Author: almakos

Prej 10 vitesh arsimi i mesëm është i obligueshëm dhe kjo i detyron shkollat që të mbajnë të hapura dyert për pranimin e nxënësve deri në plotësimin e të gjitha vendeve të caktuara me Konkurs. Sipas zëvendës ministrit të Arsimit, Visar Ganiu, nxënësit në shkollat e mesme kanë për obligim të pranohen vetëm nëse i përmbushin kuotat e pikëve, që ka vënë ministra, raporton Almakos. Për shumë drejtorë të shkollave, ky ligj e bën të pa obligueshëm arsimin e mesëm, sepse jo të gjithë nxënësit i përmbushin kriteret. Në mos plotësimin e kritereve, ata nxënës nuk do të jenë pjesë…

Lexo më Shumë

Bajram Ferati dhe Abedin Fejzullahu janë mini-blegtorë që veprimtarinë e kryejnë vetëm 2 kilometra larg qytetit të Kumanovës. Ky profesion është ekzistenca e vetme për dy familjet në fjalë ndërkohë që zhvillohet me shumë vështirësi dhe mungesë të kushteve elementare për një blegtor. Ajo që e bën edhe më të vështirë këtë profesion është mos pagesa me kohë e subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë e nga të cilat varen thuajse blegtorët. Abedin Fejzullahu thotë se akoma nuk ka mar subvencionet për vitin 2014, 2015 dhe 2016 gjë që ka shkaktuar bllokadë në zhvillimin e profesionit të tij. 22 frymë i…

Lexo më Shumë

Ekspertët juridik konsiderojnë se shkarkimi i Prokurorit Publik Marko Zverlevski hap rrugën e procesit te reformave në sistemin gjyqësor, por se ky hap nuk është i mjaftueshëm për tu arritur një sistem gjyqësor i besueshëm për qytetaret. Sipas Mersim Maksutit profesor universitar, pas shkarkimit te Zverlevskit ka edhe shume për tu bere. Sipas tij, të nevojshme janë reformat në funksionimin e Këshillit të Prokuroreve Publik të Maqedonisë dhe reformat në procesin e emërimit te Prokuroreve Publik në vend. Reforma e pare qe duhet bere ne Prokurori është qe te vihet para përgjegjësisë për punën e vet, Këshilli i Prokuroreve Publik…

Lexo më Shumë

Qeveria ka kompletuar sektorin për marrëdhënie me opinionin në të cilin do të angazhohen 30 persona, që do të udhëhiqet nga këshilltari i kryeministrit për marrëdhënie me opinionin dhe do të ketë edhe një zëdhënës. Por që të dy këta persona kyç janë maqedonas dhe nuk është paraparë që të ketë zëdhënës shqiptar, siç kishte qeveria e kaluar kur përveç zëdhënësit maqedonas ishte angazhuar edhe një zëdhënës shqiptar. Disa shqiptarë janë të angazhuar si pjesë e stafit të sektorit, ndërsa zëdhënës shqiptar nuk do të ketë as në disa ministri kyçe që udhëhiqen nga kuadro të LSDM-së. Nga gjithsej 36…

Lexo më Shumë

Ndërsa moshatarët e tyre po bëjnë përgatitjet e fundit për fillimin e vitit të ri shkollor 2017-18, fëmijët e fshatit Kllukovec të Velesit po vazhdojnë lojën në oborrin e shkollës dhe rrugëve të fshatit. Dëshira për shkollën është zbehur apo thuajse është humbur për shkak të kushteve të vështira dhe joadekuate për të nisur procesin edukativo arsimor në shkollën e fshatit. Pushimi veror duket se do të vazhdojë edhe për një afat të pacaktuar për këta fëmijë të fshatit Kllukovec të cilët mësojnë në shkollën fillore “Vasill Gllavinov”. Kjo për arsye se premtimet të cilat u dhanë për ndërtimin e…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka angazhuar 8 këshilltarë të veçantë dhe 4 këshilltarë të jashtëm. Në listën e Këshilltarëve të veçantë të kryeministrit Zaev, nuk ka asnjë shqiptar. Ndërkohë që shuma e pagës së tyre është në rangun e nëpunësve civilë, dhe e njejta varion nga 35,000 deri në 40,000 denarë. Këshilltarët e veçantë të angazhuar për 8 sfera të ndryshme janë:Përveç 8 këshilltarëve të veçantë kryeministri Zaev ka edhe 4 këshilltarë të jashtëm, mes të cilëve edhe një shtetas të Serbisë, i cili është edhe më i paguari në listën e të gjithë këshilltarëve të tij.Bëhet fjalë për Zoran Bashanoviq…

Lexo më Shumë

Qeveria do të angazhojë një kompani private e cila që do të fillojë me kompresimin ose përpunimin e mbeturinave nga deponia e Strugës, theksoi për Alsat M zëdhënësi i qeverisë Mile Bosnjakovski. Kjo vjen pasi që struganët i dhanë afat prej dhjetë ditëve qeverisë dhe komunës për ta realizuar atë që e kishin premtuar para një muaji, gjegjësisht blerjen e dy kontejnerëve për shtypje dhe kamionë me të cilët mbeturinat e Strugës do të barteshin në deponinlë e Shkupit, Drisla. “Sipas vendimit të Qeverisë, për momentin është në vijim procesi sipas procedurës për furnizime publike, për angazhimin e një kompanie…

Lexo më Shumë

19 August Punimet rreth bulevardit Iliria në Tetovë kanë shkaktuar kaos në Komunikacion dhe pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, madje duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Nga Komuna e Tetovës fajin ia hedhin ndërmarrjes që kryen punët ndërtimore, derisa nga kjo e fundit shprehen se zgjerimi i projektit nga vetë Komuna është shkak i zvarritjes së punimeve.Banorët ankohen se shkaku i lënies pas dore të pjesës së dytë të bulevardit Iliria, detyrohen të lëvizin nëpër rrugë ose në stazën për biçikleta, gjë që vë në rrezik edhe jetët e tyre. Realisht na pengon rruga. Çdo hapje pune duhet mbyllur…

Lexo më Shumë

Gjatë fjalimit të mbrëmshëm me rastin e 25 vjetorit të Armatës së R.M presidenti I vendit Gjorgje Ivanov tha se ushtria do të duhet ti dalë në ndihmë policisë në qytetet e populluara nga bashkësi të ndryshme etnike. Kjo për shkak që siç u shpreh rrezikut nga terrorizmi. Por sipas analistit Alajdin Demiri presidenti Ivanov pas gjithë asaj që bëri në të kaluarën edhe një herë tregon qartazi antishqiptarizmin e tij të thellë. Roli I dytë I ushtrisë do të jetë mbështetja e policisë në luftën kundër terrorizmit urban në qytete me dallime etnike dhe fetare. Urbanizmi është një sfidë…

Lexo më Shumë

Trupi i një personi 78-vjecar pa shenja jete është gjetur mbrëmë në Shkup në rrugën “Anton Panov”. Siç ka njoftuar policia, i ndjeri S.J nga Probishtipi, është gjetur nga nipi i tij. Ai në fyt ka qenë i prerë, ndërsa në afërsi të trupit të tij janë gjetur gjurmë të gjakut dhe thikës. Hetim në vendngjarje kanë kryer ekip i SPB Shkup. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin për mjekësi ligjore për obduksion. b

Lexo më Shumë

Me dy koncerte për ditën e parafundit të edicionit të 37-të të festivalit, sonte përfundon programi i sivjemë muzikor i “Verës së Ohrit”. Dy koncertet do të mbahen në skenën e katedrales “Shën Sofja” me fillim në ora 20:30, respektivisht 22. Termini i parë nga koncerti është i rezervuar për paraqitjen e artistëve tanë Blerim Grubi dhe Marija Vërshkova, të cilët sonte adhuruesve të muzikës klasike do t’i ofrojnë mbrëmje të muzikës romantike për violë. Në Programin janë vepra të Shumanit dhe Shubertit, të zgjedhura për violë dhe piano. b

Lexo më Shumë