dhe në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, qytetarët do të mund të kontrollojnë nëse janë pjesë e listës së votuesve. Nëse emri i tyre nuk figuron në listën e re atëherë të njëjtit duhet t’i drejtohen njësive rajonale të KSHZ-së në komunën e tyre për t’u rikthyer në listë dhe këtë duhet ta bëjnë më së voni deri më 9 shtator. Lista e re e votuesve do të ketë 1.827.473 votues, ndërsa 11.346 janë fshirë nga lista. Nga Enti Shtetëror për Statistikë thanë se pjesa më…

Lexo më Shumë

Organizata Eco Guerilla njofton qytetarët e Tetovës se në vazhdën e luftës për ajër më të pastër në Tetovë dhe rrethinën e Pollogut, të hënën me 21 gusht në ora 12.00 organizon një protestë kundër në Deponisë së Egër në Tetovë.“Protesta “MBROHU ose HELMOHU” do të mbahet tek lokacioni DEPONIA E EGËR, në Tetovë.Ju ftojmë që bashkë me familjet tuaja të vini për të ngritur zërin e pakënaqësisë për gjendjen e krijuar, djegien e mbeturinave, dështimin e autoriteteve lokale për ta dislokuar deponinë, dhe t’i bëhet presion edhe autoriteteve lokale edhe atyre qendrore që këtë kancer të Tetovës ta largojnë…

Lexo më Shumë

Edhe sot tetovarët janë zgjuar nën tymin e deponisë e cila ka vazhduar të digjet edhe pse me intenzitet më të vogël nga dita e djeshme. Zjarrfikësit kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin, por flakët dhe tymi vëreheshin ende në disa lokacione në brendi të deponisë, ndërsa tymi në përmasa të mëdha vazhdonte të helmojë qytetin veçanërisht në orët e mëngjesit. Nga brigade e zjarrfikësve thanë se mbrëmë kanë punuar gjatë gjithë natës pa ndërprerë dhe janë të përkushtuar që sot të shuajnë përfundimisht edhe vatrat e fundit të zjarrit.Qytetarët thanë se mbrëmë kanë kaluar një nga netët më të…

Lexo më Shumë

Nuk do të ketë ndërtim të banesave për refugjatë dhe as nuk është në plan program një gjë e këtillë, pasi Maqedonia nuk është vend atraktiv për refugjatë. Kështu tha Ministrja e Punës dhe Politikës sociale Milla Carovska, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë. Ministrja Carovska sqaroi se në vitet 2015-2016, në Maqedoni ka pasur 1600 migrant, ndërsa për momentin nuk ka më shumë se 60, në të dyja qendrat tranzituese dhe në qendrën për azil. Sipas saj Këto shifra tregojnë se Maqedonia nuk është vend atraktiv për refugjatët. Ministrja theksoi se prioritet për qeverinë ta janë shtetasit…

Lexo më Shumë

“Katërvitet e fundit, kemi qenë dëshmitarë të rrënimit të gjithçkajës në Tetovë” Katër vite më parë, gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e atëhershme lokale, Teuta Arifi premtoi ndryshime rrënjësore për banorët eTetovës, e mes tjerash, edhe zgjidhje përfundimtare të problemit me mbeturinat.  “Grumbuj mbeturinash që shtoheshin çdo ditë” Atë për të cilën para 4 viteve alarmonte Teuta Arifi gjatë fushatës parazgjedhore, vazhdoi të jetë realitet edhe gjatë viteve sa ajo qeveriste me Komunën e Tetovës, me deponitë e mbeturinave që zgjeroheshin e shtoheshin, siç thoshte Teuta Arifi, çdo ditë.  “Grumbuj mbeturinash që shtoheshin çdo ditë” Dje, kur shpërtheu një zjarr…

Lexo më Shumë

20 August Rendimentet e mjaltit këtë viti janë reduktuar thuajse 100% ankohen bletarët. Ata thonë se arsyeja më e madhe për këtë kanë qenë temperaturat e ulëta pranverore në mars dhe prill, si dhe ngrirja e bimëve që janë të rëndësishme për ushqimin e bletëve. Humbjet financiare janë të mëdha, kështu që bletarët kërkojnë ndihmë të menjëhershme nga shteti sepse ky kjo degë është afër kolapsit. Rendimentet janë katastrofale. Këtë vit ne mund të themi se ka rendiment. Këto janë rezervat e mjaltit. I përdorim rezervat e fundit të mjaltit. Këtë vit në shumë sandëqe të bletëve në shumë rajone…

Lexo më Shumë

Në orën 7 të mëngjesit janë shpërthyer me thikë gomat e mbi 30 makinave të parkuara në vende të ndryshme parkimi në lagjen Shkup-Veri të komunës së Butelit. Disa nga banorët kanë parë nga ballkonet personin që po shpërthente gomat dhe kanë tentuar ta largojnë, por për shkak të thikës që ka mbajtur në dorë nuk kanë arritur ta kapin të njëjtin. Kryerësi i veprës është i njohur thuajse për të gjithë banorët e kësaj pjese dhe për të njëjtin dyshohet se ka probleme psikike, thonë banorët e lagjes. Këta të fundit urgjentisht kërkojnë ti mirën masa ndaj tij nga…

Lexo më Shumë

Zjarret që ishin aktiv në periudhën e kaluar nuk do t’i shtrenjtojnë drutë për ngrohje. Nga “Pyjet e Maqedonisë”, pohojnë se qytetarët do të mund të blejnë dru për çmime të njëjta si vitin e kaluar. Në magazinat e ndërmarrjeve publike një metër kub dru i ahut do të shitet për 2.370 denarë, ndërsa dushku për 2.450 denarë. Nuk ka nevojë për panik, për shkak se nga shuma totale e planifikuar prej 400,000 metra kub dru për ngrohje, deri më tani janë porositur 60%, pohon drejtori i “Pyjet e Maqedonisë”, Zoran Georgiev. Dinamika e dërgesës është pak e ngadalësuar duke…

Lexo më Shumë

Djegia e doponisë në qytetin e Tetovës për dy ditë më radhë ka bërë që shumë qytetarët të preken nga tymi dhe gazrat helmuese. Bomba ekologjika ka qenë aty prezent dhe shpërthimi i saj është pritur në çdo moment, vlerësojnë ambientalistët sipas të cilëve pak rëndësi ka se kush e ka ndezur zjarrin. Problemi qëndron në atë se pse ky problem i kamotshëm nuk është zgjidhur deri tani. Është vetë lokacioni i kësaj deponie që do të thotë se ai nuk e ka vendin në asnjë mënyrë aty, çështje e dytë do të ishte zgjidhja e përhershme e problemit të…

Lexo më Shumë

Politikanët i harruan personat me nevoja të posaçme. Ndonëse tendat e iniciativës, “pesë në dymbëdhjetë” për të pestin muaj janë vendosur në parkun përballë kuvendit, deputetët të cilët thuajse çdo ditë kalojnë aty nuk bëjnë asgjë për zgjidhjen e problemit të tyre. Prindërit e fëmijëve me sindromën Daun janë të revoltuar pasi siç thonë, edhe pushteti i kaluar edhe i riu i trajtojnë sikur të jenë të padukshëm, edhe pse të gjitha ministritë kompetente janë njoftuar me kërkesat e tyre. Mund të themi se për këto pesë muaj thuajse nuk është bërë asgjë. Është bërë shumë pak, vetëm nga Ministria…

Lexo më Shumë

Vazhdon edhe më tej të digjet deponia në Tetovë, por me intensitet më të ulët nga ai i ditës së djeshme. Ekipi i zjarrfikësve të Tetovës, kanë punuar gjatë gjithë natës për lokalizimin e zjarrit dhe sipas Shefit të zjarrfikësve, i njëjti është vënë nën kontroll. Sot situata në këtë vend është shumë më e mirë, meqë zjarri është vënë nën kontroll të plotë nga njësia territoriale kundër zjarrit dhe është i lokalizuar- tha Uka Aliti, komandant i zjarrfikësve Tetovë Megjithatë ndezja e Deponisë ka ngritur në këmbë banorët e Tetovës të cilët revoltën e tyre e shprehën përmes protestës,…

Lexo më Shumë

Në zonën industriale “Prilep 1” është hapur fabrikë e re, investim i kompanisë tekstile “Triteks”.Në kapacitetin e ri në sipërfaqe prej 4.000 metra katrorë do të ketë rreth 300 punësime të reja, tha mbrëmë ne hapjen e fabrikës pronari Dejan Naumovski, njoftoi komuna Prilep.Simon Naumovski, kryetar i Bordit të drejtorëve të I.U. “Vitaminka” sh.a. Prilep, në emer të Odës Ekonomike, uroi sukses dhe shumë objekte të reja për lëshim në perdorim.Në zonën industriale në Prilep, potencoi kryetari i komunës Marjan Risteski, para katër viteve janë shitur 21 lokacione, ndërsa fabrika e “Triteksit”” është objekti i 11-të i ndërtuar.Kompania “Triteks” punon…

Lexo më Shumë