Kryeministri Zoran Zaev ka angazhuar 8 këshilltarë të veçantë dhe 4 këshilltarë të jashtëm. Në listën e Këshilltarëve të veçantë të kryeministrit Zaev, nuk ka asnjë shqiptar. Ndërkohë që shuma e pagës së tyre është në rangun e nëpunësve civilë, dhe e njejta varion nga 35,000 deri në 40,000 denarë. Këshilltarët e veçantë të angazhuar për 8 sfera të ndryshme janë:
Përveç 8 këshilltarëve të veçantë kryeministri Zaev ka edhe 4 këshilltarë të jashtëm, mes të cilëve edhe një shtetas të Serbisë, i cili është edhe më i paguari në listën e të gjithë këshilltarëve të tij.
Bëhet fjalë për Zoran Bashanoviq nga Serbia i cili është këshilltar për çështje ekonomike, ndërsa honorari I tij do të jetë 90-të mijë denarë, ose rreth 1 500 euro.
Këshilltarët e tjerë janë edhe Ismet Ramadani dhe Mersel Bilalli, të cilët do të marrin honorar prej 40 mijë denarëve, ose 650 euro. Ramadani dhe Bilalli duhet të japin këshilla dhe analiza për përparimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe prioritetet e integrimit euroatlantik.
Dhe këshilltari i katërt është Mitko Andrejev, që do të jetë i angazhuar për përpilimin e elaborateve në fushën e energjetikës.
Mandati i Këshilltarëve e veçantë është i lidhur me mandatin e funksionarit të emëruar ku janë të punësuar. Në këtë rast, ata do të jenë në detyrë përderisa Zoran Zaev është kryeministër i Maqedonisë.
Ajnur Bafqari src=”//www.dailymotion.com/embed/video/x5xeuoo” width=”480″ height=”270″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]
Asnjëri nga 8 këshilltarët e veçantë të Zaevit… by tvshenjaofficial
Data 22.05.2026
Aktuale
- Aksident me pasoja tragjike në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportohet për viktima
- Burimet policore: Dyshohet se BMW-ja drejtohej nga një femër, vazhdojnë hetimet për tragjedinë me katër viktima
- Detaje të reja nga tragjedia në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Dyshohet se shoferi i kamionit humbi vetëdijen nga lodhja
- Tragjedi në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Katër viktima pas përplasjes së BMW-së me një kamion
- Abdixhiku: Me mua kryeministër, nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës
- Hamza Nuhiu nga Tirana: Kauza e studentëve shqiptarë në RMV është mbarëkombëtare!
- Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër
- Demë Shehu: Neve na vranë e na burgosën kur rezistuam për këto të drejta, sot dalin e protestojnë

